-
VIDEO
Celibashi: Politika të vendosë shpejt për zgjerimin e votimit elektronik! Numërimi i votave të bëhet në qendrat e votimit! Kolegji Zgjedhor s’duhet të shqyrtojë ankimimet zgjedhore
Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se klasa politike në Shqipëri duhet të vendosë sa më shpejt nëse do të zgjerojë apo jo implementimin e votimit elektronik në vend, pasi një model i tillë për leximin e vullnetit të qytetarëve kërkon shumë kohë për t’u ngritur.
-
VIDEO
Masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, prezantohet paketa
Qeveria po prezanton paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Kumbaro: Turizmi dhe mjedisi s’mund të konsiderohen si armiq! Në gusht, 10% më shumë vizitorë të huaj nga një vit më parë! Të ruajmë ‘ambasadorët bio’
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e pranishme në Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë, tha se turizmi dhe mjedisi nuk mund të konsiderohen si “armiq”, sepse sipas saj, nuk ka një zhvillim të qëndrueshëm turistik pa një mbrojtje të mjedisit.
Ministrja tha se nga analizat e bëra pas pandemisë së Covid-19, po del në pah një profil i ri i turistit. Përmendi gjithashtu edhe shifrat e vizitorëve të huaj të këtij viti, teksa tha se muajin gusht e mbyllën me 10% më shumë në krahasim me këtë periudhë të një viti më parë.
-
VIDEO
'Zgjedhorja'/ Celibashi 14 propozime: Komisionet partiake, dështim! Numërim në qendra votimi! Ankimimet, jo në Kolegj! Emigrantët votim përmes internetit
Pak ditë nga nisja e Parlamentit, Celibashi u kërkon ligjvënësve të rinj, një reformë zgjedhore të mirë-menduar dhe jo më, të minutës së fundit. Mes 14 propozimeve, ai sugjeron lëvizje të guximshme, siç është shkrirja e Kolegjit Zgjedhor, komisione apartiake, numërim në qendrat e votimit apo ndryshimi i mënyrës sesi të votojnë emigrantët.
-
VIDEO
Presidenti Begaj pret ambasadorët shqiptarë nëpër botë: Objektivi strategjik, anëtarësimi i Shqipërisë në BE
Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu edhe për nxitjen e zgjerimit të bllokut evropian në rajonin tonë, duke theksuar se shqiptarët mbeten faktor stabiliteti.
-
VIDEO
‘Zgjohuni më herët dhe flini më vonë’, Rama batuta me ambasadorët: E di që e keni të vështirë të luftoni me rutinën tuaj dhe thoni ‘ehu sa kemi parë ne’
Në fund të fjalës së tij gjatë konferencës 3 ditore me ambasadorët, kryeministri përmes batutave u ka kujtuar diplomatëve shqiptarë nëpër botë borxhin ndaj atyre që kanë dhënë jetën për të parë Shqipërinë në BE, por edhe detyrimin ndaj brezit të ri.
“Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe ccdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo” në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës dhe qytetërimit perëndimor dhe europian si pjesë e integruar plotësisht e tij dhe ata që sot janë fëmijë dhe që prej nesh presin që ta konsiderojnë punën tonë si borxhin më të madh që iu kemi atyre”, deklaroi Rama.
-
VIDEO
Begaj dekreton datën, Parlamenti i ri mblidhet më 12 shtator: Prioritet anëtarësimi, mazhoranca të jetë e përgjegjshme, opozita aktive
Parlamenti i ri do të mblidhet më 12 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën, ndërsa dekretin e shoqëroi edhe me një mesazh për ligjvënësit që të punojnë në këtë katër vjeçar për objektivin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Vota e diasporës, KQZ ‘i tregon dhëmbët’ DHL-së: Nuk paguajmë pa na treguar cilësinë e shërbimit, tërhiq kërkesën për kamatëvonesat
Vetëm duke përmbushur këto kushte, thotë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, do të bëhet e mundur shlyerja e detyrimeve ndaj DHL-së.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO-së rrëzon Ilir Metën, mbetet në burg! Avokati: S’kemi pritshmëri, por do bëjmë kërkesa të tjera
Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi sot masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Metën, duke refuzuar kërkesën e tij për liri nga qelia. Mbrojtja e Metës edhe një herë përsëriti akuzat për GJKKO, ndërsa paralajmëroi kërkesa të tjera për një masë më të lehtë sigurie së shpejti.
-
VIDEO
Nisja e vitit të ri arsimor, Tabaku: Fëmijët tanë duan dije, ne qetësi
Në nisje të vitit të ri arsimor, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar në rrjet sociale një mesazh.
-
VIDEO
Diplo2025/ Silvio Gonzato ju jep porosi diplomatëve shqiptarë: Promovoni punën e SPAK
Në Konferencën e Ambasadorëve foli edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
-
VIDEO
Diplo2025/ Rama porosi ambasadorëve: Shërbimi diplomatik të përqëndrohet te integrimi i vendit në BE! Më shumë angazhim në vendet kryesore të Europës
Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet për 4 vitet e ardhshme në objektivin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe shtetet kryesore të unionit. Kjo ishte porosia që kryeministri Edi Rama u dha ambasadorëve të vendit tonë nëpër botë.