-
VIDEO
Protesta në Tiranë/ Ish deputetja demokrate: Mbështesim plotësisht UÇK-në! Albana Osmani: Janë heronj
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka, ishte e pranishme në protestën për UÇK-në që u zhvillua në Tiranë. Për mikrofonin e Report Tv ajo tha se ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk duhet të ishin të paraburgosur në Hagë, por pranë familjeve të tyre.
“Ne jemi këtu familjarisht, bashkë me Feritin, në mbështetje të UÇK-së, në mbështetje të udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së, sepse jam totalisht e bindur që qëndrimi i tyre në Hagë është totalisht i gabuar. Ata duhet të jenë në Kosovë, sepse aty e meritojnë. UÇK-ja ka luftuar vetëm për Kosovën dhe ne jemi totalisht në mbështetje të saj”,- tha Duka.
Edhe aktivistja Albana Osmani u bëri thirrje pernazheve publikë në Shqipëri që të përdorin famën që kanë edhe në shërbim të vendit e kauzave kombëtare.
“Mendoj dhe besoj që çdo shqiptar, edhe ata që kanë një profil publik, do të ishte gjë fantastike, respekt për vendin dhe për kombin, nëse do të përdorinin sado pak grimcë në të mirë të vendit. Këtë e besoj. Arsyeja pse jam këtu është se ata 4 burra që janë atje dhe shumë të tjerë që ranë në luftën për çlirimin e Kosovës, janë heronj. Janë ata që i dolën për zot vendit. Janë ata që mbrojtjën familjet nga shumë arsye”,- tha Osmani.
-
VIDEO
Protesta për UÇK në Tiranë, Balla për Report TV: Kemi një qëndrim për luftën e drejtë të çlirimtarëve, sot foli populli
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha për gazetaren e Report TV, Raziela Myslimaj se me protestën e sotme që u mbajt në Tiranë u përcoll mesazhi se kemi një qëndrim sa i përket UÇK.
“Mesazh tregon qartë se jemi një komb, kemi një qëndrim sa i përket luftës së drejtë të çlirimtarëve të Kosovës dhe gjakut të derdhur nga populli shqiptar i Kosovës për çlirimin e Kosovës.”, tha Balla.
Pyetjes nëse do të donin më shumë figura nga Kosova si Albin Kurti apo Vjosa Osmani, Balla tha:
“Sot po flet populli.”
Xh.D/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Ish-deputeti Haklaj: Të nderohen me urdhra të lartë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë
Në protestën që u zhvillua në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj i ka bërë thirrje presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të nderojnë me urdhrat më të lartë katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Haklaj theksoi se një akt i tillë do të kishte një mesazh të fortë kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Dua t’ju bëj një propozim publik se, përveç thirrjeve, duhen edhe akte konkrete. I propozoj presidentit Begaj që djemtë që ndodhen në Hagë të nderohen me Urdhrin e Flamurit. I propozoj presidentes Vjosa Osmani t’i nderojë me titullin më të lartë që ia jep Kushtetuta, si dhe Këshillit Kombëtar të Malit të Zi dhe atij në Preshevë. Kjo do të ishte një mënyrë për t’i treguar botës mbarë se jemi një komb,” shtoi ai.
-
VIDEO
Protesta në Tiranë/ Ish presidenti Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për ish krerët e UÇK-së! Nuk mund të nëpërkëmbet gjaku shqiptar
Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte i pranishëm në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në fjalën e mbajtur nga podiumi i tubimit, Moisiu tha Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.
Për ish presidentin shqiptar, akuzat ndaj liderëve historikë të UÇK-së janë të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse, por bëri thirrje që të mos lejohet nëpërmkëmbja e gjakut të dëshmorëve shqiptarëe të rënë për lirinë e Kosovës.
-
VIDEO
Protesta për UÇK në Tiranë, Ali Ahmeti për Report Tv: Jemi në kërkim të drejtësisë, UÇK ka respektuar të gjithë konventat për luftërat! S'është tubim politik
Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arlind Isa, të zhvilluar pranë sheshit kryesor të kryeqytetit, Ahmeti deklaroi se protesta e sotme është një thirrje për një gjykim të drejtë për liderët historikë të UÇK-së.
-
VIDEO
Bojkotoi protestën për ish-krerët e UÇK-së/ Berisha: Rama do mbante sot 1 orë fjalim! Ai ka bërë takime të fshehta për ndryshimin e kufijve të Kosovës
Kryedemokrati Sali Berisha, mos pjesëmarrjen e tij në protestën ‘Liri për Çlirimatët’ e ka argumentuar duke thënë se në atë protestë i pranishëm do të ishte Edi Rama dhe mbi të gjitha, ai kishte planifikuar për të mbajtur një fjalim mbi 1 orë përpara turmës.
-
VIDEO
Në prag të protestës në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së, qytetarët në Kosovë: Ky tubim do të ngrejë alarmin për lirimin e tyre
Sot në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej do të mbahet një protestë për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
-
VIDEO
Mandati i Bejtjas përfundon këtë vit/ Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj! Begaj të largohet nga posti
Sali Berisha e quajti puç Kushtetues vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vendimmarrjen e djeshme për të larguar pa përfunduar mandatin 9 vjeçar gjyqtaren Sonila Bejtja. Berisha tha se Bejtja ishte një zë i pavarur dhe akuzoi presidentin Bajram Begaj si pjesë të ‘puçit’.
-
VIDEO
Berisha: Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt, ligji ia ndalon të punojë në klinika private
Ndërsa po sulmonte Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Sonila Bejtjas, Sali Berisha pati edhe një koment për Presidentin Bajram Bregaj, të cilin e akuzon se baskë me Sokol Sadushin përgatit ‘puçin kushtetues’ për anëtaren e Kushtetueses.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Celibashi: Do të testojmë numërimin e votave me Inteligjencën Artificiale
Kryemisioneri tha se kjo praktikë e parë do të shërbejë si test dhe nuk do të zëvendësojë mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave e cila do mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë aspekt të procesit zgjedhor.
-
VIDEO
Rama thirrje investitorëve turq: Ejani të punojmë bashkë për suksesin, të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Në forumin e biznesit Shqipëri – Turqi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turkë që vijnë dhe të investojnë në Shqipëri. Ndërsa vlerësoi Raportet mes dy vendeve, Rama tha se duhet të dyfishojnë shkëmbimet tregtare.
-
VIDEO
Socialistët ‘tallen’ me Berishën në Kuvend, Taulant Balla i nxjerr videon kryedemokratit: Në foltore e nuk e kupton se nga i vjen zëri
Berisha ndodhej në foltore dhe po mbante fjalim ndërkohë që mikrofoni i tij ishte i fikur dhe fjalën e kishte marrë deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi. Duke u kthyer para dhe pas, Berisha shkakton të qeshura dhe në rreshtin e ministrave.