-
VIDEO
Veliaj në qeli, Rama nga Asambleja e PS: Na duhet të adresojmë emergjencën në drejtimin e Tiranës
Teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ndodhet në paraburgim, Kryeministri Edi Rama ka thënë se sot në Asamblenë e PS do të adresohet problemi për drejtimin e kryeqytetit.
Në fjalën e tij, Rama tha se kjo çështje “nuk mban më” dhe duhet të marrë zgjidhje.
“Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku.. nuk kemi pasur dhe nuk do kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësinë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor”, tha Kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim ndaj Erjon Veliaj, të cilin e akuzonte për 13 vepra penale, prej të cilave 9 raste korrupsioni.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës po drejtohet nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani.
-
VIDEO
Pasi dha dorëheqjen nga Bashkia Vlorë, Ermal Dredha shkon në Asamblenë e PS: Socialist kam lindur dhe kështu do jem
Një ditë pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha ka shkuar në Asamblenë Kombëtare të PS që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Ai u pyet nga gazetarët të cilët patën interesim të shtuar për arsyet e dorëheqjes së tij.
Dredha u shpreh se do të vazhdojë të jetë socialist.
“Unë socialist kam lindur dhe socialist do jem gjithë kohën”, tha Dredha.
-
VIDEO
Pritet prezantimi i qeverisë së re, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve për Asamblenë e PS-së
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku do të mbahet edhe Asambleja e PS-së, për prezantimin e kabinetit të ri qeveritar. Krah tij shihet edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.
-
VIDEO
Mblidhet Asambleja e PS, Rama pritet të shpallë qeverinë e re! Mban fjalimin
Rreth 350 delegatë të mbledhur, po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi Rama. Në përfundim të tij, kryeministri do të shpallë edhe emrat për qeverinë e re.
-
VIDEO
SPAK dërgon për gjykim Erjon Veliajn dhe Ajola Xoxën! 13 akuza ndaj kryebashkiakut, nga të cilat 9 raste korrupsioni! 28 persona e shoqëri të pandehur! Avokatët: S'provohet asgjë
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e parave.
-
VIDEO
Bllokimi i domateve me pesticide nga Kroacia, Braçe: Ky është krim me ushqimin, ndëshkim për çdo bujk! Ministria e Bujqësisë ka qepur gojën
Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me rastin e bllokimit nga Kroacia të domates nga Shqipëria me pesticide mbi normën e lejuar.
-
VIDEO
Rama: Si komb, kemi zgjedhur të jemi në BE! Perëndimi është bërë i mërzitshëm, vetëm japin leksione (VIDEO)
Për kryeministrin Edi Rama procesi dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është më i rëndësishëm se vetë rezultati. Në konferencën ndërkombëtare për qeverisje, Rama tha se Shqipëria ka zgjedhur me vetëdije të jetë pjesë e BE.
-
VIDEO
Rama shpall nesër qeverinë e re! Të premten betohen 140 deputetët dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit, seancën e drejton Vasil Llajo
Dy deputetët më të moshuar të Kuvendit, Sali Berisha dhe Tritan Shehu i PD, refuzuan të drejtojnë seancën e parë të Kuvendit deri kur të zgjidhet kryetari i Parlamentit. Pasi parlamenti të votëbesojë kabinetin, ministrat e qeverisë 'Rama 4', do të shkojnë për dekretim dhe betim tek Presidenti.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, aksioni përqëndrohet te lavazhet, Rama bën thirrje: Largojini vetë nga çdo qytet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të reja nga aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirave publike, nisma që po zbatohen në të gjithë Shqipërinë.
-
VIDEO
I mori 8 mijë euro klientit, GJKKO cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu! Do ndikonte te gjyqtarët për t’i lehtësuar masën e sigurisë
Avokati Logu i cili mban postin e zv.drejtuesit të Departamentit të Drejtësisë në partinë e Berishës, dyshohet se mori 8 mijë euro klientit të tij në hetim për mashtrim me TVSH. Rasti është dokumentuar me metoda speciale hetimore, ndërsa paratë që avokati i kërkoi klientit u regjistruan me numra serie përpara dorëzimit. Avokati: S'jam përfshirë në asnjë rast korrupsioni.
-
VIDEO
Kreu i ri i SPAK/ SHBA e BE: Zgjedhja e pasuesit të Dumanit, me rëndësi! Ndjekim nga afër procesin, presim integritet
SHBA dhe BE kërkojnë që zgjedhja e kreut të ri të SPAK, të bazohet në meritë dhe që Altin Dumani të pasohet nga një prokuror me integritet. Ambasadori i BE-së shkoi në zyrat e KLP-së që do të marrin vendimin, ndërsa diplomatja amerikane foli përkrah Altin Dumanit.
-
VIDEO
Mblidhet Kryesia e PD/ Berisha e pranon: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit! Zgjedhjet nuk i njohim, por në Parlament do shkojmë
Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në këtë mbledhje nuk ishin thirrur deputetët demokratë të cilët nuk u rizgjodhën, ndërsa i pranishëm ishte edhe Ervin Salianji.