• VIDEO

    Bardhi konfirmohet si kreu i Grupit të PD, vetëm Leskaj voton kundër! Berisha propozon Gjekmarkajn si nënkryetar Kuvendi

    Grupi i PD do të vijojë të drejtohet nga Gazment Bardhi. Nnëkryetar grupi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Berisha propozon sërish nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkajn.

    Sekretare e grupit parlamentar zgjidhet Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. I vetmi që votoi kundër propozimeve të Berishës ishte Bujar Leskaj.

    “Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Bardhit, do të njohë një performancë të re gjatë kohërave që vijnë. Për nënkryetar të grupit, Këlliçin dhe Alizotin. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Rama e propozoi si kandidate për bashkinë e Tiranës, Berisha për Manastirliun: Korba e korrupsionit

    1. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut si kandidaten e Partisë Socialiste në zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

      Kryedemokrati e quajti Manastirliun “korbën e korrupsionit”, duke ngritur akuza të ashpra drejt saj për kohën kur ishte ministre e Shëndetësisë.

      “I çoi korben e korrupsionit, i coi njeriun që me qëndrimin që mbajti ndaj covidit, meriton në mënyrë absolute, minimumin dënim të përjetshëm, janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte, janë 500 milionë euro të avulluara, të dhëna për Covid-in”,- tha Berisha.

      Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama u kërkoi sot anëtarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që të nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti.

  • VIDEO

    Votoi kundër zgjedhjes së Bardhit si kreu i grupit të PD, Leskaj: Berisha ka gabuar rëndë

    Bujar Leskaj ishte i vetmi që votoi kundër zgjedhjet se Gazment Bardhit si kreu i grupit të PD. Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas mbledhjes, Leskaj tha se votën e tij kundër do ta shpjegojë në mbledhjen e radhës. Por, gazetarëve u tha shkurt, se me rizgjedhjen e Bardhit si kreu i grupit, Berisha ka bërë një gabim të rëndë.

    Leskaj: Votën kundër do ta shpjegoj mbledhjen e radhës të grupit. Votova kundër kryetarit të grupit.

    Gazetarët: Nuk e ka bërë detyrën?

    Leskaj: Mendoj që Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë.

    Gazetarët: A është kjo rruga e ndarjes me PD?

    Leskaj: Jo, përse do ndahem?

    Gazetarët: Do i bindeni urdhrave të Bardhit?

    Leskaj: Unë i bindem urdhrave të demokratëve.

    SI.E./Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Kabineti i ri qeveritar, Berisha: Asnjë ministër nga veriu i Shqipërisë, Rama shprehu urrejtjen e tij patologjike

    Kryedemokrati Sali Berisha tha se kabineti i ri qeveritar, i shpallur sot nga kryeministri Edi Rama, shpreh diskriminim të madh për veriun e Shqipërisë, pasi nuk përmban asnjë ministër nga kjo pjesë e vendit.

    “Është shprehur urrejtja patologjike për veriun, asnjë nga veriu në kabinet, nuk mund të kishte. Ka shprehur urrejtjen e tij të përmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë, kjo nuk është rastësi, kurrë nuk ka pasur pushtues apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim ndaj veriut në investime, nuk ka pasur dhe nuk ka. Investimet në veri janë më pak se 1 e 13 e investimeve në zonat e tjera të Shqipërisë, mos harro”,- tha Berisha.

  • VIDEO

    Rama e caktoi kandidate për Bashkinë Tiranë, reagon Manastirliu: Përgjegjësi e madhe, kemi punë përpara

    Ogerta Manastirliu ka dhënë reagimëet e para pasi kryesocialisti Edi Rama e caktoi si kandidate të PS për Bashkinë e Tiranës, teksa Erjon Veliaj është në arrest në burg.

    Duke dalë nga Asambleja e PS, Manastirliu u pyet nga gazetarët se si ndihet për këtë detyrë të re.

    Ministrja në detyrë e Arsimit përsëriti disa herë se do të ketë raste të tjera për të biseduar, megjithatë, u shpreh se është përgjegjësi e madhe kandidimi i saj për Bashkinë e Tiranës.

    “Është përgjegjësi dhe besim shumë i madh. Do kemi kohë për të folur. Është përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë, jemi një skuadër, dhe kemi punë të mëdha përpara”, u shpreh Ogerta Manastirliu.

    Sot Edi Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës që të nisë procedurat për të shkarkuar Erjon Veliajn dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.  

  • VIDEO

    Niko Peleshi flet si kryeparlamentari i ri: Do t’i jap hapësirë kujtdo, opozita duhet të jetë e kënaqur me ndarjet e reja të komisioneve parlamentare

    Në përfundim të Asamblesë së PD, Niko Peleshi ka folur si kryetari i ri i Kuvendit, pasi u propozua nga Kryeministri Edi Rama për këtë funksion.

    Duke folur për gazetarët, Peleshi tha se do t’i japë kujtdo hapësirën e vetë, ndërsa theksoi se puna e parlamentit duhet t’i përgjigjet ritmit të qeverisë.

    “Opozita, mazhoranca, çdo deputet, do të mundohem të ketë hapësirën e vetë. Folëm për modernizim, teknologjia, do mundohem të bëj më të mirën time për të patur sa më shumë ndihmën e teknologjisë. Qeveria Shqiptare është një nga qeveritë më avangard në drejtim të përqafimit të teknologjive të reja inteligjencës artificiale, por dhe kuvendi. Sfida kryesore për mendimin tim është të ruajmë balancat, të kalojmë në një vetëdije të re, në vetëdijen që Shqipëria sot hyn në një segment të paimagjinueshëm për nga volumi i punës që ka. Nëse e mendojmë politikën si arenë gladiatorësh pa sens, ne do ta humbasim trenin e fundit. Qeveria mund të bëjë maksimumin e vetë, por pa Parlamentin, pa e mbështetur me përgjigje në kohë, konsultimin e ligjeve në kohë, ne mund të na ikë treni. Dhe nëse na ikën treni, po ta vendosim në kontekst gjeopolitik, mund të na ikë edhe për dekada të tjera. Kjo gjë është shumë herë më e madhe se sa gër-mëret politike të cilat i quajmë politikë, por për mua janë një traditë politike e së shkuarës që duhet t’ju kthejmë kurrizin”.

    Opozita, tha Peleshi, duhet të jetë e kënaqur me ndarjen e re të komisioneve parlamentare dhe drejtimin e tyre që u është lënë nga shumica socialiste.

    “Mendoj që opozita duhet të jetë e kënaqur me atë që u prezantua sepse do të ketë një komision më shumë në drejtim. Unë kam patur rolin tim modest në këtë dizejnim të komisioneve. E kemi bashkuar me politikën e jashtme, nuk ja kemi hequr opozitës. Sot që flasim, politika e jashtme është pothuaj e njehsuar me politikën tonë të integrimit europian”.

  • VIDEO

    Do të drejtojë ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu: Mirënjohës dhe përgjegjësi e madhe

    Toni Gogu, i cili do të mbajë postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i vetmi nga radhët e deputetëve që nuk mund të siguronin dot një tjetër mandat, tha për mediat se ndihet mirënjohës.

    “Mirënjohës ndaj kryetarit të partisë dhe Asamblesë. Përgjegjësi e madhe sidomos në këtë kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit të ekzekutivit me parlamentin. Për shkarkimin e zyrtarëve të caktuar ishte vendim i asamblesë. I privilegjuar që ka marrë një detyrë”, tha shkurt ai për mediat.

    Gogu do të zëvendësojë Taulant Ballën, i cili do të bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.

  • VIDEO

    Rama: Do ngremë komision etike për të luftuar nepotizmin në bashkitë e vendit

    Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama, njoftoi para Asamblesë Kombëtare të forcës politike që drejton se do të ngrihet një komision etike për të luftuar nepotizmin në pushtetin vendor, me përbërje deputetët përkatës të qarkut.

    “Ka ardhur koha të ngremë komision etike me deputetë të PS në çdo bashki, i cili duhet të trajtojë një fenomen shkurajues për njerëzit, që duhet sulmuar agresivisht në çdo territor, duke filluar nga qeveria dhe grupi parlamentar, nepotizmin, lidhjet e gjakut në pozicione drejtuese, familjarët e një pjese këtu, kanë meritën e madhe që na mbështesin pa kushte, duke marrë dhe baltë përhatrin tonë”,- tha Rama

  • VIDEO

    ‘Qokat, thika pas shpine për ata që na kanë dhënë votën’, Rama: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të mirëpritet në grupin parlamentar

    Kryeministri Edi Rama tha se duhet prishur “rrjeta e merimangës” e krijuar në administratën publike me punësime qokash. Kreu i qeverisë paralajmëroi deputetët  që të mos sillen si nepotikë pasi do të mbeten jashtëe grupit parlamentar.  

  • VIDEO

    Rama: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050! Qasje e re ndaj ndërtimeve, rilindjen urbane 2.0 ta jetësojmë në çdo sektor

    PS duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë. Këtë mesazh u dha Edi Rama socialistëve, sipas të cilit kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050.

  • VIDEO

    Dorëheqja e Dredhës, Rama: Si diplomat, u zbut më shumë se ç’duhet! Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe

    Kryeministri Edi Rama flet për dorëheqjen e Ermal Dredhës nga drejtimi i Vlorës.

    "Nga gjithë sa pashë, dëgjova dhe kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit dhe shërbimin e drejtorive qendrore në atë territor. Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, atdhe pa din e iman me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investo për Vlorën, këta shkel me këmbë hipur si pasagjerët e kuçit. Dua të bëj të qartë që kjo situatë do ishte gabim i madh sikur të lidhej me kryetarin e bashkisë, i cili në të gjithë atë situatë është më i miri. Se nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ia lëmë vetëm Vlorës. Nuk është vetëm Vlora dhe dorëheqja e Ermalit, është treguesi i asaj që thashë i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është se duke nejt për një kohë të gjatë larg Vlorës e Shqipërisë, u zbut më shumë se çfarë duhet për të përballuar aradhenë", tha Rama. 

  • VIDEO

    Mandati i 4/ Rama: Barrë e jashtëzakonshme, ky është rasti i jetës tonë

    Mandati i Shqipërisë europiane e ka cilësuar Edi Rama këtë mandat të katërt qeverisës radhazi.

    Një barrë të rëndë e konsideron besimin e qytetarëve, Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS ditën e sotme.

    Kryeministri u shpreh se mandati i 4 është rasti i jetës së socialistëve.

    “Ky është rasti i jetës tonë, e solli fati të jemi ne. Dhe askush më mirë se sa ne, 12 vjet eksperiencë në qeveri rresht janë aset unikal. Teorikisht askush nuk i adreson dot më shumë e më shpejt se ne të metat që duhen ndrequr. Por kjo është teorike pa kushtin që ne këtu të jemi të vetëdijshëm të shqetësuar për barrën e jashtëzakonshme që ka ky mandat i ri e të shkundim fort veten, njëri-tjetrin e PS”, u shpreh Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv