-
VIDEO
Largimi nga komisioni i Integrimit, Tabaku: Cënim i hapësirës së opozitës në parlament! Qeveria ka bërë hapa pas
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar heqjen e Komisionit të Integrimit nga drejtimi i opozitës dhe kalimit të mazhoranca, si një hap pas nga qeveria dhe një përjashtim total i opozitës nga jeta parlamentare.
-
VIDEO
Munguan në seancën e kaluar, betohen 4 deputetët e opozitës
Albana Vokshi, Fatmir Mediu, Jozefina Topalli dhe Oerd Bykylbashi janë katër deputetët të cilët janë betuar ditën e sotme, në seancën e dytë të Kuvendit të Shqipërisë. Vokshi, Mediu dhe Bylykbashi së bashku me Jozefina Topallin munguan në seancën hapëse të legjislaturës së XI-të të parlamentit.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kuvend, Taulant Balla: Parlamenti sot si ai i vitit 1988! Opozitës i kemi besuar komisione jetike
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është drejtuar opozitës për të votuar ndryshimet e propozuara nga mazhoranca. Balla është shprehur se këto ndryshime, referuar të ndërtimit të komisioneve, janë jetike si dhe i duhen Kuvendit të ri të Shqipërisë.
-
VIDEO
Bardhi: Ndryshimi i strukturës së re të Kuvendit duhet t’ju turpërojë, u diktua nga kreu i ekzekutivit! Flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi
Kreu i Grupit Parlamentar të PD -së, Gazment Bardhi hodhi sërish akuza për strukturën e re të Komisioneve Parlamentare. Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës ku strukturat e Kuvendit të diktohen nga kreu i ekzekutivit. Duke u ndalur te Komisioni i Integrimit, që tashmë do të drejtohet nga maxhoranca, Bardhi u shpreh se procesi i anëtarësimit është mision kombëtar dhe jo partiak. Sipas tij, qeveria Rama e përdor procesin e integrimit vetëm për propagandë.
-
VIDEO
Kos: BE, përgjegjësi për të mbështetur Shqipërinë! Rama: Do na duhet të rishpikim veten! Kapitujt e Agjendës së Gjelbër, sfidues. Kemi një ministri vetëm për mjedisin
Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos tha se Shqipëria do të duhet që të jape rezultate për të përmbullur në kohë të gjithë këto grupkapituj që tashmë janë hapur. Ajo tha se është edhe përgjegjësi e BE-së që ta mbështesë një kandidate si Shqipëria, që e quajti si të zellshme, në procesin e negociatave.
-
VIDEO
Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shpejt, Unioni përgjegjësi për ta mbështetur! Rama: Duhet të rishpikim veten
Shqipëria ka hapur negociatat me BE për 5 nga 6 grupkapitujt. Sot u çelën negociatat për 4 kapituj të rinj të Agjendës së Gjelbër. Kos përsërit mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë, që e cilësoi si ‘kandidate të zellshme’. Rama thotë se në këto dy vite do duhet të ‘rishpikin veten’.
-
VIDEO
Hapen negociatat për ‘Agjendën e Gjelbër’, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi, kjo është perandoria ku duam të jemi pjesë
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka shënuar një rekod me hapjen e 5 grupkapitujve në 11 muaj, ndërsa sot u çelën negociatat edhe për “Agjendën e Gjelbër”. Në konferencën e përbashkët për shtyp, me Marta Kos dhe ministren daneze Bjerre, kreu i qeverisë tha se kjo është hera e parë që Shqipëria zgjedh lirisht me kë do të martohet, duke thënë se kjo ëhstë perandoria në të cilën duam të jemi pjesë.
-
VIDEO
Marta Kos nga Brukseli: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse! Sot një hap më pranë drejt objektivit të anëtarësimit
Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos në një konferencë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel tha se ecuria e Shqipërisë në rrugën evropiane është mbresëlënëse.
-
VIDEO
Hapja e grupkapitujve, Marie Bjerre: Shqipëria ka treguar se e sheh të ardhmen e saj në Europë! Ju po jepni rezultate
Ministrja e Çështjeve europiane, Marie Bjerre ka përgëzuar Shqipërinë për rezultatet e arrira në negociatatat me Bashkimin Europian. Në konferencën për shtyp, Bjerre saktëson se Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera kandidate, do të kenë përkrahjen e presidencës daneze për realizimin e reformave.
-
VIDEO
Sot dy seanca plenare, diskutohet zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit dhe kryesive të komisioneve
Seanca vjen një ditë pasi Peleshi mblodhi në një takim krerët e grupeve parlamentare të partive për strukturën e re të komisioneve. Sot pritet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit dhe kryesia e komisioneve.
-
VIDEO
Hapen negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt! Rama: Ritëm rekord
Takimi nisi në orën 08:00, dhe u bashkëdrejtua nga kryeministri Rama dhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre. Është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp, ku do të marrë pjesë edhe komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
-
VIDEO
Rama dhe Kos shënojnë hapjen e 4 kapitujve të 'Muri i zgjerimit'! Komisionerja: Shqipëria ka ecur shpejt! Kryeministri: Faleminderit që na rri ‘mbi kokë’
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos vlerësoi edhe njëherë hapat e shpejtë që po ndjek Shqipëria drejt rrugës evropiane. Ajo i tregoi kryeministrit Edi Rama murin e zgjerimit dhe së bashku hoqën ngjyrën e kuqe nga 4 kapitujt e Agjendës së Gjelbër duke e bërë me të verdhë, që simbolizon hapjen e tyre.