• VIDEO

    Altin Dumani: Sulmet politike ndaj SPAK, frymëzojnë elementët kriminalë të na kërcënojnë

    Deklaratat dhe sulmet politike ndaj SPAK frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar.

    Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve.

    “Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”.

    Më herët, Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.  

    V.GJ /Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.

    Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetit demokrat Klevis Balliu, duke u shprehur se pavarësisht kërcënimeve nga organizatat kriminale.

    “Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze jo sa për t’u thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

    Ky i fundit, më herët gjatë fjalës së tij në raportimin për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, theksoi se Prokuroria e Posaçme evidentoi 16 grupe kriminale shqiptare me veprimtari ndërkombëtare dhe goditi 10 prej tyre.

  • VIDEO

    A ka nisur hetim për Arubën? Dumani i përgjigjet opozitës: Nuk njoh çështje me këtë emër

    Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisionin e Ligjeve nga deputetët e opozitës për të ashtuquajturën “Aruba”, ku PD pretendon një takim të supozuar mes kriminelësh në vitin 2019 në ishullin holandez të Arubës me përfaqësues të qeverisë Rama.

    I pyetur nga deputetja e PD, Elda Hoti nëse SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ku pretendoi se në takim ka qenë edhe Rama, Dumani iu përgjigj se nuk njeh asnjë çështje me emrin Aruba.

    Kreu i SPAK tha se “nuk njoh çështje me emrin Aruba, s’kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe opinionin publik.”

  • VIDEO

    Pse s’u arrestua ‘Visi i Pojës’? Dumani i përgjigjet akuzave të opozitës: Detyrë e Policisë, nuk mund ti kërkoni përgjegjësi SPAK-ut

    Altin Dumani iu përgjigj akuzave të opozitës në Komisionin e Ligjeve për operacionin Ura, ku u shpall në kërkim Elvis Doçi, i njohur edhe si Visi i Pojës. Akuzave se ka mbajtur në sirtar urdhëarrestet, që shpesh herë janë artikuluar edhe nga Berisha, sipas të cilit Dumani nuk veproi me qëllim para zgjedhjeve të 11 majit, Dumani iu dha një përgjigje shtresuese. Deputetëve të opozitës ju sqaroi se vendimi për caktimin e masave është dhënë më 5 ose 6 maj dhe më pas është koordinuar takimi me homologët e Barit dhe u caktua data 21 maj për ekzekutimin e urdhërarresteve. Pyetjes së përse nuk u arrestuan, Dumani iu përgjigj duke thënë që kjo nuk është detyra e SPAK, por e Policisë së Shtetit.

    “Operacionit URA e kam deklaruar publikisht se prokuroria ka depozituar kërkesën për caktim mase sigurimi në muajin mars të vitit 2025. Vendimi i caktimit të masës është dhënë nga data 5 ose 6 maj dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët anëtar të barit, është koordinuar takim në shqipërim në datën 7 maj, dhe ata kishin punë përgatitore për të bërë se shumica e autorëve u arrestuan në Itali dhe u fiksua data 21. Pse nuk u arrestuan, arrestimin e di shumë mirë, që nuk është detyra e SPAK. SPAK administron vendimin e gjykatës, nxjerr urdhrin dhe ngarkon policinë e shtetit. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve”, tha Dumani.

    Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, është akoma në kërkim në kuadër të operacionit 'Ura' që çoi në çmontimin e grupeve kriminale të trafikut të drogës, në bashkëpunim me autoritetet e Barit. 

  • VIDEO

    Gjiknuri: A do ketë SPAK fatin e dinosaurit? Altin Dumani: Meraku im i vetëm është...

    A do ketë SPAK fatin e dinosaurit apo do jetë motor permanent për goditjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Këtë pyetje, deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ia drejtoi kreut të SPAK, Altin Dumanit, që raporton në komisionin parlamentar të ligjeve.

    Dumani vlerësoi arritjet e deritanishme të SPAK-ut dhe falenderoi prokurorët, hetuesit e BKH-së dhe hetuesit financiarë.

    “Ajo që SPAK ka arritur, ato rezultate modeste, janë produkt i punës së prokurorëve të posaçëm, të hetuesve të BKH dhe hetuesve financiarë që i kanë dedikuar këtij profesioni jetën e tyre, kam patur fatin si drejtues të punoj me kolegët prokurorë. Unë jam thjesht dhe vetëm drejtues. Realisht kontributorët realë janë prokurorët”.

    Altin Dumani deklaroi se është pozitiv për perspektivën e SPAK-ut, por ka vetëm merakun e 11 prokurorëve të posaçëm mandati 9-vjeçar i të cilëve përfundon në një vit.

    “Pespektivën e SPAK e shoh të mirë, institucioni është maturuar, nga pikëpamja profesionale vlerësoj se është në gjendje të ecë para. E vetmja gjë është momenti kur 11 prokurorë ikin njëherësh. Duhet të mendoni si ligjvënës me këtë moment”.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e SHBA për Report Tv: Integriteti i procesit i rëndësishëm për vijimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit

    Ekskluzivisht për ‘Studio Live’ në Report TV, ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë duke vendosur rëndësinë në integritetin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri me qëllim vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes palëve.

  • VIDEO

    Largime nga puna e çështje gjyqësore, RTSH ka 8 milionë Euro borxhe! Vasili: Rrezikonim transmetimet sportive dhe Eurovizionin

    Largime të padrejta nga puna, çështje të tjera gjyqësore dhe pagesa të prapambetura, po i kushtojnë RadioTelevizionit Shqiptar, gati 8 milion euro. Shifra u bë e ditur nga Drejtuesi i Këshillit Mbikqyrës, Fatjon Hoxhalli gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Medias.

  • VIDEO

    Dumani: Unë s’do rikandidoj, por 11 prokurorëve të SPAK u mbaron mandati brenda 1 viti! Jepjani mundësinë të garojnë sërish

    Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në Komisionin e Ligjeve ku po prezantoi raportin e 2024-ës, Dumani ngriti shqetësimin e tij që prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar. Kjo, pasi Dumani tha se vetëm brenda një viti (2028) u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm. Dumani tha se është e pamundur që t’i zëvendësosh, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë.

    Dumani tha se kjo cenon hetimet, ndërsa theksoi se nuk e kemi luksin që prokurorë që janë të trajnuar për të hetuar krime të sofistikuara, ti kalojmë në Prokurorinë e Përgjithshme.

    “Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit. E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen, penohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm. Nuk kemi luksin që një prokuror i specializuar për hetimin e një kategorie të veçantë krimesh ta çojmë në një prokurori të përgjithshme, dhe nga një krim i sofistikuar të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor”, tha Dumani.

  • VIDEO

    Bylykbashi: Task-Forca për krimet zgjedhore doli fiasko! Altin Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës, madje ti falenderove prokurorin e posaçëm

    Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve të kreut të SPAK, Altin Dumani, deputeti i PD Oerd Bylykbashi e pyeti në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore.

    Duke marrë shkasë edhe nga Task-Forca që u krijua për zgjedhjet e vitit 2025, Bylykbashi tha se kjo Taks-Forcë mesa duket rezultoi fiasko.

    Por drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u përgjigj duke folur me shifra konkrete, sipas të cilit, janë regjistruar 44 procedime penale.

    Dumani iu drejtua edhe personalisht deputetit Bylykbashi, duke i treguar se gjatë zgjedhjeve kanë mbajtur edhe komunikime personale për krimet zgjedhore.

    Për çdo ankesë të Bylykbashit, Dumani tregoi se ka dërguar hetues në Durrës në mes të natës.

    “Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete.

    Se tani ca gjëra duhen thënë. Ne kemi patur komunikim edhe bashkë (i drejtohet Oerd Bylykbashit). Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Kam dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Ju madje edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Ne sapo organizojmë punën për të organizuar rastin shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota.

    Ja ku është dhe z.Gjoni, ka bërë denoncim, kemi çuar prokuror, janë bërë verifikime.

    Rast në Shkodër, sërish të njëjtën gjë kemi bërë. Ne 20 prokurorë jemi. Jam njësoj i shqetësuar njësoj si ju për blerjen e votës, vota është e shenjtë. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë”, tha Altin Dumani.

  • VIDEO

    Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë urgjencë! Mbrojtja e institucioneve të drejtësisë nga ‘Illyrian Guard’ jo funksionale! Arrestet me burg të tepruara

    Në raportimin e tij vjetor në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se nuk ka reflektim nga prokurorët për një përdorim më të kujdesshëm të kërkesave për masën 'arrest në burg'. Kritikoi draftin e Kodit të ri Penal dhe metodologjinë e ndjekur. U ndal edhe te përmirësimi i infrastrukturës së institucioneve të drejtësisë.

    • VIDEO

      Dumani te ‘Ligjet’ në Kuvend: Janë 2 shtete që duan ta ndajnë pasuritë që kemi konfiskuar, duhet ndërhyrje në legjislacion

      Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë përgjigjes për deputetin e PS-së Olsi Komici, ka kërkuar ndërhyrjen në ligjin për konfiskimin e pasurive. Dumani tha se janë dy shtete europianë që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuar në vendin tonë, pasi shtetas shqiptar kanë kryer veprat penale në vendet e tyre.

      “Tani është momenti që të kemi një sektor analize, sepse ato punë që janë bërë ndër vite, kanë nevojë të analizohen. Pasi një njësi analize  e mirë, shërben jo vetëm për të hetuar. Po ta shohësh ndër vite SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Është rritur ndjeshëm vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara. Ne po kryejmë gjithmonë hetim pasuror kur kemi persona të identifikuar. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë. Ku për shtetas shqiptar që janë dënuar për një cështje që ka të bëjë me krimin e organizuar, ne me partnerët tanë, kemi regjistruar procedime pasurore në Shqipëri. Po flas për shtetas shqiptar që nuk kanë kryer vepra penale në Shqipëri, por kanë transferuar pasuritë në Shqipëri, ne kemi regjistruar procedimet pasurore, ne kemi sekuestruar dhe konfiskuar. Ka ardhur koha që ne të diskutojmë me homologët tani, ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve. Këtu ka nevojë të ndërhyhet në legjislacion për të përmirësuar këtë aspekt, pasi janë dy shtete që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuara”, tha Dumani.

    • VIDEO

      Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media! Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve, krijon pasiguri

      Në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori Altin Dumani foli edhe për vëhstirësit me të cilat janë hasur gjatë vitit 2024. Dumani tha se SPAk përballet me presione mediatike, politike, por edhe nga krimi i organizuar.

      “Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese”, theksoi Dumani.

      Më tej, Dumani tha se mungesa e paqartë ligjore lidhur me statusin e prokurorit krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimin e hetimeve.

      “Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani.

      Dumani ka propozuar që prokurorët e SPAK të kenë mundësi rikandidimi në përfundim të mandati të tyre 9-vjeçar.  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv