-
VIDEO
Kaos në Kuvend, opozita 'revoltohet' nga 'Diella' dhe pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës! PS e kalon direkt në votim, miratohet me 82 vota
Ishte parashikuar një seancë maratonë për të prezantuar programin qeverisës, por kaosi i opozitës bëri që seanca të ndërpritej për vetëm 27 minuta. Opozita krijoi kaos në Kuvend dhe nuk lejoi kryeministrin Edi Rama që të prezantojë programin qeverisës.
-
VIDEO
Bardhi e Balliu pengojnë fjalimin e Ramës, kryeministri paralajmëron: Nëse s’lejoni debat normal, do kalojmë në proces votimi! Peleshi bën ndëshkimin e parë
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se nuk do të lejojnë që të zhvillohet debat normal në seancë d të kalojnë direkt në proces votimi. Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu shprehën indinjatë pas fjalës që “mbajti” ministrja virtuale Diella në Kuvend, duke mos lejuar edhe kryeministrin Rama që të flasë më pas.
-
VIDEO
Programi qeverisës, Edi Rama prezanton ‘Albanian Inovacion 4’: Inteligjenca artificiale dhe inovacioni baza jonë! Diella do të ketë ndikim vendimtar
Kryeministri Edi Rama është shprehur se bazat e programit qeverisës për mandatin e 4-t do të jetë inteligjenca artificiale dhe inovacioni, ndërsa ka shtjelluar dhe rolin e Diellës në qeveri.
-
VIDEO
’83 mandatet, borxh i jashtëzakonshëm’, Rama mesazh opozitës: Do keni vëmendjen tonë nëse hiqni dorë nga përdorimi i duarve, këmbëve e zhurmës si argument
83 mandatet e PS-së në Kuvend, kryemninistri Edi Rama i cilësoi si një borxh të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve. Nga Foltorja e Kuvendit, për prezantimin e programit qeverisës, kreu i qeverisë i përcolli edhe një mesazh opozitës, duke i thënë se do të ketë vëmendjen e tyre nëse do të heqin dorë nga zhurma.
-
VIDEO
Ministrja 'Diella' flet në parlament, thirrje për deputetët e opozitës: Mos më gjykoni, nuk jam antikushtetuese
Ministrja virtuale Diella foli në Kuvend, duke u thënë deputetëve të opozitës se nuk është antikushtetuese.
-
VIDEO
Ina Zhupa: E drejta e medias dhe e qytetarit po censurohet! Çdo ditë po bëhen sulme ndaj jush
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përpara hyrjes në Kuvend është ndaluar për të dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët ku dhe ka komentuar rregullat e reja që parlamenti do të marrë për sa i përket informimit të medias brenda si dhe jashtë ambientit të Kuvendit.
-
VIDEO
Sot seancë maratonë mbi 25 orë në Kuvend, Rama prezanton programin qeverisës! Çdo deputet 10 minuta kohë për diskutim
Seanca, e treta brenda kësaj jave, pritet të zgjasë më shumë se 25 orë. Pas prezantimit të programit dhe diskutimeve, Kuvendi do të votojë kabinetin e ri qeveritar. Më pas, të premten pritet që të bëhet edhe betimi te presidenti Begaj.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË/ Dalin 2 EMRA, kush e zëvendëson Dumanin në SPAK! Dosjet e FORTA që do trondisin...
Juristi Rezart Kthupi, komentoi garën për drejtuesin e ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në dhjetor të këtij viti.
Ai tha se drejtuesi i ri duhet që të jetë prokuror që ka hetuar dosje sensitive, ndërsa përmendi edhe dy nga emrat që janë më të favorizuar sipas tij për të marr drejtimin e SPAK.
-
VIDEO
Mesila Doda ‘tradhton’ Berishën, do jetë deputete e pavarur edhe pse e futi në listë të sigurt! Zbulohet EMRAT e grupit të tretë parlamentar të opozitës
Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të PD në Tiranë. Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Artan Luku, Greta Bardeli, Denisa Vata, Zija Ismaili dhe Fidel Kreka, janë deputetët që do përbëjnë grupin e tretë parlamentar të opozitës.
-
VIDEO
Nesër seanca maratonë më shumë se 25 orë, Rama prezanton programin qeverisës, çdo deputet nga 10 minuta kohë (Ministrat votëbesim e betim)
Të enjten kryeministri Rama do t’i paraqesë Kuvendit të Shqipërisë programin e tij qeverisës për mandatin e katërt. Seanca maratonë do të zgjasë dy ditë, më shumë se 25 orë pasi çdo deputet do të ketë të drejtë të flasë 10 minuta përveç Kryeministrit dhe kreut të opozitës pa limit. Në fund pritet votëbesimi i kreut të qeverisë dhe ministrave të tij.
-
VIDEO
Spahiu rrëfen: Si më prezantoi Azem Hajdari me Berishën në dhjetor 1990, para takimit me Ramiz Alinë
Juristi Kreshnik Spahiu, ka treguar edhe si është njohur me kreun e PD Sali Berisha. Ai tha se e ka prezantuar Azem Hajdari, në dhjetor të vitit 1990 para se të bëhej prezantimi i PD.
Berishën e kam takuar kur isha 21- vjeç në lëvizjen e dhjetorit, para se të bëhej prezantimi i PD, në sallën ku do të vendosnim për pikat që do prezantonim Ramiz Alisë për të kërkuar pluralizmin politikë. Kam qenë me Azem Hajdarin dhe ajo ka qenë dita e parë e njohjes. Unë s’kam qenë asnjëherë pjesë e PD unë jam vetëm një teser të Aleancës Kuq e Zi’, tha ai.
-
VIDEO
Olivier Röpke drejt fundit të mandatit si President i komitetit Ekonomik Social Europian, Rama: Solli paqe dhe qetësi në kohën e trazirave
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, ka deklaruar se Olivier Röpke drejtuesi i komitetit Ekonomik Social Europian, solli paqe në kontinent.
Rama tha se Röpke, e mori detyrën në kohën kur Europa ishte në kohë të trazuara. Ndërsa më tej kryeministri shtoi se Röpke solli paqen në kohën kur kontinenti i vjetër ishte në kohë të paqëndrueshme.
‘Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush, pasi nuk të flas për shoqërinë civile. Por erdha këtu për një person që më transformoi nga një skeptik të madh kur bëhej fjalë për dialogun social, në një idhtar të këtij dialog. E ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja të përziera, se kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Olivier Röpke në krye te komitetit Ekonomik Social Europian.
Ky është një moment për të kremtuar punën e një njeriu të jashtëzakonshëm. Si një super hero i heshtur europian dhe ky përkushtim i yti, ka frymëzuar udhëheqjen tuaj në krye të Komitetit Ekommik Social.
Kur e morët detyrën, Europa ishte në atë që mund të përshkruhet si stuhi. Njerëzit harrojnë se çfarë ka shkruar, si lufta në Ukrainë, pandemia, çështjet ekonomike që vuajnë vendet, përfshirë Shqipërinë. Duket si epoka e gurit, pasi flokët i kisha të zinj. Ne nuk mund të harrojmë që në atë kohë nuk kishim hapur asnjë grup kapitujsh. E megjithatë, përmes kësaj trazire dhe paqëndrueshmërie, ju sollët paqe, përfshirë edhe tek skeptikë si mua. A nuk është prova që mrekullitë ndodhin?”, tha Rama.