-
VIDEO
Ndoja del kundër Nokës e Bardhit: Nuk do më shihni kurrë duke i rënë tavolinave, ne të listës së hapur s vijmë me regji në Kuvend
Në këtë fjalim që kaloi pa u vënë re, për shkak të deklaratave që ndërkohë mbaheshin në oborrin e Kuvendit, ai ka thënë se vetë nuk do t'i bjerë asnjëherë tavolinave dhe se nuk vjen me skenar me regji në parlament, pasi vjen nga lista e hapur.
-
VIDEO
Pas kërkesës së Begajt, Kushtetuesja heq dilemat për mandatet e anëtarëve të saj: Prevalon ripërtëritja! Bejtjas dhe Toskës u përfundon këtë vit
Gjyqtarja Kushtetuese Sonila Bejtja do të largohet nga ky institucion, pa kryer një mandat të plotë 9 vjeçar. Me shumicë votash, trupa e kësaj Gjykate dha një interpretim final për kohëzgjatjen e mandatit të secilit gjyqtar, duke garantuar respektimin e parimit të ripërtëritjes së trupës çdo 3 vjet.
-
VIDEO
PS pranon kërkesën e PD për anëtarë të barabartë te 'Zgjedhorja' dhe 'Territorialja'! Kaosi në sallë mban peng ngritjen e dy komisioneve
Mazhoranca lë jashtë partinë e Doshit dhe pranon anëtarë të barabartë me opozitën në udhëheqjen e 2 reformave të rëndësishme, atë zgjedhore dhe territoriale. Por mes kaosit të krijuar nga Gazmend Bardhi i cili refuzoi të lë sallën e Kuvendit pasi u përjashtua për ofendim ndaj kryeparlamentarit, ngritja e 2 komisioneve të posaçme me ndryshimet siç PD kërkoi, u shty për seancën e 30 tetorit.
-
VIDEO
PD nuk do të marrë pjesë, Mediu i del nga ‘rreshti’ Berishës: Do jem në protestën për UÇK-në
Në reagimin e djeshëm, PD tha se nuk do të marrë pjesë në protestën për krerët e UÇK-së, pasi u tha se pjesëmarrës do të jetë dhe kryeministri Edi Rama. Por, ditën e sotme kreu i qeverisë lajmëroi publikisht se nuk do të jetë i pranishëm, që të shmangen të gjitha interpretimet e mundshme politizuese.
-
VIDEO
Neomalsorja mban fjalimin e parë në Kuvend: Jam këtu për të përfaqësuar zonat e lëna në harresë, Dukagjini po zhvillohet
Deputetja e PS Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare duke vënë theksin tek zhvillimi i zonave të Veriut dhe veçanërisht të Dukagjinit.
Në fjalën e saj, Koçeku theksoi se misioni i saj politik është përfaqësimi me dinjitet i komuniteteve të lëna pas dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në zonat veriore të vendit.
Deputetja kujtoi se para dy vitesh nisi ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, një investim që sipas saj ka sjellë impakt të dukshëm në jetën e komunitetit lokal dhe ka rritur interesin për zhvillim ekonomik e turistik të zonës, ndërsa bëri me dije se së shpejti do të nisë edhe projekti për ndërtimin e rrugës Shalë-Tropojë.
'Unë jam në këtë Kuvend për të realizuar atë moton europian që thotë mendo globalisht dhe vepro lokalisht. Zona që unë përfaqësoj veçanërisht Dukagjini ka shumë mungesa dhe nevoja. Para dy vitesh u fillua rruga e Dukagjinit dhe ka pasur impakt dhe një rritje të interesi të vet komunitetit. Në këtë moment që ne jemi jam e lumtur që mbështetja e kryeministrit nuk mungon dhe rruga e Dukagjinit do të shkojë drejt asfaltimit.
Së shpejti do të nis edhe rruga Shalë- Tropojë për ti dhënë alpeve vëmendjen që meritojnë, sepse asnjë zonë më mirë nuk mund të zhvillojë turizmin më mirë se kjo zonë. Jam e bindur se ajo që do të vij është më e mire se ajo që ka shkuar. Dua ta mbyll këtë fjalim timin duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Shkodrës që më kanë votuar’, tha ajo.
-
VIDEO
Rrëzohet kërkesa e PD për rezolutë për genocidin në Kosovë, ja çfarë u votua sot në Kuvend
Gjatë seancës së sotme plenare (16 tetor 2025) Kuvendi nuk votoi kërkesën e Partisë Demokratike për një rezolutë mbi genocidin serb në Kosovë.
Ajo çfarë votoi Kuvendi sot ishte:
Raporti i veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024.
73 vota pro, 2 kunder, 0 abstenim
Raporti i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024.
73 vota pro
Raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024.
73 vota pro, 1 kundër
Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
73 vota pro, 9 kundër
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”
-
VIDEO
Bardhi: Peleshi, kloun që zbaton urdhra! Balla ngatërroi mesazhet! Kërkuan të ndërprisnin debatin
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Peleshit, teksa e quajti këtë të fundit si ‘kloun’ që zbaton urdhrat nga Taulant Balla.
Po ashtu ai tha se Balla ka ngatërruar sms në grupet e Kuvendit, që sipas Bardhit i bënin thirrje deputetëve të PS-së që të ndërprisni debatin në Kuvend.
“Peleshi zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Skenari ishte ndërtuar shumë kohë përpara, se Niko 'klouni', të dilte që ta shpallte në seancën plenare. Gabimisht Taulant Balla në vend që të shkruante tek grupi Parlamentar i PS në WhatsApp, ngatërron grup dhe e dërgon tek grupi i Konferencës së kryetarëve, ku urdhëron drejtuesit e komisioneve që të kujdesen për të sjellur në sallë deputetët e PS, pasi skenari ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin”, tha Bardhi
-
VIDEO
Kuvend/ Komisioneri për Diskriminimin nis raportimin vjetor: Projektligji për barazinë gjinore nuk krijon gjini të re! Bardhi ndërhyn, përjashtohet nga seanca
Pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta të Bardhit, Gajda në fillim të fjalës së tij, u përqëndrua te debati për projektligjin e barazisë gjinore. Gajda tha se projektligji është keqkuptuar, pasi sipas tij, nuk krijon gjini të reja, por vetëm përforcon edukimin dhe informimin për barazinë gjinore.
-
VIDEO
PS ‘fshin’ gjininë gjithëpërfshirëse nga pr.ligji! Në Shqipëri vetëm burrë e grua
Projektligji i shumëdebatuar “Për barazinë gjinore” do të ndryshojë dhe nuk do ta ketë më konceptin e “gjithëpërfshirëse” për gjininë por do të njohë vetëm burrë e grua. Partia Socialiste ka depozituar 22 amendamente ku hiqen termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”, duke i zëvendësuar me formulime të qarta në vetëm dy gjini.
-
VIDEO
Balla ironi me deputetët e PD: Nuk jemi rikuperuar akoma nga komunistë si këta
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, gjatë një replike në Parlament, ka ironizuar deputetët e Partisë Demokratike, teksa tha se Shqipëria nuk është rikuperuar akoma nga komunistë si ata.
Ndërsa më tej ironizoi sërish teksa iu the deputetëve demokratë, se PS shyqyr që i ka, ndërsa Shqipëria gjynah që i ka.
-
VIDEO
Berisha habit me deklaratën e tij: Unë nuk besoj kurrë që protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur për protestën e veteranëve të UÇK-së në mbështetje të ish-komandantëve të luftës, u përgjigj se ai nuk e beson kurrë se protesta është rruga e duhur për t’iu kundërvënë gjykatës.
“Së pari, në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës.” – u shpreh Berisha.
I pyetur nga gazetarët pas daljes nga Kuvendi, lidhur me atë se edhe ai ka protestuar kundër Gjykatës, Berisha e ka përgënjeshtruar me forcë, duke u shprehur: “Jo, asnjëherë! Nuk kanë qenë protesta, por konferenca shtypi.”
Ky qëndrim i ri i Berishës përsa i përket argumentit të tij për mosmarrje pjesë në protestën mbështetëse ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është i habitshëm, duke pasur parasysh se Berisha është nga ata politikan që në këto vitet e fundit gjithçka që e ka bërë në drejtim të PD-së e ka bërë në funksion të presionit ndaj Gjykatës.
Kujtojmë se çdo muaj, Berisha i mbledh militantët e PD-së te hyrja e SPAK dhe e GJKKO-së nga ku lëshon akuza monstruoze për prokurorët dhe gjykatësit e çështjes së tij.
-
VIDEO
Ina Zhupa: Ju po bëni gjithçka që të zhdukni faktet e të rishkruani historinë! Për komunizmin shkruan Skënder Gjinushi që ka qenë ministër i asaj kohe
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar mazhorancën se po shkatërrojnë shtëpitë e vjetra të qytetit të Durrësit për t’ia dhënë kompanive të huaja tokën për të ndërtuar.
Ndër të tjera, Zhupa pas raportimit të Institutit te Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, tha se mazhoranca duke përjashtuar këtë institucion na shkuarja e historisë së komunizmit në Shqipëri, dhe dhënien e të drejtës Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që drejtohet nga Skënder Gjinushi, po kërkojnë të glorifikojnë ‘paraardhësit’ e tyre.
Deputetja e PD thotë se periudha më e errët e historisë së Shqipërisë nuk mund t’i lihet në dorë Skënder Gjinushit, i cili ka shërbyer si ministër i kohës së komunizmit.