-
VIDEO
Kuvend/ Protesta për UÇK, Balla-PD-së: Rama s’do jetë, pse nuk vini? Kryetari juaj ‘dhëndër’ i mirë i Serbisë! Berisha: Kryeministri, shërbëtor i Vuçiç
Edhe në Parlament, protesta e UÇK-së e thirrur në Tiranë përplasi maxhorancën me opozitën. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i kërkoi demokratëve të ngrihen mbi vendimet partiake e t’i bashkohen protestës që do të mbledhë shqiptarët e të gjitha trojeve. Por, Sali Berisha akuzoi se protesta ka tendencë anti-qeverisë Kurti.
-
VIDEO
Gjekmarkaj sulmon Begajn: E mendonim të paqenë, por rezultoi i dëmshëm! Kamarier i Ramës me akte, gjeste e fjalë
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj sulmoi Presidentin Barajm Begaj duke e cilësuar si “shërbëtor të maxhorancës dhe kamarier të Ramës”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjekmarkaj tha se e kanë menduar si të paqenë, por në fakt kanë gabuar sepse po tregon se është “zgjatim i pushtetit” dhe jo përfaqësues i qytetarëve. Kjo, sipas tij, është një tradhti ndaj vendit.
-
VIDEO
Akuzat për votën e diasporës, Balla-Nokës: Ju kemi mundur në të gjithë botën o Flamur, do iu mundim edhe në 2029-ën
Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës për votën e diasporës. Teksa mori fjalën në Kuvend, Balla tha se e dëgjuar shpesh PD-në që të qahet për votën e diasporës, por u kujtoi se kanë bërë kallëzim në SPAK dhe përgjigjen që kanë marrë pas hetimit.
-
VIDEO
Gogu-Berishës: Vrave protestues paqësorë dhe hodhe në erë depozitat e shqiptarëve! Makineria serbe për vrasjet në Kosovë me çfarë nafte u furnizua?
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu i kujtoi Sali Berishës vrasjet e 21 Janarit 2011. Nga Foltorja e Kuvendit, Gogu kujtoi gjithashtu edhe akuzat e vazhdueshme që janë bërë ndaj Berishës se ka thyer embargo e armëve dhe iu ka dhënë naftë serbëve që kryenin vrasjet në Kosovë.
-
VIDEO
Bardhi: Drejtuesit e institucioneve që raportojnë në Kuvend, duhet të dëgjojnë edhe shqetësimet e deputetëve
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, pas raportimit të drejtuesve të institucione në Kuvend, ka deklaruar se këta të fundit nuk duhet të largohen menjëherë pas raportimit.
-
VIDEO
‘Diella më foli…’, Berisha në Kuvend: Është bërë mafia e vjedhjes, po ia jep tenderat qeverisë! Zihen deputetet që të ishin ‘fytyra’ e saj
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Kuvendi “shënjestroi” edhe ministren virtuale Diella, duke thënë se është bërë mafia e vjedhjes sepse po ia jep tenderat vetëm qeverisë. Sipas tij, korrupsioni mund të luftohet me blockchain, por një gjë të tillë s’e lejon qeveria.
-
VIDEO
Manja: Rama, avokat i shkëlqyer i çështjes së Kosovës! Është një pjesë e jona
Deputeti i PS, Ulsi Manja i bëri thirrje opozitës që të marë pjesë në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së nesër në Tiranë. Manja tha se refuzon të bëhet pjesë e debatit se kush e do më shumë Kosovën, duke thënë se Kosova është pjesë e çdo shqiptari. Manja tha se Rama është avokat i shkëlqyer i çështjes së Kosovës.
-
VIDEO
Pirro Vengu ngre tonet: Rama ka kërkuar në mes të Beogradit njohjen e Kosovës
-
VIDEO
Blushi i kthehet mazhorancës: Thirrja për protestë vjen nga ju që keni vendosur Jugosllavinë mbi Shqipërinë
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar mazhorancë për mosdhënien e mbështetjes së duhur ndaj Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen të paraburgosur në Hagë.
-
VIDEO
Berisha akuza Ramës: Protesta e nesërme në Tiranë ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës, kishte planifikuar 1 orë fjalim
Kreu i PD-së, Sali Berisha mori sërish fjalën mnë Kuvend pas kritikave që bëri Ulsi Manja lidhur me ndasitë në qëndrime për Kosovën. Berisha përmendi protestën e nesërme në mbështetje të UÇK-së që do të mbahet në Tiranë duke thënë se Rama kishte planifikuar fjalim 60 minuta por u tërhoq.
-
VIDEO
Muçi: Patriotizëm fals! E keni treguar dashurinë për vendin, kur keni vjedhur shqiptarëtMuçi: Patriotizëm fals! E keni treguar dashurinë për vendin, kur keni vjedhur shqiptarët
Deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi gjatë fjalës së tij për replikë në Kuvend, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës dhe opozitës se po bëjnë patriotizëm fals.
-
VIDEO
‘Sa herë flas për Thaçin ti bërtet’, Balla ironizon Berishën: Kur përmend komandantët, ‘shpon’ Flamurin! Lëre Flamurin…
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ironizoi Sali Berishën teksa po fliste për krimet që janë kryer nga serbët në Kosovë. Në një moment, ai i drejtohet Berishës se sa herë përmend Hashim Thaçin, ai bërtet dhe ‘pickon’ Flamur Nokën.