-
VIDEO
‘Tërmet Alizoti’, lapsusi i Llajos që shkaktoi të qeshura gjatë betimit të deputetëve
Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin.
Gjatë fjalës së tij, Llajo bëri disa lapsuse, sikurse ishte emri i Tomor Alizotit, të cilit i tha “Tërmet Alizoti”.
Kaq mjaftoi që serioziteti i seancës të përmbysej nga të qeshurat e deputetëve, me demokratët që ishin më të zëshmit.
Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.
-
VIDEO
Seanca konstituive për legjislaturën e XI të Kuvendit, kryeministri pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Teksa është duke u mbajtur seanca konstituive për legjislaturën e XI të Kuvendit, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një vizatim i kryemnistrit Edi Rama mbi librin e Etikës së Deputetit
-
VIDEO
Opozita bojkoton procesin për zgjedhjen e kryeparlamentarit, Bardhi: Filozofia juaj është vjedhje, krim, korrupsion
Opozita nuk propozoi asnjë emër për ngritjen e komisionit të përkohshëm që do të administrojë votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
-
VIDEO
Rinis seanca në Kuvend, pritet betimi i 140 deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit
Deputetët janë rikthyer në Kuvend, ndërsa deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve. Pritet betimi i 140 deputetëve të rinj, ndërkohë që po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit. Për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin.
-
VIDEO
'Medicare' 1 mln € evazion fiskal, si u 'fundos' klinika pas kallëzimit të portugezit! 16 muaj 'sagë', pagoi 5200 € për 3 ndërhyrje që nuk u kryen kurrë
Një burrë nga Portugalia qe erdhi në Tiranë në muajin prill 2024 për të kryer 3 ndërhyrje estetike në klinikën “International Medicare Hospital” ishte indicia e parë e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës për operacionin që çoi në bllokimin e plotë të aktivitetit të saj, arrestimin e administratorit dhe shpalljen në kërkim të dy bashkë-aksionerëve.
-
VIDEO
Festivali i tretë Evropian i Kineastëve të Rinj/ Filmi më i mirë për Askin, produksion italo-shqiptar
Edicioni erdhi nën drejtimin e Malda Likës dhe mbështeti brezin e ardhshëm të profesionistëve të filmit përmes një serie bisedash dhe takimesh profesionale me tema që nga puna arkivore dhe përfshirja e të rinjve me Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit, tek udhëzimet sesi të gjenden subjektet tek veprat letrare etj.
-
VIDEO
Kuvend/ Fillim i ri me ‘halle’ të vjetra! Berisha bllokon foltoren, rrethohet nga Garda! Pritet betimi i deputetëve (VIDEO)
Deputeti i PS, Vasil Llajo drejtoi seancën e parë të Kuvendit, ndërsa kërkoi bashkëpunim për procesin e integrimit. Ngrihet Komisioni i Verifikimit të Mandateve, pa opozitën. Pasdite 140 deputetët kthehen për t’u betuar. Seanca u ndoq nga përfaqësitë diplomatike, e dërguara me punë e SHBA në Tiranë dhe klerët fetarë.
-
VIDEO
Universitetet/ 80% e maturantëve u regjistruan në raundin e parë, i dyti më 29 shtator! Kush ndërroi mendje çregjistrohet nga degët sot dhe nesër
Nga data 20 deri më 22 shtator ata që nuk u regjistruan do të përzgjedhin 10 degë të tjera ndër ato që kanë kuota të lira, përpara nisjes së raundit të dytë më 29 shtator.
-
VIDEO
Pikëpyetjet e dekretit të Begajt për ‘Diellën ministre’. E paqartë baza ligjore dhe kushtetuese
Për situatën e krijuar reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, që e quajti qesharak dhe antikushtetues dekretin e Presidentit.
-
VIDEO
Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re: Do ushtrojë përgjegjësinë për ngritjen e funksionimin e 'ministres' AI! PD: Antikushtetuese (DEKRETI)
I hapet rruga formimit të qeverisë së re. Pas mandatimit të Ramës, Presidenti Begaj do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat. Kabineti i ri votëbesohet në Kuvend dhe më pas betohen te Presidenti.
-
VIDEO
Rama kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut, ‘topi’ në Këshillin Bashkiak! Këshilltarët propozojnë, qeveria vendos, Veliaj mund të bllokojë me Kushtetuesen
Të hënën pritet të nisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës procedura për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Këshilltarët e majtë do të vihen në lëvizje pas kërkesës së Kryeministrit Rama. Kronika në vijim ju njeh me të gjitha hapat që pritet të ndiqen, ndërsa Veliaj mund ta bllokojë shkarkimin me ankim në kushtetuese.
-
VIDEO
Malaj kundër akuzave të opozitës për ministren Evis Sala: Mentalitet i vjetëruar! Ka profil të lartë akademik
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar akuzat e opozitës ndaj Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala. Ai i cilësoi ato si mentalitet i vjetëruar.