-
VIDEO
Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ndërron jetë në spital në moshën 73-vjeçare!
Fatos Nano do të mbahet mend si themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.
-
VIDEO
Ankimi për shkarkimin, Veliaj në Kushtetuese: U rrëmbeva pa akuzë, por vota e qytetarëve më e fortë se kulisat politike! 7 orë seancë, Gjykata tërhiqet për vendim
Erion Veliaj kundërshtoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Veliaj shfaq për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt dhe u soll nga paraburgimi i Durrësit me pranga. Seanca zgjati rreth 7 orë, pas të cilave trupa e Gjykatës Kushtetuese u tërhoq për vendim. Kryetarja Holta Zaçaj tha se data dhe ora e komunikimit të vendimit do të bëhet me dije në ditët në vijim.
-
VIDEO
Veliaj – Këshillit të Ministrave: Nesti Angoni nuk ekziston, ndoshta s’do më kishit shkarkuar se nesër ky mund të shpikë dhe për juve!
Erion Veliaj në pyetjen drejtuar përfaqësuesëve të Këshillit të Minisitrave, kërkoi të dinte se çfarë mund të kishte ndryshuar nëse do të ishte thirrur në mbledhjen e ditës kur u firmos dhe shkarkimi.
Veliaj u shpreh se diskutimi do të kishte bërë të mundur thënien e disa të vërtetave. Kryebashkiaku në detyrë tha se ndoshta Këshilli i Ministrave do të ishte stepur nga vendimi nëse do të kishte marrë vesh se prokurori që po e heton është në konflikt interesi me personin në hetim. Erion Veliaj nuk la pa përmendur dhe Nesti Angonin, emri me të cilin është regjistruar kallëzimi në SPAK për Veliajn, duke thënë se nesër Nesti mund të shpikë dhe për ato që ndodhen sot në Këshillin e Ministrave.
-
VIDEO
Seanca në Kushtetuese/ Veliaj: Kreu i Rrogozhinës u dënua 1 vit burg e vijon në detyrë, unë i pafajshëm dhe në burg! Po veprohet me dy standarde
Kryebashkiaku Erion Veliaj në senacën në Gjykatën Kushtetuese solli edhe shembullin e kryetarit të Rrogozhinës, për të cilin tha se u dënua por vijon të jetë në detyrë, ndërsa ai u fut në burg ndërkohë që ende nuk ka një vendim. Veliaj tha se po veprohet me dy standarde.
“Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është dënuar me 1 vit burg dhe vazhdon kryen detyrën, unë jam i pafajshëm, i paraburgosur dhe largohem nga detyra. Këshillë për të ardhmen, është më mirë të bësh një krim por sa kohë vijon burgu është më mirë, apo mos të bësh asnjë krim dhe në ruajtjen e pafajësisë tënde tri paraburgosesh. Kush prevalon?
S’ka një vendim të formës së prerë. Kemi standard të dyfishtë. Për dikë të pandehur aplikohet krimi, për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar”, tha Veliaj.
-
VIDEO
‘Çfarë dokumenti morët për bazë për mungesën e Veliajt në krye të detyrës?’, përfaqësuesi i Kryeministrisë: Dihej botërisht
Avokati i Erion Veliaj në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, pyeti përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave se cili ishte dokumenti me anë të cilit ky organ vërtetoi mungesën e kryebashkiakut për shumë se 3 muaj në krye të detyrës.
Pyetja: Pretendohet që nuk kishte rëndësi thirrja, prezenca e zotit Veliaj tek këshilli i ministrave për shkak se fakti që ai mungonte ishte evident, ishte konstatuar nga këshilli bashkia dhe nuk do ndryshonte asgjë. Mirëpo aktet shkresat praktikat që erdhën nga këshilli bashkiak, cila prej shkresave akteve vërteton faktin! Se munginte vendimi i masës së sigurisë, mungonte lista prezencca, mungonte një shkresë nga burimet njerëzore. Në mungese të këtyre akteve si e konstatoi këshilli i ministrave mungesën?
Përgjigje: Këshilli i ministrave e kontatoi në 2 variante. E para nga propozimi i këshillit bashkia, miratimi i prefektit dhe fakti i njohur botërisht.
-
VIDEO
Rusmali kritika Kushtetueses: Duhej të shpreheshit për vendimin për shkarkimin e Veliajt! Më pas i takonte presidentit të pezullonte dekretin, jo juve
Ilirjan Rusmali, përfaqësues i Presidencës, duke diskutuar për vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt dhe dekretin për zgjedhjet që pasoi më pas, tha se Gjykata Kushtetuese duhet që të kishte ndërhyrë në kohë për të shmangur paqartësitë e mundshme dhe “të ndihmonte të gjithë palët për ta zgjidhur menjëherë”.
-
VIDEO
Rusmali në Kushtetuese: Ju vetë e keni thënë se neni 115 nuk vepron për të gjitha shkarkimet! Përndryshe presidenti s'do kishte nxjerrë dekretin
Përfaqësuesi i presidencës, Ilir Rusmali thotë se ankimimi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ishte nul sepse nuk është shkarkuar për shkelje kushtetuese. Sipas tij, nëse një kryetar bashkie ankohet në gjykatë për një çështje të caktuar, kjo e fundit nuk mund të pezullojë gjithçka vetëm se është i zgjedhur vendor. Sipas Rusmalit, vetë Kushtetuesja ka thënë se neni 115 i Kushtetutës nuk vepron për të gjitha shkarkimet.
Ai thotë se nëse shkarkimi i Veliajt do të ishte bërë referuar nenit 115, atëherë presidenti nuk do të kishte ndërmarrë veprimin për të dekretuar zgjedhjet. Rusmali tha më tej se shkarkimet e tjera që nuk kanë lidhje me nenin 115, por me 62 si në rastin që ai argumenton për Veliajn, nuk ka motiv ligjor për t'i penguar.
-
VIDEO
Veliaj në Kushtetuese, seanca ndërpritet për afro 20 minuta pushim
Seanca që po mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese, ku shqyrtohet ankimimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e tij, është ndërprerë për 20 minuta pushim. Seanca, e cila po zhvillohet për rreth 5 orë, pritet të rinisë në orën 16:00.
-
VIDEO
U thirr në SPAK, Balluku: Isha për një çështje në hetim, proces që besoj se do bazohet në transparencë
Interesit të lartë të gazetarëve pas thirrjes në SPAK, Belinda Balluku iu përgjigj me këtë deklaratë të shkurtër.
“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transaprencë dhe mbi parimet drejtësisë teke cila besoj”, tha Balluku.
-
VIDEO
Ligjet rrëzojnë kërkesën e opozitës për shkarkimin e Begajt! PD: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë, shkelje e rëndë! PS: Çështja në Kushtetuese
Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës ishte kryefjalë e debatit edhe pak metra më tej Gjykatës Kushtetuese, në kryesinë e Kuvendit ku diskutohej kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit. PD e quajti shkelje të rëndë të kushtetutës, ndërsa për socialistët kjo çështje nuk përbën arsye për shkarkim, për sa kohë Kushtetuesja nuk e ka thënë fjalën e fundit.
-
VIDEO
A mund të përcaktojë presidenti se ku duhet shqyrtuar një çështje? Rusmajli: Sqarimi ynë për dekretin ishte ligjor, jo urdhërues
Ilirjan Rusmali, përfaqësues i Presidencës, u pyet nëse Presidenca ka kompetencë që të përcaktojë juridiksionin e trajtimit të një çështjeje, në këtë rast të dekretit për zgjedhjet në Tiranë pas shkarkimit të Erion Veliajt. Ai tha se fjala e presidentit është keqinterpretuar dhe se presidenca nuk mund ta përcaktojë këtë sepse është vetë pala që zgjedh mjetin ligjor se ku duhet që të drejtohet. Por shtoi se mund të japë sugjerim.
-
VIDEO
Rusmaili kritika Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Presidentit, nuk është kompetencë e juaja
Me kritika të forta iu adresua këshilltari ligjor i Presidencës, Ilir Rusmaili Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e tyre që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos jetë pjesë e gjykimit në çështjen e Erion Veliajt. Duke mbrojtur dekretin e Presidentit dhe duke theksuar se ai është kushtetues, Rusmaili tha se shqyrtimi i një akti administrativ nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.