-
VIDEO
Kritikat për Kodin e ri Penal, reagon Rama: Mos u ekspozoni shumë në diell, problemi më serioz është liria për të bërë sherr
Kreu i qeverisë shqiptare, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se personat e alarmuar nga këto ndryshime që janë ende në diskutim, “nuk duhet të ekspozohen në diell”.
-
VIDEO
Berisha publikon letrën e ministrit Hasani për OSBE, e quan kërcënim ndaj misionit vëzhgues
Një letër e ministrit Igli Hasani për misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR vetëm një ditë pas zgjedhjeve është publikuar sot nga Sali Berisha. Kreu i PD e quan kërcënim, por në letër shefi i diplomacisë shqiptare kërkon qasje të balancuar për zgjedhjet në Shqipëri dhe vërtetim me prova të kritikave.
-
VIDEO
21 Janari / Spahiu: Si do reagonte Berisha nëse Rama vriste 4 protestues demokratë në shesh?
Për juristin Kreshnik Spahiu, deklarata e Sali Berishës për "krim shtetëror pa dashje" ishte e mirëmenduar, në një kohë që SPAK po e heton dosjen e “21 Janarit”
-
VIDEO
Spahiu propozon: Burg për pronarët e hoteleve që diskriminojnë turistët kosovarët apo diasporën
Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Nertil Agalliun në Report Tv tha sot se Kodi i ri Penal duhet të miratohet nëpërmjet një referendumi nga populli, i cili me anë të votës së drejtpërdrejtë çimenton themelet e kodit të ri. Spahiu propozoi që në Kodin e ri Penal të shtohet një nen për dënimin me burg për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë pronarët e hoteleve dhe restoranteve që diskriminojnë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia apo nga diaspora
-
VIDEO
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një interviste me Nertil Agalliun në Report Tv, se koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes skuadrës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë autorësi e shërbimeve ruse.
-
VIDEO
Spahiu zbulon arsyet, pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje
Sipas tij, kryedemokrati e kishte studiuar dhe ishte përgatitur për një përgjigje të tillë, që vjen pak ditë pas deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani
-
VIDEO
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim, ju përshëndesim me mirëkuptim
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave të zëna nga një biznes.
-
VIDEO
Berisha paraqitet në SPAK për aferën "Partizani", zbaton masën detyrim paraqitje dhe lë shënim me shkrim
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, në të cilën Berisha gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.
-
VIDEO
Sali Berisha pranon ’21 Janarin’: Ishte krim shtetëror pa dashje, u vranë nga armët e shtetit
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, nëse ndan të njëjtin qëndrim me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut që e ka konsideruar krim shtetëror “21 Janarin”, Sali Berisha tha se e pranon që është krim shtetëror, por sipas tij ‘pa dashje’.
-
VIDEO
Pas Selitës, deputeti Erion Braçe denoncon të tjera pamje në Tiranë: Te pallatet ‘Agimi’ mbeturinat në rrugë, na dëmton! Si u lëvizën koshat?
Ligjvënësi ngre shqetësimin se kjo situatë dëmton krejtësisht imazhin dhe krijon pakënaqësi dhe probleme te banorët, ndërsa mund të zgjidhet shumë lehtë
-
VIDEO
Partia e Lirisë kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Fut nene të paqarta dhe i hap rrugë interpretimeve nga Gjykata dhe Prokuroria!
Zv/Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, bëri sot deklaratë për mediat, ku shprehu kundërshtitë e subjektit politik për Draftin e ri. Kërkohet një proces i hapur diskutimi, transparent dhe gjithpërfshirës
-
VIDEO
Industria e Mbrojtjes, Vengu: 20 shoqëri interes për të bashkëpunuar me KAYO
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi sot Bazën Detare të Pashalimanit ku ka nisur vlerësimi teknik me partnerët italianë me qëllim ringritjen e kantierit detar për prodhimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve të Forcës Detare.
Ministri bëri të ditur se në 9 muajt e fundit, 20 shoqëri prodhuese të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interesin e tyre për të bashkëpunuar me KAYO, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak “Made in Albania”.
Po ashtu, Vengu tha se përgjatë muajve qershor dhe korrik 2025 janë finalizuar negociatat me tri prej tyre.