• VIDEO

    Deformimet e ndërtimeve/ Rama paralajmëron arkitektët: Kujdes mos bini në gropë, se do shkoni te supa pastaj

    Qeveria prezantoi sot një paketë masash ligjore që ndalin jashtë lejes së ndërtimit dhe deformojnë projektet.

    Në fjalën e tij, Kryeministri u bëri thirrje arkitektëve që të mos pranojnë deformimet e projekteve të tyre nga ndërtuesit, por t’i raportojnë.

    Masat e reja përfshijnë edhe punën e arkitektëve, e si e tillë, Kryeministri Rama bëri një paralajmërim për ta që ta shqyrtojnë me vëmendje paketën e re ligjore, në të kundërt mosveprimet e tyre kur bëhen deformime të projekteve do të konsiderohen vepra penale.

     
  • VIDEO

    Rama: Penalizim për çdo zyrtar apo punonjës shteti që shfrytëzon një ndërtim pa leje

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe zyrtarët dhe punonjësit e shtetit që abuzojnë me ndërtimet pa leje.

    “Çdo zyrtar apo punonjës i shtetit që gjendet në kushtet që shfrytëzon një ndërtim pa leje, familja e tij për qëllim fitimi, do penalizohet. S’mund të paguhesh nga taksat dhe të kesh ndërtim pa leje dhe medemek familja. Shko te kioska atje por mos puno në shtet. Zaptimi i hapësirës publike lidhet edhe me një keqkuptim shumë të madh të një numri të madh njerëzish edhe në administratë dhe për këtë kemi pasur diskutime të forta edhe gjatë kësaj vere. Hapësira publike nuk është domosdoshmërisht një hapësirë që është pronë në shtet, është edhe pronë private përsa kohë është pronë private e pa zhvilluar në cdo kushtetutë të botës, ajo është një pronë e cila mirëmbahet nga shteti si hapësirë publike. Nuk mund dot të thuash se unë kam një shesh mes pallateve në Tiranë, është toka ime dhe do t’u marr njerëzve para se fusin makinën apo më keq akoma, unë jetoj në kat të parë, e rrethoj tokën e pallatit dhe rrisë pula, dele e lopë. Këto janë realitet, s’po flasim në mënyrë hipotetike. Mjelin lopë në kat të parë. Jo nuk është e jotja pavarësisht se mund të kesh një certifikatë prone, nuk mban dot lopën aty dhe nuk rrethon dot aty se është hapësirë publike e përbashkët deri në ditën kur bashkia thotë do të bëjmë një fermë dhe këtij zotërisë do t’i japim mundësinë të rrisim lopë. Po nuk e disponove lejen nuk bën dot asgjë. Flasim pë rata që kanë marrë prona në mënyrën më të paimagjinueshme, në territore ku jetojnë mijëra njerëxz dhe i bëjnë karshillëk komunitetit sikur jetojnë mbi kopsht zoologjik.

    Për pallatet e reja as nuk bëhet fjalë fare, kur ke bërë një marrëveshje të shfrytëzimit të pronës dh eke thënë si pronar bashkohem me ndërtuesin, marr kaq e kaë nga kjo pronë. Çfarë të takon ty është cfarë merr nga ndërtimi, cdo gjë tjetër është e të gjithëve. Të gjithë ata që hyjnë në atë pallat e kanë të përbashkët hapësirën. Është logjika më elementare e qytetit. Nuk mund të pranojkmë logjikën se është prona ime. Kam ndërtuar një biznes.”, u shpreh Rama.

  • VIDEO

    ‘Pse i la shteti’, Rama u përgjigjet kritikëve për ndërtimet pa leje: Shkelja është shkelje! Inspektorët do kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë

    Kryeministri Edi Rama u përgjigjet kritikëve për aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Rama thotë se shkelja është shkelje në çdo kohë. Rama thotë se nga ana tjetër inspektorët do të mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

    “Shkelja është shkelje në çdo kohë, vepra penale është vepër penale. Nuk ka pse i la shteti, pse polici nuk e pa ku ri vrau, ai tani nuk duhet kapur. Jam dakord me njerëzit që thonë këta i bënë, po ata tjerët që i panë, që i lanë. Nuk bëhet fjalë për ndërtesa në fund të botës, por që janë kudo. Ata tjerët që i panë dhe i lanë, do të jenë pjesë e një zinxhiri përgjegjësish të ndara dhe çdo zonë, do të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Paçavuret që janë për tu çuar nëpër shkolla riedukimi për tu thënë njerëzve shiko ca të bën analfabetizmi i ca inspektorëve në Vlorë, që certifikojnë çdo lloj shkelje të mundshme, s’do të jenë më të mundura sepse do të dënohet inspektori drejtpërdrejtë”, tha Rama.

  • VIDEO

    “Nuk ka këmbë peme”, Rama paralajmëron ndërtuesin në Tiranë: Gënjeu për fasadën e gjelbër, nuk do marri kurrë leje nëse..

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ndërtues në Tiranë që nuk do të marrë më asnjë leje ndërtimi nëse nuk respekton projektin e pallatit që ka bërë në kryeqytet.

    Gjatë fjalës së tij në prezantimin e paketës së masave ligjore për shkeljet e lejeve të ndërtimit, Rama nuk e përmendi me emër ndërtuesin, por tha se në projektin aktual kishte parashikuar fasadë të gjelbër dhe nuk ka mbjellë asnjë pemë.

    Kryeministri e paralajmëroi se nuk do të marrë më asnjë leje ndërtimi nëse nuk mbjell pemët në fasadën e pallatit siç është në lejen e ndërtimit.

  • VIDEO

    'Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës', Rama: Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh

    Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje. Rama tha se ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës, u shpreh kreu i qeverisë. 

    “Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. S’mund të dënohet vendosja e një zjarri në Gramsh 3-8 vjet dhe një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5-10 vjet. Ndërtimi e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrëvëniet duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet kur trashëgimia e shumë brazave shkrihet brenda 2 apo tre netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë me pyllin ikën edhe shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim”, tha Rama.

  • VIDEO

    ‘Nuk është makthi i një nate vere’, Rama: Nuk ka ‘Shqipëri 2030’ në BE me ndërtime pa leje

    Kryeministri Edi Rama thotë se aksioni për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje do të vazhdojë deri në goditjen përfundimtare të këtij fenomeni. Rama thotë se aksioni nuk është thjesht “makthi një nate vere”, por do t ëvijojë deri në fund, pasi nuk mund të ketë ‘Shqipëri 2030’ në BE me ndërtime pa leje.

    "Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor mbi territorin, për çlirimin e hapësirave publike nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë. Jo thjeshtë ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni. E di që ka shumë njerëz që shpresojnë se kjo do të jetë si makthi i një nate vere, por nuk do të jetë kështu, kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje, se nuk ka Shqipëri 2030 në BE me ndërtime pa leje, që arrijnë deri në pikën sa bllokojnë komunitet banorësh për të hyrë e të dalë. Hyjnë e dalin prindërit nëpër lokale që të kalojnë nga apartamenti tek rruga", tha Rama. 

  • VIDEO

    Rama: Arkitektët që nuk raportojnë deformimet e projektit nga ndërtuesit, do konsiderohet vepër penale

    Në prezantimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Edi Rama ka shpalosur një sërë ligjesh dhe rregullash që duhet të respektohen nga ndërtuesit.

    Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi edhe punën e arkitektëve, për të cilët tha se kanë pranuar deformime të projekteve nga ndërtuesit.

    Nëse kjo ndodh, theksoi Kryeministri Edi Rama, do të konsiderohet vepër penale.

    Kreu i qeverisë u bëri thirrje arkitektëve që të raportojnë çdo deformim të projektit nga ana e ndërtuesit.

  • VIDEO

    Celibashi: Votimi nga jashtë? Të bëhet nëpërmjet internetit, do garantonte eficensë, integritet dhe kosto më të ulët

    Ilirjan Celibashi theksoi gjithashtu se Kolegji Zgjedhor nuk duhet të shqyrtojë ankimimet zgjedhore, por duhet të jetë një instancë që lidhet me sistemin gjyqësor.

     
  • VIDEO

    Task Forca e përbashkët me SPAK? Celibashi: I bindur që ka pasur impakt pozitiv përtej komenteve

    Ilirjan Celibashi komentoi edhe Task Forcën e ngritur bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për zgjedhjet e 11 majit.

    “Ky proces zgjedhor dhe standartet ishin produkti. Mendoj se përtej kriticizmit dhe sarkazmës së ndonjë përfaqësuesi politik ka përdorur për këtë bashkëpunim, jam i bindur se ka qenë bashkëpunim i suksesshëm. Partitë politike kanë vlerësimet dhe interesat e tyre në notat dhe vlerësimet për KQZ, SPAK, organin e Prokurorisë së Përgjithshme. Mendoj se impakti ka qenë pozitiv. I bindur se ka ndikuar pozitivisht përtej komenteve që dikush tjetër ka për këtë bashkëpunim apo për rolin e këtyre aktorëve të përfshirë në këtë process. Por ka nevojë për ta ridimensiponuar dhe vendosur mbi baza rregullatore më të qarta këtë bashkëpunim.”, tha ai.

  • VIDEO

    Kryetarët iu bënë deputetë, Celibashi: Ende asnjë komunikimin për zgjedhje në këto bashki! Vota e diasporës, sukses

    Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilrjan Celibashi, tha se ende nuk ka hapa konkretë lidhur me bashkitë që aktualisht kanë ngelur pa kryetarë, për shkak se drejtuesit e tyre u zgjidhën deputetë më 11 maj.

    "Me presidentin jo e jo, sepse presidenti angazhohet në këtë proces e kërkon qeveria. Deri në momentin që ne flasim nuk kemi ndonjë komunikim për këtë çështje",- tha Celibasi.

    Votimin nga jashtë, Celibashi e cilësoi si një nga arritjet më të mëdha në zgjedhjet e 11 majit.

  • VIDEO

    Celibashi: DHL nuk vendoset në asnjë pozitë! Nëse s’kemi procesverbalin, s’paguajmë

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u pyet edhe për shkresën drejtuar DHL-së se nuk do të paguhet asnjë para, pa u verifikuar më parë se si është shpërndarë vota nëpër botë.

    “Ato nuk janë kushte por kërkesa që ne i kemi prezantuar kompanisë me qëllim për të hapur procesin e pagesave nga ana e KQZ. I sigurt që ato kërkesa do të plotësohen, nuk e vendosin kompaninë në asnjë pozite, janë në përputhje të plotë me parashikimet kontraktuale. Nuk kemi refuzuar të bëjmë pagesat por duam t’i bëjmë në përputhje me parashikimet kontraktuale. Ju kemio kërkuar që së fundmi, një përfaqësi e tyre të diskutojë dhe të komunikojë me KQZ për ta përfunduar atë shërbim, të mbahet procesverbali përkatës për t’i hapur rrugën pagesave nga KQZ. Kërkesa e tyre për kamatvonesa është e pambështetur në kontratë dhe parashikimet ligjore dhe kjo është e qartë. Ne akoma s’e kemi përmbyllur me kompaninë procesin e vlerësimit dhe të shërbimit të kryer nga ana e tyre. Pas këtij momenti, lind detyrimi unë për të paguar. Nëse s’e kemi këtë procesverbal, nuk do të paguajmë.”, u shpreh Celibashi.

  • VIDEO

    Nota për 11 majin? Celibashi: E vendos misioni i OSBE-ODIHR në raportin përfundimtar

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u pyet edhe për notën që do t’i vinte procesit zgjedhor të 11 majit.

    “Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë atë vklerësim që do të bëjë misioni i OSBE. Raporti i tyre përfundimtar nuk ka dalë dhe do të pranoj çfarë note do të vendosin ata për këto zgjedhje. Përtej kësaj, mendoj se ky process zgjedhor, edhe pse qartësisht opozita ka thënë se nuk i njeh dhe ky është një  problem dhe të bën të mendosh se këto zgjedhje nuk kanë shkuar aq mirë se nuk ka mundësi që opozita të shkojë deri  në një qëndrim të tillë, por përtej cdo probloematike, mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE.”, tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv