-
VIDEO
Homazhet për ish-kryeministrin Fatos Nano, kryeparlamentari Niko Peleshi dhe kabineti qeveritar mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
Në homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, ka marrë pjesë edhe kryeparlamentari Niko Peleshi.
Ndërsa po ashtu në homazhe ka marrë pjesë edhe i gjithë kabineti qeveritar.
Ndërsa pritet që të mbërrijë në homazhe për ish-liderin historik të Partisë Socialiste edhe kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Homazhet në nder të Fatos Nanos, pjesë edhe krerët e besimeve fetare
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano.
Të pranishëm në këto homazhe janë edhe disa nga krerërt e besimeve fetare mes tyre kryepeshkopi Joan, Baba Mondi,Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve.
-
VIDEO
Homazhet për Fatos Nanon, merr pjesë edhe Albin Kurti
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar nga Kosova i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të nderuar figurën e Nanos.
Kurti pas takimit me familjarët ka shkruar fjalët e tij për Nanon në librin e homazhe.
-
VIDEO
Homazhet për Nanon, merr pjesë edhe zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti
Në homazhet që po mbahet në Pallatin e Kongreseve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, ka marrë pjesë edhe zv/kryeminister i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti.
-
VIDEO
Homazhet për Fatos Nanon, Berisha nuk shkon në ceremoni! Dërgon si përfaqësues Gjekmarkajn dhe Nokën
Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka janë dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët kanë ardhur për të kryer nderimet në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
-
VIDEO
Tedi Blushi në homazhet për Fatos Nanon: Figurë kyç e tranzicionit shqiptar, transformoi Partinë e Punës në forcë socialdemokrate europiane
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi mori pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Blushi tha se Nano do të kujtohet gjithmonë si figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.
-
VIDEO
Gramoz Ruçi në homazhe: Fatos Nano vëllai im! I vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet
Ruçi e përshkroi Nanon si një figurë të pazëvendësueshme të historisë politike shqiptare, që shënoi rrugëtimin e së majtës drejt modernitetit dhe demokracisë.
-
VIDEO
Ish-deputeti Braho: Nanon e kujtoj me nostalgji, u burgos nga regjimi fashist i Berishës
Ish-deputeti i PS, Spartak Braho e kujton me nostalgji rrugën e përbashkët politike me Fatos Nanon, të cilit sot i dha lamtumirën e fundit në Pallatin e Kongreseve. Braho thotë se Nano shkëlqeu si lider politik dhe sot duhet t’i kujtohen qasjet e mira dhe të këqija, ku mes rreshtave nënvizon edhe burgosjen nga regjimi fashist i Berishës, siç ai e cilësoi.
-
VIDEO
Braçe homazhe për Fatos Nanon: Na dha të gjithëve mundësinë të rriteshim dhe ta bënim PS-në më të mirë
Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.
-
VIDEO
Homazhet për Fatos Nanon, socialistët e vjetër: Ishte njeriu që bëri epokën në Partinë Socialiste
Mes mijëra qytetarëve që kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e lamtumirës së Fatos Nanos dallojnë socialistët e vjetër, ata që ishin bashkudhëtarë të ish kryesocialistit gjatë rrugëtimit politik.
-
VIDEO
Fatmir Mediu e Agron Duka nderojnë Fatos Nanon: Kundërshtar i denjë! Kur i vdiq truri, vdiq dhe vetë ai
Politikani Agron Duka dhe deputeti Fatmir Mediu kanë bërë nderimet e tyre në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.
-
VIDEO
Vdekja e Fatos Nanos, opozita merr pjesë në homazhet e liderit historik të PS
Në Pallatin e Kongreseve janë duke u mbajtur homazhe në nderim të liderit historik të PS.
Pjesë e këtyre homazheve u janë bashkuar edhe aleatët e PD-së, mes tyre Agron Gjekmarkaj, Agron Duka e Fatmir Mediu.