-
VIDEO
Bardhi: Begaj i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore, s'i lejohet dypunësimi! Paradite president, pasdite mjek
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e akuzoi presidentin Bajram Begaj se është i punësuar në një rrjet klinikash mjekësore.
-
VIDEO
Balla: Komisioni për Reformën Zgjedhore do miratohet nesër, të jenë pjesë edhe partitë e tjera parlamentare
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se prezente në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore duhet të jenë edhe grupet e tjera parlamentare. Ai u shpreh i bindur se nesër në Kuvend do t’i jepet “OK” ngritjes së këtij Komisioni. "Shpresojmë se do të ngrihet me konsensus", tha ai.
-
VIDEO
Protesta e 17 tetorit në Tiranë në mbështetje të krerëve të UÇK-së, Balla: Do të marrin pjesë të gjithë deputetët socialistë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë me dije sot se të gjithë deputetët socialistë do të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor, në orën 17:00, në mbështetje të krerëvë të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
-
VIDEO
PS i përgjigjet PD: Begaj nuk do shkarkohet, nuk ka kryer asnjë shkelje
PS thotë se nuk do të shkarkohet presidenti Bajram Begaj. Përgjigja erdhi nga Taulant Balla i cili i tha opozitës se Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje.
-
VIDEO
PD kërkon shkarkimin e Begajt, Bardhi: Djali i tij i punësuar fiktivisht në kompaninë e sigurimeve që fiton tenderët nga Presidenca
PD ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë nga Kuvendi akuzoi Begajn se i jep tenderë miliona euro një kompanie sigurimesh e cila, që prej emërimit të tij si president, ka punësuar fiktivisht të birin e Begajt. Bardhi tha se djali i tij jeton jashtë shtetit dhe është i punësuar jashtë, aty ku kryen edhe studimet, ndërkohë që rezulton i punësuar edh enë kompaninë që fiton tenderët në Presidencë.
-
VIDEO
PD kërkon shkarkimin e Begajt: 7 shkelje, dekretoi zgjedhjet në Tiranë e Diellën! I biri jashtë me studime, këtu i punësuar te kompania që fiton tenderët nga Presidenca
Bardhi thotë se Begaj nuk qeveris i pavarur, por vepron në bazë të urdhrave që i vijë nga kryeministri i vendit, Edi Rama, referuar këtu dhe dekretimit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës.
-
VIDEO
Nesër miratohet ngritja e Komisioneve për Zgjedhoren dhe Territorialen! Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: S’na lini të flasim! PS: Mos abuzoni me rregulloren
PS i ka ofruar opozitës bashkëdrejtim tek komisioni i zgjedhores dhe numër të barabartë anëtarësh (8 PS dhe 8 opozita). Por, tek Komisioni i Territoriales shumica i takon mazhorancës (9 anëtarë PS dhe 8 opozita).
-
VIDEO
‘I vjen rrotull Kryeministrisë, por arreston liderët e opozitës’, Dumani përplaset me Strazimirin: Ndihem i fyer, se sa patriot jam unë
Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur në komisionin e Ligjeve me deputetin demokrat, Gent Strazimiri. Ky i fundit i tha se nuk është i vërtetë në raportimin në komision, deklaratë që Dumani e konsideroi si fyerje.
-
VIDEO
Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte për të dëshiruar, por s’jam unë përgjegjës! Masën e ekzekuton policia
Kreu i SPAK Altin Dumani ka komentuar për herë parë publikisht arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili u ndalua rreth një vit më parë me forcë nga dhjetëra policë pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën arrest me burg.
Ishin mbi 10 forca policie, pjesa më e madhe me maska, të cilat ndaluan automjetin me të cilën lëvizte kreu i Partisë së Lirisë.
Teksa raportonte te Komisioni i Ligjeve, Altin Dumani iu përgjigj pyetjes së deputetit Tedi Blushi, mbi ndalimin e ish-presidentit.
“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?”,- ishte pyetja e Tedi Blushit.
-
VIDEO
‘Si mund të bëhet kjo pyetje, Dumani ngre tonet dhe i drejtohet Blushit: Keni mbushur opinionin publik sikur kam takuar McGonigal-in pa pikë përgjegjësie
Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga deputeti i PL, Tedi Blushi nëse ishte takuar me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së, të dyshuar për afera të paligjshme që përfshijnë edhe Shqipërinë.
Dumani pyeti se si ishte e mundur që të bëhet kjo pyetje pa pasur një indicie apo të dhënë, ndërsa ngriti tonet duke deklaruar se opinioni publik ishte mbushur “pa pikë përgjegjësie” sikur kreu i Prokurorisë së Posaçme ishte takuar me McGonigal.
Ai theksoi se ka mësuar për figurën e McGonigal për herë të parë në vitin 2023, atëherë kur u publikuan të dhëna mbi një aferë të mundshme të tij.
-
VIDEO
Raportimi i Dumanit, Ulsi Manja thirrje prokurorëve të SPAK: Të respektohen afatet e hetimit ndaj kujtdo, pavarësisht veprës penale
Në përfundim të mbledhjes maratonë të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, kreu i këtij komisioni Ulsi Manja u bëri thirrje prokurorëve të SPAK që të respektojnë afatet hetimore.
Sipas tij, kjo është vija në punën e të gjithë prokurorëve, që të respektohen afatet hetimore ndaj kujtdo dhe pavarësisht veprës penale.
“Është në detyrën tuaj proceduriale të respektoni afatet e hetimit. Kjo është vija e demarkacionit në veprimtarinë e prokurorit, të respektojë afatet e hetimeve ndaj çdo subjekti, pavarësisht nga vepra që ka kryer. Ju do duhet të rrisni përpjekjet maksimale që edhe pse janë çështje të komplikuara, ju do duhet të rrisni përpjekjet që të respektoni në maksimum të drejtat dhe liritë e palëve në proces”, u shpreh Ulsi Manja.
-
VIDEO
Mbështetësit e Veliajt para GJKKO, Dumani: Nuk duhet të ndodhë më, ishte një moment shumë i vështirë
Kreu i SPAK, Altin Dumani, thotë se situata që ndodhi në muajin shkurt 2025 në godinën e GJKKO dhe Prokurorisë së Posaçme ku u mblodhën shumë mbështetës të Erion Veliajt kur ky i fundit doli për vlerësim të masës së sigurisë, nuk duhet të ndodhë më.
Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, Dumani u shpreh se ishte një moment i vështirë kur eskorta e tij u desh të kalonte mes për mes mbështetësve të Veliajt.
Sipas tij, atë natë pas përfundimit të seancës për masën e sigurisë ndaj Veliajt, Altin Dumani u shpreh se duhet të shkonte në banesë për shkak të një emergjencë familjare.
Por ai e vlerëson si një situatë të vështirë për rojet e tij të sigurisë, që fatmirësisht nuk rezultoi në asnjë rrezikshmëri.
“Rrethimi i prokurorisë dhe gjykatës së posaçme ishte një shfaqje e shëmtuar, e përjetuar nga prokurorët e posaçëm, nga administrata dhe gjyqtarët e GJKKO, një ngjarje që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ne sinjalizuam institucionet përgjegjëse të cilët nuk kishin marrë masa për mbrojtjen dhe ruajtjen e rendit në SPAK. Pas mbarimit të gjykimit, doja të ikja në shtëpi dhe ishte orë e vonë, nuk e di 21:30-22:00. Me vështirësi kemi kaluar përmes turmës së njerëzve, kisha dhe një emergjencë familjare, sepse mund të prisja dhe 1 orë që të shkoja pak më vonë në Shqipëri, por kisha një emergjencë familjare, isha i detyruar të bëjë atë lëvizje në atë moment, edhe një moment shumë i vështirë, jo për mua, por kryesisht për trupën e shoqëruesve që më mbrojnë, por me shumë profesionalizëm u përpoqën të evitojnë çdo incident. Ishte një moment shumë i vështirë që nuk duhet të përsëritet asnjëherë”, tha Altin Dumani.