-
VIDEO
Lamtumirë Fatos Nano! Mijëra qytetarë, krerët e shtetit dhe politika në homazhe! Rama: Të paskan dashur edhe ata që të kallën në burg! Bashkëshortja në lot: Ditë e errët
Në homazhe morën pjesë mijëra qytetarë, ndërsa Fatos Nanon e nderuan edhe personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik. Nga Kosova erdhi Albin Kurti, nga Maqedonia e Veriut zv.kryeministri dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Berisha dërgon Flamur Nokën dhe Agron Gjekmarkajn.
-
VIDEO
Musa Ulqini në Report Tv: Nano, njeriu që guxoi të ndryshojë historinë e së majtës shqiptare! Burgosja nga Berisha e padrejtë
Musa Ulqini e përshkruan Nanon si një lider me vizion, kulturë dhe ndershmëri politike, që respektoi gjithmonë votën dhe u largua me dinjitet nga pushteti.
-
VIDEO
Fatos Nano përcillet në banesën e fundit, Xhoana Nano takon Ramën e Kurtin jashtë Pallatit të Kongreseve
Teksa lideri historik i PS përcillet në banesën e fundit, bashkëshortja e tij Xhoana Nano është filmuar në ambjentet e jashtme të Pallatit të Kongreseve duke takuar Edi Ramën, Albin Kurtin dhe Ali Ahmetin.
-
VIDEO
Fjala e fundit për Fatos Nanon, Rama: Kurrë nuk të mendova të shtrirë në arkëmort! Ishe ai që më birësove në familjen socialiste
Kryeministri Rama në fjalën e fundit të mbajtur për Fatos Nanon, thotë se kjo ishte një ndër detyrat më të vështira, për t’i dhënë lamtumirën atij që e birësoi në familjen socialiste.
-
VIDEO
Edi Rama: Burgosja absurde e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të PS
Edi Rama thase burgosja e padrejtë e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano e ktheu atë në një figurë të pathyeshme dhe të pakonkurrueshme në PS.
-
VIDEO
Edi Rama: Ata që e quajtën tradhtar Fatos Nanon për takimin me Millosheviç, sot e nderojnë! Ai ishte patriot dhe do mbetet në rreshtat e nderit të historisë
Gjatë fjalës së tij në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te takimi i tij Sllobodan Millosheviçin në Selanik. Rama tha se sot, ndër ata që e nderojnë pas vdekjes, janë edhe ata që dikur e sulmuan dhe e quajtën tradhtar për atë takim. Ai shtoi se një ditë, kur të dalin në dritë fjalët e plota të atij takimi dhe kontributet e Nanos për çështjen shqiptare në Kosovë e Maqedoni, historia do ta vendosë përfundimisht emrin e tij në rreshtat e nderit të Shqipërisë.
-
VIDEO
Fatos Nano përcillet në banesën e fundit, Linda Rama ngushëllon Xhoana Nanon
Lideri historiki i PS po përcillet në banesën e fundit.
Gjatë këtyre momenteve bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama është parë duke ngushëlluar Xhoana Nanon e cila që prej fillimit të ceremonisë është parë e prekur dhe me lot në sy.
-
VIDEO
Përcjellja e Nanos për në banesën e fundit, Rama dhe Kurti shfaqen duke biseduar
Pas përfundimit të ceremonisë së homazheve në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS-së Fatos Nano, kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë shfaqur duke diskutuar.
-
VIDEO
Ndarja nga jeta e ish-kryeministri, Sokol Nano: Më mësoi gjithçka! Do të kujtojmë si baba dhe burrë të madh shteti
Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë fjalimit në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste, tha se babai i tij do të kujtohet si një burrë i madh shteti.
-
VIDEO
Xhoana Nano mes lotëve: Sot është dita më e errët e jetës, rashë në dashuri jo vetëm me Fatosin, por edhe me vizionin për një Shqipëri ndryshe
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano, mbajti një fjalë prekëse në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. Ajo e përshkroi ditën e sotme si më të errëtën e jetës së saj, duke kujtuar me dashuri, mirënjohje dhe krenari njeriun me të cilin ndau një çerek shekulli jetë, ëndrra, shpresa dhe sfida të përbashkëta.
-
VIDEO
Homazhet/ 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
1 minutë heshtje u mbajt për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos në Pallatin e Kongreseve.
Familjarë, të afërm e figura të politikës u ngritën në këmbë në nder të liderit historik të PS.
-
VIDEO
Homazhet për Fatos Nanon, kryeministri Rama mbërrin në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në ceremoninë mortore që po mbahet në nder të liderit historik të PS-së, Fatos Nano.
Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Rama gjithashtu do të mbajë dhe një fjalë përmbyllëse si kryeministër i vendit, por mbi të gjitha si pasues i Fatos Nanos në krye të Partisë Socialiste.