-
VIDEO
PL bën bilancin e dëmeve nga zjarret në vend, Blushi: 80 milionë euro fatura deri tani
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha në një konferencë për shtyp ditën e sotme se rreth 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi, nga zjarret në mbarë vendin.
-
VIDEO
Spahiu kundër Kodit Penal: 21-vjeçarët s’mund konsiderohen të mitur!
Juristi Kreshnik Spahiu ndau mendimin kundër edhe për rritjen e moshës së të miturve, në 20-21 vjeç, për ndryshimet e reja në Kodin Penal, duke theksuar se në Shqipëri ka shumë të rinj të kësaj moshe që akuzohen për krime të rënda.
-
VIDEO
Berisha dredhon për fraksionet brenda PD-së: Partia duhet të jetë e bashkuar në diversitet, por 11 maji ishte farsë elektorale!
Kryetari i Partisë Demokratike u pyet disa herë nga gazetarët e pranishëm për mendimet ndryshe brenda PD-së, analizën e zgjedhjeve, reformimin e saj dhe fraksionet e mundshme, duke i rikujtuar edhe Rithemelimin me të cilin u rikthye në PD për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga kryeministri Edi Rama dhe e cilësoi “Kodi narko-penal”. Kërkon rikthimin e dënimit me vdekje për disa raste
-
VIDEO
‘Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër’, Rama: Masa represive për ndërtuesit, listë të zezë për ata që shkelin lejen! Monitorim 24 orë me kamera kantiereve
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë që po hapen për industrinë do të shoqërohen me rregulla të rrepta: “Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër.” Rama tha se qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, të cilët do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, ndërsa të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.
-
VIDEO
Rama: Masa represive për ndërtuesit, 'listë të zezë' me ata që shkelin lejen! Arkitektët përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti
Me reformat e reja ligjore, qeveria parashikon masa represive ndaj ndërtuesve që shkelin lejet e ndërtimit. Arkitektët do të vendosen përballë përgjegjësisë ligjore në rast se ndërtimi ka devijuar nga projekti për të cilin është dhëna leja.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ KQZ ndan mandatet për Fierin, Elbasanin e Durrësin! Në Kuvend shkon Zegjine Çaushi, jo Bardho! Andia Ulliri s’ia merr dot vendin Ndojës
KQZ shpërndan mandatet për deputetët e zgjedhur në qarkun e Durrësit, Fierit dhe Elbasanit. Në kampin e PS, në Kuvend do të ulet Zegjine Çaushi edhe pse humbi nga rinumërimi i Fierit. Kandidatja e PD në Durrës, Andia Ulliri kërkoi t’i zërë vendin me argumentin se është gruaja më e votuar në listën e hapur të Durrësit. Por, kërkesa u rrëzua nga KQZ.
-
VIDEO
Të rinjtë start-up për financimin e sektorit të ndërtimit, Rama merr pjesë në prezantim
Në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, po zhvillohet prezantimi i një start-up-i të rinjsh shqiptarë për financimin e sektorit të ndërtimit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Lapaj ankohet në KAS: Më takon mua, lista e mbyllur u dorëhoq
Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga ‘lufta’ për t’u bërë deputet në shtator dhe kështu vijon të këmbëngulë se mandati duhet t’i kalojë më të votuarit të listës së hapur. Pasi KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli, ashtu siç pritej kreu i Shqipëria Bëhet është ankuar në KAS.
-
VIDEO
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, Rama: Eh mër çuna vap e modhe e di, por duhet ajrosur lagjja apo jo?
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihet puna për lirimin e hapësirave, ndërsa vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.
Kreu i qeverisë me tone humoristike e ironizuese, shkruan krahas postit: “Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?”
-
VIDEO
Peshëngritësja Enkileda Carja mori medalje të artë, Rama: Theu tre rekorde evropiane
Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultate mbresëlënëse në Kampionatin Europian për 17-vjeçarët në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ceremonia e ndarjes së medaljeve në kampionat ku po luhej edhe himni shqiptar.
-
VIDEO
Efektivi dhunoi kamerierin, Rama: Të përjashtohet nga Policia! Zyrtarëve s’do tu tolerohen shkeljet që cenojnë komunitetin apo qytetarin
Kryeministri kërkon përjashtimin për efektivin që bashkë me mikun e tij dhunoi kamerierin 18-vjeçar në Vlorë. Rama thotë se në reformën e re për kontrollin e territorit do të rritet përgjegjësia para ligjit për çdo punonjës shtetit. Ndjekje penale e përjashtim nëse zotërojnë një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo shfrytëzojnë një hapësirë publike për të nxjerrë fitim.