-
VIDEO
Bardhi: Fondet e IPARD shkuan për babain e Suel Çelës! Do të kërkojmë ngritjen e komisionit hetimor
Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe mazhorancës se kanë vjedhur fondet e IPARD. Bardhi hodhi akuza se fondet e IPARD kanë shkuar për babain e Suel Çelës dhe jo për fermerët e Elbasanit.
-
VIDEO
Protesta për UÇK në Tiranë, Balla sërish thirrje PD: Vëreni Shqipërinë mbi partinë! S’kemi bërë mjaftueshëm për pastërtinë e luftës çlirimtare
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori sërish fjalën në Kuvend lidhur me kërkesën e PD-së për mocion me debat lidhur me bllokimin e fondeve të IPARD në bujqësi. Balla tha se po ndjekin një strategji vetëpersekutimi dhe se do të pranojnë kërkesat e tyre kur t’i paraqesin në përputhje me rregullat e Kuvendit.
-
VIDEO
Mediu: Nuk të marr leje ty Taulant për protestën e UÇK-së! Balla: 28 ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hodhët në erë Gërdecin
Kreu i PR Fatmir Mediu ka deklaruar se nesër do të marrë pjesë në protestën e organizuar në Tiranë për UÇK-në. Ai tha se do të jetë si qytetar në protestë dhe se nuk pyet Taulant Ballën për të marrë pjesë.
-
VIDEO
Balla i kujton Berishës vrasjet e 21 janarit që përkon me vitin kur u miratua raporti i Dick Marty kundër UÇK: Vrave popullin opozitar pak ditë para se t’i bëhej dëm kombit shqiptar
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit i kujtoi Berishës edhe vrasjet e 21 Janarit 2011. Sipas tij, nuk është rastësi që ngjarja ndodhi pak ditë para se të miratohej edhe rezoluta e turpshme dhe raporti i Dick Marty kundër UÇK-së. Ai hedh akuza ndaj Berishës duke thënë se vrau popullin opozitar me vrasjet në bulevard dhe më pas u miratua edhe raporti, që siç thotë Balla, u iniciua pikërisht nga një zyrtar i Dumës Ruse që kishte mbajtur një takim më herët me Berishën.
-
VIDEO
Besart Xhaferri: Edi Rama inspironte serbët për të vrarë shqiptarët! A ka mundësi asnjë gegë të mos jetë në trojet e toskëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka shpërthyer kundër Edi Ramës pas diskutimeve për kërkesën për mocion me debat për miratimin e një rezolute për gjenocidin në Kosovë. Xhaferri ka akuzuar Ramën si përkrahës i serbëve. Ndër të tjera, Xhaferri tha se do të punojëpër një Shqipëri të vogël dhe për të mos pasur asnjë gegë në trojet e toskëve.
-
VIDEO
‘Rilindja’ e Pallatit të Sporteve ‘Asllan Rusi’, kryeministri Rama: Prej historisë, kjo godinë meriton vëmendje! Do të rikthejmë shpirtin e garës dhe tifozët
Në ambientet e pallatit të sporteve sot është organizuar dhe një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, së bashku me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.
-
VIDEO
Gjenocidi në Kosovë/ Berisha akuzon shumicën: Ku e gjeni forcën të shkelmoni mbi gjakun e këtyre njerëzve? Edhe serb të ishin... do votoja pro
Kreu i PD, Sali Berisha foli në Kuvend për kërkesën e opozitës për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë. Berisha iu përgjigj Ballës i cili me ironi e quajti dhëndër të Serbisë, ndërsa kreu i PD akuzoi kryeministrin Rama se është shërbëtor i Aleksandër Vuçiç.
Më tej, Berisha akuzoi shumicën se nuk dënon gjenocidin serb në Kosovë. Ku e gjeni këtë forcë të shkelmoni mbi gjakun e këtyre njerëzve, i pyeti Berisha socialistët. Ndërsa tha se edhe serbë po të ishin dhe gjenocidin ta kishin bërë shqiptarët, do tw votonte pro.
-
VIDEO
Bardhi thirrje Peleshit: Respekto rregulloren e Kuvendit për mocionet
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së i ka bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshit që të respektojë rregulloren e Kuvendit.
Bardhi tha se sa herë ka një propozim, pala tjetër duhet të japë mendimin dhe më pas të kalohet në votim.
-
VIDEO
Ndeshja Serbi-Shqipëri në Leskovac, Balla: Tifozët serbë kur donin të na shanin thërrisnin Sali Berisha! Je 'dhëndër' i Serbisë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa i përmendi Sali Berishës disa akuza që i janë bërë ndër vite atij lidhur me Kosovën dhe Serbinë, përmendi edhe një detaj nga ndeshja Serbi-Shqipëri në Leskovac. Balla, i cili e ndoqi ndeshjen nga afër, tha se tifozët serbë kur donin t’i shanin thërrisnin Sali Berisha.
-
VIDEO
Balla ironizon PD: Rama s’do jetë nesër në protestën për UÇK? Pse s’vini? Protestoni në Shqup apo diku tjetër! Rugova shmangu çdo takim me Berishën
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke komentuar kërkesën për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, i renditi Sali Berishës një sërë akuzash. Ai tha se çdo kërkesë nga Berisha lidhur me Kosovën nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla iu kujtoi gjithashtu edhe 9 rezolutat.
-
VIDEO
Rrëzohet kërkesa e PD për mocion për programin qeverisës, Alizoti: Debati është shtylla e demokracisë! Keni mbledhur afër vetes të fortët e oligarkët e Shqipërisë
Deputeti demokrat, Tomor Alizoti kërkoi në Kuvend rikthimin e seancës së parë parlamentare për të diskutuar programin e qeverisë. Kjo kërkesë u rrëzua në Kuvend me 73 vota kundër.
-
VIDEO
Kërkesat për mocion me debat, Balla-opozitës: I sillni vetë të cunguara se s’doni debat! Nuk pranoj asgjë që kundërshton rregulloren
Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla iu drejtua opozitës lidhur me kërkesat e saj për mocion me debat, për bilancin e qeverisë nga periudha 2013-2025 apo për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, nuk do të miratohen për sa kohë i sjellin vetë këto kërkesa të cunguara. Balla akuzoi PD-në se qëllimisht i dërgon këto kërkesa në mënyrë të tillë, pasi është vetë ajo që nuk dëshiron të bëjë debat.