• VIDEO

    Rama kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut, ‘topi’ në Këshillin Bashkiak! Këshilltarët propozojnë, qeveria vendos, Veliaj mund të bllokojë me Kushtetuesen

    Të hënën pritet të nisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës procedura për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Këshilltarët e majtë do të vihen në lëvizje pas kërkesës së Kryeministrit Rama. Kronika në vijim ju njeh me të gjitha hapat që pritet të ndiqen, ndërsa Veliaj mund ta bllokojë shkarkimin me ankim në kushtetuese.

  • VIDEO

    Malaj kundër akuzave të opozitës për ministren Evis Sala: Mentalitet i vjetëruar! Ka profil të lartë akademik

    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka komentuar akuzat e opozitës ndaj Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala. Ai i cilësoi ato si mentalitet i vjetëruar.

     
  • VIDEO

    Të rinjtë e Kuvendit/ Sara Mila ‘mbledh’ akuzat e PD në shall, deputetja e Lapajt shfaq emocione: Jam shqiptare

    Sot ishte dita e parë e Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallën e seancave plenare, u ulën për herë të parë edhe figura të reja.

  • VIDEO

    Kush janë deputetët për herë të parë të PD-së në Kuvend? Vetëm 14 prej tyre risi

    Ndryshe nga socialistët, për demokratët trupa e re e deputetëve që dolën nga 11 maji dhe nga sot do të jenë pjesë e legjislaturës së re, dominohet nga emra që në parlament nuk ulen për herë të parë. Rishtazi vijnë vetëm 14 emra, që gjithsesi në politikë nuk janë të panjohur.

  • VIDEO

    Gjenerata e re e PS/ Nga qeveria te pushteti lokal e biznesi, kush janë deputetët e rinj! Emrat e nga vijnë

    Strategjia e Edi Ramës për të riformatuar thuajse tërësisht grupin parlamentar, ka marrë formë tashmë me 53 deputetë që hyjnë për herë të parë në parlament nga 83 ligjvënës që do të përbëjnë grupin e ardhshëm socialist.  Një vëzhgim i Report TV, tregon se pjesa më e madhe janë produkt i qeverisë qendrore e vendore.

    • VIDEO

      Presidenti Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë së re

      Presidenti Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër, e më pas kabineti qeveritar i përgatitur tashmë nga ky i fundit, duhet të kalojë në Kuvend për votim së bashku me programin elektoral qeverisës.

        • VIDEO

          ‘Ithtare e helenizimit të Shqipërisë’, kushërira deputete e Lapajt paraqitet në Kuvend: Jam shqiptare

          Ana Dajko, kushërira e Adriatik Lapajt, e dalë deputete nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. u paraqit sot në seancën e parë plenare të legjilaturës së XI, të Kuvendit të Shqipërisë, për konstituimin e përbërjes së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. 

          Ajo nuk i shpëtoi mediave, të cilat i morën prononcimin e parë, gjatë të cilës 60-vjeçarja dukej e “pushtuar” nga emocionet. 

          Dajko komentoi edhe lajmin e medias greke ‘apenadi.blogspot.com’, e cila zbuloi për herë të parë origjinën e 60-vjeçares dhe lidhjet e saj me Greqinë.

          “Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetsase shqiptare që të mendoj...
          Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite, Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”,

          Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kolegji Zgjedhor i vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur.

        • VIDEO

          Nis Kuvendi/ Vasil Llajo drejton seancën e parë: Duhet bashkëpunim! Anëtarësimi në BE nuk është mision i një partie, por kombëtar

          Deputeti socialist, Vasil Llajo hapi seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit me një mesazh bashkëpunimi mes palëve politike. Ai tha se besimin që shprehën qytetarët më 11 maj, duhet ta kthejnë në realitet, duke punuar së bashku në interes të tyre. Përmendi gjithashtu rrugën evropiane drejt BE-së, teksa tha se nuk është një mision i një partie, por kombëtar. 

        • VIDEO

          A do ta votojë Peleshin në krye të Kuvendit? Berisha bëhet lëmsh: 10 herë më mirë ai se sa ‘Kamarani’

          Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një prononcimi për gazetarët përpara se të futej në Parlament për seancën e parë plenare për këtë sezon, është pyetur nëse do të votonte Niko Peleshin si kreun e ri të Kuvendit.

          Berisha tha se nuk do ta votonte në asnjë mënyrë Peleshin. Teksa më pas u ngatërrua dhe deklaroi se është 10 herë më mirë të votosh Peleshin, sesa Kamaranin, një personazh që sipas tij është bandit.

          “Absolutisht jo. Të votosh Niko Peleshin aty është 10 herë më mirë se sesa të votosh Kamarani apo bandën e tij në Korçë. Kategorish jo. Më mirë të vinte ai, se të paktën është i sinqertë, jeton si bandit. Ndërsa ky është bandit me post kryetar Parlamenti. Në asnjë mënyrë”, tha Berisha përpara se të futej në Kuvend.

        • VIDEO

          Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, demokratët refuzojnë ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve! Bardhi i prish mikrofonin Taulant Ballës

          Ndërkohë që kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet.

          Në foltore Berisha filloi të akuzonte dhe njëherë PS-së ndërsa Llaho i hoqi fjalën, ndërkohë që u desh ndërhyrja e gardës pas bllokimit të foltores nga ana e demokratëve.

          “Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun...”, tha Berisha drejtuar Vasil Llajos pas leximit të emrave të deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri.

          Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lexoji 6 propozimet për përbërjen e komisionit të verifikimit të mandateve, ndërsa Bardhi ka prishur mikrofonin.

          Propozimet kaluan për votim, ndërsa ka qenë po demokratët të cilët kanë prishur kartonat e kolegëve.

        • VIDEO

          Formohet Sekretaria e Përkohshme në Kuvend, deputetja e PD-së bojkoton! Nuk i bashkohet kolegeve socialiste

          Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja janë tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë dhe rrjedhimisht bazuar në rregulloren e Kuvendit do të formojnë sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit.

          Deputetja e PD-së Klodiana Çapja ka refuzuar t’i bashkohet dy kolegeve nga kampi socialist duke mos marrë vendin e saj në ulësen e sekretarisë së përkohshme.

        • VIDEO

          Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion! Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

          Kreu i PD, Sali Berisha jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Berisha tha se edhe bojkoti është një opsion, por vendimet do të merren me strukturat e PD. Një koment e ka edhe për Ogerta Manastirliun e cila do të jetë kandidatja e PS.

          “Vendimet do bëhen të ditura. Me Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë. Në përpjekjen e betejës, bojkoti është një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë. Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në Kuvendin e drogës, nxori përsëri nga qelia Veliajn. Do të tërheqë mediat me probleme bashkisë së Tiranës dhe përmallim madh të Ogertës. U shkri në dënesë Ogerta kur mor vesh lajmin se do të kandidohet. Janë shashka për mediat dhe për opozitën”, tha Berisha.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv