-
VIDEO
Berisha: Kuvendi i miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve, jolegjitim
Edhe pse nuk njeh zgjedhjet, PD është paraqitur në Kuvend. Berisha tha për gazetarët se është një Kuvend jolegjitim
"Ky është një akt absolutisht me një mjedis legjitim dhe ky është një hap që ne bëjmë në një përpjekje më të fuqishme që opozita ka bërë ne ekzistencën e saj për çlirim e shqiptarëve nga narkodiktatura. Është parlament jolegjitim, ky është kuvendi i miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve, ky është kuvendi i dhunimit të fjalës së lirë. Hap më legjitim se ky që bën sot PD nuk ka, por ne e kemi betejë, zotohemi të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha forcat tona", tha Berisha.
-
VIDEO
Sot 27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Është më i gjallë se kurrë në idealet e shqiptarëve që duan lirinë
Në vitin '90, Azem Hajdari ishte një prej figurave kryesore të lëvizjes studentore që çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste. Berisha tha se Azem Hajdari është i "gjallë" se kurrë në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
-
VIDEO
Nis Kuvendi/ Seanca e parë e legjislaturës së XI-të, pritet të betohen 140 deputetët dhe zgjidhet kryetari i ri! Drejtohet nga Vasil Llajo
Llajo hap zyrtarisht seancën konstituive, ku fillimisht do të ngrejë komisionin për verifikimin e mandateve, duke shqyrtuar dosjet e ardhura nga KQZ. Më pas deputetët do të betohen një nga një.
-
VIDEO
S’do jetë më ministër drejtësie, Manja: Jemi në procesin e integrimit, Komisionin i Ligjeve do mbajë peshë të madhe
Ulsi Manja komenton largimin e tij nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Rama e kaloi në drejtimin e komisionit të ligjeve.
Manja: Qoftë një legjislaturë e mbarë.
Gazetarët: Pse iu largoi Rama?
Manja: Kryetar i komisionit të ligjeve. Jemi në procesin e integrimit, Komisioni i Ligjeve do jetë komision që do mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionin me BE, jam natyralisht aty ku duhet të jem.
-
VIDEO
'PS qarkullon më shumë emra se PD', Spahiu: Rama ndryshoi 100% të ministrave nga 2013 deri sot
Juristi Kreshnik Spahiu ka bërë një analizë të ndryshimeve të kabinetit qeveritar. I ftuar në emisionin 'Frontline' në Report Tv, ai u shpreh se Rama i ka ndryshuar emrat e ministrave nga viti 2013, kur PS erdhi në pushtet.
-
VIDEO
Spahiu: 3 arsyet pse Rama i besoi Spiropalit çelësat për kontratën ‘Shqipëria në BE 2030’
Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi edhe disa nga arsyet që sipas tij kryeministri Edi Rama i besoi Elisa Spiropalit Ministrinë e Jashtme.
-
VIDEO
Spahiu: 3 dështimet në 35 vjet janë rendi publik, shëndetësia dhe ekonomia sociale
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se 3 dështime në 35 vite të politikës janë rendi publik, shendetësia dhe ekonomia sociale. Spahiu deklaroi se cilat janë sipas tij 3 ministritë që ai i sheh si më të rëndësishme.
-
VIDEO
Kabineti Rama 4/ Ngjela për Report Tv: Rama vendos cilin emër të dojë, s’ka opozitë përballë! Berisha nuk njeh zgjedhjet, s'duhet të shkojë në Kuvend
Avokati Spartak Ngjela, teksa ka komentuar kabinetin e ri qeveritar, tha se mungesa e opozitës i ka dhënë kryeministrit Rama avantazhin që të zgjedh emrat që ai dëshiron.
-
VIDEO
Iu besua detyra e ministrit të Drejtësisë, Lamallari: Vlerësim për gjithë punën që kam bërë
Besfort Lamallari do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar Rama 4.
-
VIDEO
Rama: Reformë Kuvendit, nga 140 në 101 deputetë, pavarësi financiare! Urgjent ‘zgjedhorja’, me komisionet partiake e numërimin s’kemi shok në botë
Kuvendi nuk duhet të ketë më shumë se 101 deputetë, 11 komisione parlamentare të përhershme dhe kërkohet të ridimensionojë punën e tij, ndërsa së shpejti duhet të nisin reforma territoriale dhe ajo zgjedhore.
-
VIDEO
Grupi i PD/ Bardhi konfirmohet kryetar, vetëm Leskaj kundër! Berisha: Demokratët janë të dëshpëruar, por do shkojmë në Kuvend
Grupi i PD u mblodh për herë të parë pas disfatës së 11 majit. Leskaj kundër Berishës: Gaboi rëndë me zgjedhjen e Bardhit si kryetar i grupit parlamentar. Berisha komenton ministrat e rinj të qeverisë Rama.
-
VIDEO
Asambleja e PS/ Zgjedhje të parakohshme në Tiranë, pritet shkarkimi i Veliajt, Rama: Manastirliu kandidate! Reformë administrative dhe territoriale
Tirana do të shkojë në zgjedhje me kandidate Ogerta Manastirliun, e cila ikën nga Arsimi. Rama porosi këshilltarëve socialiste, që të nisin procedurat për shkarkimin e Veliajt. Propozon uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101. Riorganizim të komisioneve të përhershme parlamentare.