• VIDEO

    Shqipëria hapi 4 kapituj të tjerë të negociatave, Rama ndan pamjet nga Brukseli: Një ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së

    Vendi ynë nisi zyrtarisht negociatat për 4 kapituj: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike.një ditë më parë. 

    • VIDEO

      EMISIONI I PLOTË/ PD në 'kurthin' e Ramës, ja skenari i PS që 'fundos' demokratët! Debatet

       

      Deputet i ‘Lëvizjes Bashkë’ Redi Muçi, tha se parlamenti po tenton që të polarizohet në dy parti PD dhe PS. Për ish- deputetin Ralf Gjoni mazhoranca duhet që të kishte arritur një konsensus me opozitën.

    • VIDEO

      Rama thumbon Farage nga ‘zemra’ e Evropës: Kur largohesh nga BE, flet gjepura!

      Sapo i jepet mundësia dhe hapësira, Kryeministri Edi Rama nuk e lë rastin t’i ikë për të replikuar në distancë me politikanin britanik Nigel Farage.

      Këtë radhë, Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar auditorin e Kolegjit të Europës në Bruzh, në Bruksel, ‘zemrën’ e Bashkimit Evropian.

      Duke folur për BE-në dhe Shqipërinë, Kryeministri Rama përfshiu shkurtimisht në fjalën e tij edhe Britaninë e Madhe që u largua nga unioni.

      “Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht se Shqipëria është vendi me vjedhjen më të ulët të shtëpive në Europë. Anglia thotë po, sepse shqiptarët kanë ardhur tek ne. Kështu bën kur largohesh nga BE, flet shumë gjepura. Merr pak kamomil para se ta dëgjosh, që mos të zërë depresioni. Nëse nuk jeni një prej atyre që keni ardhur, atëherë ejani. Është një vend që ia vlen ta vizitosh”, tha Rama, qartazi duke dërguar një mesazh për Nigel Farage.

      Ky i fundit, që prej muajve të verës, u përfshi në debat me Edi Ramën kur tha se 1 në 50 shqiptarë në Britani është i burgosur, deklaratë kjo që u kundërshtua me forcë nga Kryeministri shqiptar.

    • VIDEO

      Belgjikë/ Kryeministri Edi Rama flet në Kolegjin e Europës në Bruzh

      Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Kolegjin e Europës në Bruzh të Belgjikës.

    • VIDEO

      5 minuta seancë/ Parlamenti miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, opozita nuk dorëzon emrat

      Vetëm 5 minuta ka zgjatur seanca e dytë parlamentare e kësaj të marte. Parlamenti, me prezencë vetëm të socialistëve, ka miratuar kryesitë me deputetët socialistë të komisioneve të përhershme parlamentare.

      Me 77 vota pro dhe 1 kundër u votua përbërja e këtyre komisioneve vetëm me deputetët e mazhorancës.

      Që do të thotë se u votuan vetëm kryetarët e PS që drejtojnë komisionet parlamentare, dhe nënkryetarët e PS në ato komisione që drejtohen nga opozita.

      Kjo për shkak se Partia Demokratike nuk i ka dorëzuar emrat e deputetëve të saj që do të jenë kryetarë dhe nënkryetarë komisionesh të përhershme parlamentare.

      E pranishme në sallën e seancave plenare, nga Partia Demokratike ishte vetëm deputetja Jozefina Topalli, e cila dhe votoi kundër.

    • VIDEO

      Grupi i PD miraton emrat/ Zbulohen deputetët që do të drejtojnë komisionet parlamentare të opozitës

      Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka miratuar emrat e deputetëve që do të drejtojnë komisionet parlamentare të opozitës.

      Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, ka mësuar përmes burimeve brenda mbledhjes se janë miratuar emrat e Ina Zhupës, Jorida Tabakut, Bardh Spahisë dhe Luçiano Boçit.

      Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

      Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 

      Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

      Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

      Demokratët miratuan edhe nënkryetarët e tyre në komisionet e tjera parlamentare.

      Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - nënkryetar Eno Bozo

      Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - nënkryetar Oerd Bylykbashi

      Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - nënkryetar Klevis Balliu

      Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - nënkryetar Bledi Himci

      Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - nënkryetar Xhelal Mziu

      Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - nënkryetar Albana Vokshi

      Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale - nënkryetar Ivi Kaso

    • VIDEO

      Mbledhja e grupit të PD/ Berisha: Shqipëria nuk plotëson standardet për në BE, por ne e mbështesim procesin

      Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Shqipëria nuk plotëson kushtet dhe standardet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

      Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati tha se opozita e mbështet procesin e anëtarësimit, por sipas tij, Shqipëria nuk përmbush asnjë standard, përveç pozicionit gjeo-strategjik që ka.

      Megjithatë, Berisha pranoi se momentalisht ka një qasje pozitive të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.

    • VIDEO

      Berisha në mbledhjen e grupit: Do dërgojmë në Kushtetuese Diellën dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit! Miratohen edhe kryetarët e komisioneve të opozitës

      PD mblodhi grupin parlamentar pas miratimit në Parlament të ndryshimeve të rregullores për të diskutuar qëndrimin që do të mbajnë demokratët.

      • VIDEO

        PD mbledhje urgjente në seli, Bardhi: Propozimi i qeverisë është i njëanshëm!

        Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi th se opozita e braktisi sallën si dhe procesin e votimit pasi propozimi i PS-së ishte i njëanshëm dhe në shkelje totale me Kushtetutën.

      • VIDEO

        Balla i përgjigjes PD-së: Nuk po e shkrijmë komisionin e Integrimit! Fushata tregoi që BE-në e kishim në qendër të vëmendjes, ju do humbni edhe në 2029-ën

        Akuzave të PD-së se me rregulloren e re të Kuvendit, po shkrihet komisioni i Integrimit, iu përgjigj deputeti i PS, Taulant Balla. Ky i fundit tha se këtij Komisioni po i japin peshën më të madhe që ka pasur ndonjëherë që prej krijimit të tij. Balla tha se PS ka Europën në qendër të vëmendjes dhe kjo e tregoi edhe fushata e 11 majit, ndërsa PD-së i tha se edhe në zgjedhjet e 2029-ës do të thonë sërish të njëjtën gjë për humbjen.  

         
      • VIDEO

        Berisha lëshon gojën në Parlament, akuza mazhorancës: Kushtetuta për ju është prostitutë, e përdhunuat publikisht

        Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj mazhorancës socialiste, duke shkelur edhe etikën me fjalorin e përdorur.

      • VIDEO

        Rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS! Opozita braktis sallën: Shkelët Kushtetutën! Balla: U besuam komisione jetike

        Pa konsensus dhe mes debateve, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në Rregullore, përmes së cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve të përhershme parlamentare.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv