-
VIDEO
Opozita braktis sallën, miratohen me 79 vota pro projektligjet për ndryshimet e rregullores së Kuvendit
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur sallën menjëherë pas nisjes së procesit të përshpejtuar për votimin e ndryshimeve të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.
-
VIDEO
Rregullorja e Kuvendit/ Balla ironi me opozitën: Kur jeni ju dakord, Kushtetuta mund të shkelet! S’kemi kohë për teatër
Deputeti i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës se po miratojnë rregulloren e Kuvendit në shkelje të Kushtetutës. Me ironi, Balla i tha opozitës se kur ata janë dakord për një çështje, janë dakord edhe në rast se shkelet Kushtetuta. Nuk është koha për teatër, tha Balla, ndërsa theksoi se Shqipëria në BE ka nevojë për një kuvend që e përqas axhendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE
-
VIDEO
Ndryshimet në rregullore, Shehu: Po bëni grusht kushtetues, nuk është parlamenti i autokratit
Deputeti i PD, Tritan Shehu akuzoi mazhorancën se po bën grusht kushtetues me ndryshimet që kërkon të miratojë në rregulloren e Kuvendit. Shehu tha në fjalën e tij se Kuvendi nuk është i autokratit, por i Shqipërisë.
-
VIDEO
Debati për strukturën e re të Kuvendit, Ina Zhupa: Po shkelni 9 nene të rregullores, duhet zbatuar procedura
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i ka bërë thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të zbatojë rregulloren dhe Kushtetutën me debatin që duhet ezauruar për të shqyrtuar strukturën e re të Kuvendit.
-
VIDEO
Blendi Klosi u përgjigjet opozitarëve: PS nuk ka kohë për të humbur me debate! Ejani punoni në komisione
Sekretari i Përgjithshëm i Socialiste Blendi Klosi i është kundërpërgjigjur kolegëve demokratë, të cilët kundërshtojnë miratimin e ndryshimit të rregullores së Kuvendit.
-
VIDEO
Ndryshimet në komisionet parlamentare, Tabaku akuza mazhorancës: Po e shkelni me dy këmbët Kushtetutën
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e PD0së Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës dhe kryerparlamentarit Niko Peleshi se po shkelin Kushtetutën me ndryshimet me Komisionet parlamentare.
-
VIDEO
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Mediu thirrje mazhorancës: Tërhiquni, po shkelni Kushtetutën
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme të rregullores së Kuvendit. Mediu tha se po shkelet Kushtetuta.
-
VIDEO
Erisa Xhixho: Në asnjë vend të BE ndryshimi rregullave të Kuvendit nuk miratohen pa debat!
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është shprehur se në asnjë vend të BE-së nuk kalon pa debat miratimi i ndryshimeve të rregullores së Kuvendit.
-
VIDEO
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe miratoni ‘superkomisionin’
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe njëherë është ngritur kundër propozimit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
-
VIDEO
Struktura e re e komisioneve, Berisha i kthehet Peleshit në Kuvend: Akt i turpshëm! Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën
PD po kundërshton ndryshimet në rregulloren e re, duke thënë se PS po e bën në shkelje të kushtetutës. Sali Berisha e quajti akt të turpshëm, ndërsa kryeparlamentarit Niko Peleshi i tha se është një sekretar mjeran i Edi Ramës që shkelmoi Kushtetutën.
-
VIDEO
SPAK çoi dosjen për gjykim, GJKKO zhvillon më 29 shtator seancën paraprake për dosjen Veliaj
Gjyqtarja e GJKKO, Etleva Deda cakton datën 29 shtator ora 12:00 për të zhvilluar seancën paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. Veliaj do të përballet me 5 vepra penale në gjykatë
-
VIDEO
Struktura e re e Kuvendit/ PD: U diktua nga Rama! PS: U besuam komisione jetike! Seanca ndërpritet 2 orë, mblidhet Këshilli i Rregullores
Deputetët do të rikthehen sërish në 12:30, ku pritet të votohen edhe ndryshimet në arkitekturën e Kuvendit, pas propozimeve që kryeministri Edi Rama bëri për ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare.