• VIDEO

    Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ! Vendimet e GJK nuk mund të kontestohen nëpërmjet Komisionit të Venecias

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes GJK-së dhe Komisionit të Venecias. Ndër të tjera, Zaçaj tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme dhe se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si një mjet për të vënë në diskutim vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

  • VIDEO

    Berisha: Tani që aeroporti i Vlorës po i afrohet fundit, janë prishur pazaret! Pista jashtë çdo standardi, inxhinieri supervizues është arratisur

    Sali Berisha ka komentuar lajmet që kanë qarkulluar mbi aeroportin e Vlorës dhe përplasjen e Behgjet Pacollit me ortakun e 2A Group, Valon Ademi. Në konferencën për mediat, Berisha tha se tani që aeroportit po i afrohet fundi, janë prishur pazaret.

    Madje, Berisha pretendon se inxhinieri supervizues i pistës është arratisur në Britaninë e Madhe. Sipas tij, asfalti dhe pista janë jashtë çdo lloj standardi.

    “Tani që aeroporti po i afrohet fundit, janë prishur pazaret. Tani, si do i ndajmë? Dhe tani ka shpërthyer aty një grindje e brendshme. Po mua nuk më intereson grindja e brendshme, kategorikisht. Po më intereson një gjë tjetër shumë që është jashtëzakonisht e rëndë. Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur, është arratisur në Britaninë e Madhe. Dhe burime serioze më thonë mua që asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj dhe supervizori është arratisur në Londër. Njeriu që ka përgjegjësi për çdo centimetër katrorë të cilësisë në atë pistë”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Rama: Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti

    Në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama tha se Komisioni i Venecias e ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për tu demokratizuar. Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, tha Rama.

    “E ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për tu demokratizuar dje për tu transformuar nga një vend i sapodalë prej diktaturës në një vend që synon të ulet në tryezën e BE. Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitit 1990, Komisioni i Vencias si një fëmijë i Europës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njehsuar në parimet e demokracisë dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa të hapur shtegun e saj. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri është ngushtësisht e lidhur me historinë e rritjes dhe të forcimit të influencës së Komisionit të Vencias mbi procese që në vende si Shqipëria kanë pasur në vazhdimësi nevojat e ndihmës e një mbështetje mençurie dhe nevojën e një asistenti, se nuk është gjykatës, por një asistenti bujar dhe të paanshëm të çdo vendi në kërkim të standardeve më të mira”, tha Rama.

  • VIDEO

    Prezantimi i Identitetit Dixhital, ministrja Koçiu: Deri në vitin 2027, do të jetë pjesë e Portofolit Europian

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu theksoi se Identiteti Dixhital do përdoret kudo ku ndodhet qytetari, dhe do të ndryshojë mënyrën se si ndërveprojmë me shtetin, bankën apo biznesin. Sipas ministres, ky mjet do të shmangë burokracitë dhe do të ofrojë më shumë besim dhe me efikasitet.  

    "Imagjinoni portofolin tuaj digjital në telefon. Në xhepin e kujtdo, kudo që është, nga Tirana, deri në skajin më të largët. Aty, me një klikim, janë të gjitha dokumentat personale: karta e identitetit, leja e drejtimit të automjetit, diploma - gati pë ti përdorur kudo, në çdo vend të Europës. Të sigurta, të mbrojtura dhe të aksesueshme në çdo moment. Me këtë portofol, çdo qytetar mund të thotë: “Ky jam unë.” Në sekonda. Pa letra. Pa radhë. Pa vonesa. Në bankë, te noteri, në zyrat publike, me disa klikime, pa dokumente që humbasin apo firmosen disa herë.  Për shtetin, kjo do të thotë shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, më pak burokraci, më shumë transparencë. Për biznesin, do të thotë më shumë besim, më shumë efikasitet. Identiteti digjital lidhet me biometrinë, me njohjen e fytyrës, me gjurmët e gishtave, me nënshkrimin elektronik.", tha ajo.

  • VIDEO

    ‘Kush po e r*uan për urdhra’, Berisha i shmanget pyetjes për pjesëmarrjen e Leskajt në protestën për UÇK-në: S’ka pasur urdhër

    Kreu i PD, Sali Berisha iu shmang pyetjes së Report Tv mbi pjesëmarrjen e Bujar Leskajt në protestën për UÇK-në që u mbajt në Tiranë, duke thyer kështu vendimin politik të partisë. Pjesëmarrja e Leskajt mori vëmendje edhe për shkak të përgjigjes së tij kundrejt gazetarëve, kur u pyet pse e theu urdhrin dhe tha ‘Kush po e r*uan për urdhra’.

    Por, Berisha iu shmang një komenti mbi pjesëmarrjen e Leksajt në protestë, duke thënë se nuk kishte urdhër që ndalonte pjesëmarrjen, ndonëse vetë Berisha kishte deklaruar më herët se bojkoti i protetsës ishte një vendim politik i PD, pasi nuk donin të shfaqeshin krah Ramës.

    “Është trillim dhe shpifje ajo që thonë se ka pasur urdhër. Nuk ka pasur asnjë urdhër për të marrë apo për të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së. Duke mbështetur plotësisht kauzën e drejtë, luftën e drejtë të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UCK, unë kam shprehur të gjitha konsideratat. Dënoj manipulimin e tmerrshëm me këtë kauzë të Ramës dhe kujtdo tjetër. të hedhësh poshtë rezolutën për gjenocidin serb”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Zgjedhjet/ Berisha sulmon këshilltarin e PD që do kandidojë si i pavarur në Vlorë: Nuk ka lidhje me ne, u propozua nga Basha

    Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar këshilltarin e PD në Vlorë, Gjergji Nika i cili shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Berisha tha se ai s’ka asnjë lidhje me PD, pasi është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

  • VIDEO

    Mjet Identifikimi Dixhital, Rama: Do të nisë në fillim të 2026-ës, jemi një vit para BE-së

    Rama tha se në fillim të vitit që vjen Identiteti Dixhital do të jetë gati për të gjithë qytetarët.

  • VIDEO

    Ofendimet ndaj kryetarit të Kuvendit, Komisioni i Etikës përjashton 15 ditë Gazment Bardhin

    Kërkesa për përjashtimin e Gazment Bardhit u bë nga 14 deputetë socialistë pas debateve të tij me kryetarin e Kuvendit në seancën e 16 tetorit. Ata kishin kërkuar përjashtim me 1 muaj, por Komisioni i Etikës vendosi 15 ditë.

    • VIDEO

      Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Avokat i McGonigal dhe armik i pluralizmit

      Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje, Berisha e quajti Dumanin armik të pluralizmit dhe avokat të McGonigal.

      “Avokatit të McGonigal, të krimeve kushtetuese dhe armikut të betuar të pluralizmit, të skllavit të pasurive të tij të paligjshme, apartamenteve etj”, tha Berisha ndërsa zbuloi se ky ishte mesazhi që i ka lënë Dumanit.

    • VIDEO

      Arrestimi i avokatit Bajrami, Berisha sulmon Prodën: Terror që avokatët të mbyllin gojën në sallën e gjyqit

      Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi kryepolicin Ilir Proda, pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, pas debateve me prokurorin në sallën e gjyqit në Elbasan. Berisha tha se ky është terror që po u ushtrohet avokatëve që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit.

      “Arrestojnë avokatin në Elbasan, sepse guxoi t’i thotë prokurorit do të bej padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky. Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient i thotë që po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është terrori mbi avokatët që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo. Kur e dëgjova, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin dhe thashë kjo është e papranueshme, por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, kjo është turp. Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e tyre të shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminelë”, tha Berisha.

    • VIDEO

      Shpalli kandidaturën për Vlorën, Gjergji Nika për Report TV: Nuk e dorëzoj mandatin si këshilltar! PD të përfaqësohet me kandidatin e saj

      Pasi bëri publike se do të kandidonte si i pavarur për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 9 Nëntorit, Gjergji Nika në një prononcim për Report Tv, ka deklaruar se ka qenë presioni i strukturave të PD-së që bëri që ai të merrte përsipër garën.

    • VIDEO

      Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, kryeministri Rama: Non Stop

      Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video ku shfaqen aksionet për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv