‘Tërmet Alizoti’, lapsusi i Llajos që shkaktoi të qeshura gjatë betimit të deputetëve

12 Shtator, 18:50 | Përditesimi: 12 Shtator, 18:50

Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin.

Gjatë fjalës së tij, Llajo bëri disa lapsuse, sikurse ishte emri i Tomor Alizotit, të cilit i tha “Tërmet Alizoti”.

Kaq mjaftoi që serioziteti i seancës të përmbysej nga të qeshurat e deputetëve, me demokratët që ishin më të zëshmit.

Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.

I.M/Shqiptarja.com