-
VIDEO
Mbledhja e Kryesisë së PD, Ervin Salianji kërkon protesta në ditën e parë të Parlamentit
Ervin Salianji ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike që opozita të reagojë fuqishëm në ditën e parë të Parlamentit më 12 shtator, pra këtë të premte.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Rama batuta: S’do të bëhemi kurrë vend si Gjermania, larg qoftë
Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do të ishtë trashëgimia më e madhe që mund t’u lihet fëmijëve.
Rama bëri batuta teksa u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend si Gjermania, duke shtuar “larg qoftë”, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë të ruajë pjesën e gëzueshme të jetës. Kreu i qeverisë shtoi se kjo është arsyeja pse ambasadorët e huaj në vendin tonë duan të rrinë më gjatë se sa misioni i tyre dhe largohen të trishtuar.
-
VIDEO
Luçiano Boçi: U bë ca kohë që PD nuk po fiton...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Shkodër, Luçiano Boçi, është shprehur se është bërë një kohë e gjatë që PD-ja nuk po fiton më.
-
VIDEO
‘Sezon i ri, avaz i vjetër’, Berisha: Parlamentin do ta hapim me komision hetimor për zgjedhjet
Parlamenti do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të premten më 12 maj, që pritet të jetë më shumë një seancë formale.
Edhe pse pritet të nisë një sezon i ri i legjislaturës parlamentare, avazi i demokratëve është i vjetër.
Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, tha se opozita do të nisë Parlamentin me një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet.
“Parlamentin do ta hapim prapë me komision hetimor për zgjedhjet, themelor, fjala e lirë, vota e lirë. Ti nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve, siç nxorrëm kriminelët e djegësave. Ti nxjerrim aty”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se edhe në vitin 2021, në shtator opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, me argumentin se qeveria socialiste bleu votat.
-
VIDEO
Sali Berisha: Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por në Parlament do të shkojmë
Sali Berisha deklaroi publikisht se Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku humbi thellë përballë rivalëve socialistë.
-
VIDEO
Integrimi/ Rama: Për ne është i rëndësishëm udhëtimi, duhet të bëhemi një vend që vepron njëjtë si të ishim anëtarë të BE
Kryeministri Edi Rama komenton rrugën e Shqipërisë drejt BE.
-
VIDEO
Libri ‘Lidershipi’/ Rama sjell në vëmendje çështjen Kina-Tajvan: Sot gjëra mund të ishin ndryshe nëse do kishte një Kissinger
-
VIDEO
Prezantohet në shqip libri ‘Lidershipi’ i Henry Kissinger, Kryeministri Rama ka shkruar parathënien: Privilegj të jem këtu
I pranishëm në prezantimin e librit të Henry Kissinger në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri italian dhe ish-ministri i Jashtëm Massimo D’Alema.
-
VIDEO
Dreka në shkollat e Tiranës ngel peng i burokracive! Ristani: Nuk na lejoi Ministria e Arsimit ta kryejmë
Pak ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se projekti për të ofruar drekë në shkolla për nxënësit, kishte dështuar, dhe shkak ishte arrestimi i tij.
-
VIDEO
Prezantohet në shqip libri ‘Lidershipi’ i Henry Kissinger, Kryeministri Rama ka shkruar parathënien
Rama: Është privilegj për mua që të jem këtu bashkë me të ftuarit duke bërë edhe rolin e moderatorit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Debati për shqiptarët në Britani, analisti i BBC për Report Tv: Statistikat e Farage janë të pasakta, politikanët populistë shfrytëzojnë emigrantët
Analisti i njohur i BBC për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, Gabriel Partos, i konsideron retorikë deklaratat e Farage për emigrantët shqiptarë, për të rritur popullaritetin e tij brenda vendit.
-
VIDEO
Kryeministri Rama: Asnjë objekt në ndërtim nuk do lidhë ujë e drita pa marrë certifikatën e përdorimit
Një element i rëndësishëm për të vënë rregull në lidhje me ndërtimet në Shqipëri dhe masat ligjore që do të aplikohen në vijim, është edhe certifikata e përdorimit të objektit në ndërtim.
Në fjalën e tij në prezantimin e paketës ligjore për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Rama tha se asnjë objekt në ndërtim nuk do të lidhë ujin dhe dritat pa marrë certifikatën e përdorimit.
“Një element tjetër është që nuk do lidhen më drita dhe ujë nëse objekti nuk do ketë marrë certifikatën e përdorimit. Dhe pasi i fusin njerëzit në apartament i marrin ata peng dhe ikin duke e bërë të pamundur që pallati të konfiskohet sepse njerëzit janë brenda. Kjo nuk do lejohet më. Deri në ditën që do merret certifikata e përdorimit, nuk do ketë as ujë as drita. Edhe lokalet që operojnë pa leje, do rishikojmë këtë komponent sepse ti operon pa leje por unë paguaj ujë taksa drita. Është përgjegjësi e shtetit. Jo”, u shpreh Kryeministri.
Rama theksoi se zbatimi i masave të reja ligjore është domosdoshmëri për rrugën europiane të Shqipërisë.
“Duhet në këtë fazë ku jemi dhe vitet që kemi për të hyrë në familjen e bashkuar europiane, të ndajmë mirë se çfarë është e publikut, e individit, komunitetit, tregtarit, çfarë është e brezave që vijnë dhe çfarë është e brezave që sot punojnë. Këto duhen ndarë sepse ndryshe nuk shkojmë larg dhe ne e kemi bërë këtë vend shumë më të jetueshëm me shumë më tepër rregull. Por për ta bërë Europën e Ballkanit duhet të hedhim hapa të rëndësishëm përpara”.