-
VIDEO
Bllokimi i fondeve të IPARD, Blushi: Goditje e madhe për fermerin! Korrupsioni, e vetmja pengesë për integrimin dhe SPAK s’ka vullnet ta hetojë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë kërkoi që koha e llogaridhënies të nisë me emra konkretë, pasi paratë europiane të destinuara për fermerin shqiptar, shkuan në xhepat e krimit të organizuar dhe miqve të qeverisë, teksa kërkoi që SPAK të hetonte këto raste
-
VIDEO
Çollaku për Report Tv: PD t’i nënshtrohet reformës së thellë, të lejohen fraksionet! Nëse s’shkoje te ballkoni i Berishës të quanin armik
Deputeti i Partisë Demokratike bën analizën dhe propozimet pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, në emisionin ‘Sot, Live në Shqipëri’. Shpjegon defektet që i hapën dyert qeverisë për të fituar për herë të katërt dhe jep mendimet si zgjidhet situata. Kërkon hapjen e PD-së dhe mendimit ndryshe
-
VIDEO
Rama: Gjyqtari Hazbiu i pacipë, vendosi masë sigurie në favor të ndërtuesit që ndërtoi pa leje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e gjyqtarit të Tiranës, Hazbi Balliu i cili ka vendosur masë sigurie në favor të ndërtuesve të një pallati të konfiskuar në mes të Tiranës. Gjyqtar i pacipë e quajti Rama.
-
VIDEO
Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal, mund të zgjidhet me referendum nga populli
Juristi Kreshnik Spahiu tha se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor.
‘Duhet që të hartohet një kod i ri penal duke qenë se jemi në një realitet të vështirë kemi një projekt që është i debatueshëm dhe debati i parë fillon që s’mund të injorohej Prokuroria Speciale, Gjykata e Lartë. Mund të kishim një projekt që të kalonte përmes referendumit popullor. Nëpërmjet referendumit popullor ka Zvicra që kalon legjislacionin penal. Edhe Italia parashikon dispozita për referendum popullor. Pra do të duhej një debat i gjerë’, tha ai.
-
VIDEO
Parkimi dyshe dhe parakalimet e çmendura, Spahiu: Burg apo heqje e përjetshme e patentës?
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe situatën e qarkullimit rrugor në kryeqytet. Ai tha se situata është jashtë kontrollit pasi bëhen parkime dyshe dhe parakalime të gabuara.
Sipas tij, në vende si Gjermania, në rast të heqjes 8 pikë nga patenta shoferit i hiqet përgjithmon leja e drejtimit të mjetit.
‘Shqipëria është i vetmi vend që është në kaos dhe në anarki totale, nuk ndodh në asnjë vend ky kaos i shoferëve të çmendur me parkime dyshe duke u futur në semafor me të kuqe, asnjë qytet i Afrikës nuk është në kaosin e kryeqytetit të Shqipërisë. Pastaj nëse kjo zgjidhet me burg apo duke hequr lejen e drejtimit ngelet për tu parë. Në gjermani nëse të heqin 8 pikë për kufizim shpejtësie të hiqet patenta përgjithmonë dhe nëse e drejton pa leje qarkullimi dënohesh me burg, unë njoh disa persona që kanë drejtuar automjetin pasi kanë qarkulluar pasi i është hequr patenta’, tha ai.
-
VIDEO
Spahiu: Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë në 2027, sepse ligji kërkon dorëheqje të Erion Veliajt
Kreshnik Spahiu, tha se në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast se kryebashkiaku Erion Veliaj do të mund të jepte dorëheqjen.
Çështja e Bashkisë së Tiranës është aq sa juridike edhe politike. Do të ketë avancim dhe të hetimeve që lidhje me çështjen penale ndaj Veliajt këtë e ka thënë vet Dumani. Koha për paraburgimin do të zgjatet dhe do të kemi një proces të gjatë. Lidhur me çështjen e Bashksië së Tiranës vlerësimi im është edhe fakti që qeveria ka emëruar 4 kryetar të ri do të thotë se s’do të ketë zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës por ato do të jenë në 2027, sepse zgjedhje të parakohshme shpallen kur ka dorëheqje dhe kur ka vendim të formës së prerë dhe këto nuk janë. Pra unë mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
-
VIDEO
Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030! Vendi do ndahet në 6 rajone turistike, prioritet turizmi elitar, jo më resorte me vila, por hotele me shërbime
Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, përmes një video-mesazhi ku shprehet se është finalizim i një pune dyvjeçare.
-
VIDEO
Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private
Për juristin Kreshnik Spahiu në Shqipëri është e nevojshme që të bëhet reformim i thellë i Kodit Penal, duke theksuar se ashpërsimi i Kodit Penal është i domosdoshëm për të frenuar shkelësit e ligjit, sidomos ata që cenojnë pronën publike dhe private.
-
VIDEO
Berisha paguan dhe 250 mijë dollarë të tjerë/ Lobistët gënjejnë DASH: Hiqjani 'non gratën' se nuk është aktiv në politikë (DOKUMENTI)
Sali Berisha vijon përpjekjet e pashpresa në SHBA për të hequr non Gratën. Përmes kompanisë së lobimit, ai i kërkon DASH t’i heqë sanksionimin si i padëshiruar duke e quajtur non gratën të ndikuar politikisht. Por, në letër, lobistët gënjejnë duke thënë se ish kryeministri nuk është aktiv në politikë, ndonëse Berisha ri-mori drejtimin e PD pas non gratës së SHBA.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Dorëzohet KAS, numëruesit e Fierit nuk i çon në Prokurori, por tek Celibashi: Hetoji ti, pati mospërputhje të theksuara votash
Edhe pse e pranoi se në pamje të parë, disa numërues në Fier kanë manipuluar votat, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, pas një muaji diskutim, vendosi të mos kallëzojë në prokurori numëruesit e partive. Report TV ka zbuluar një shkresë, e cila i dërgon këto raste, për hetim, por tek Ilirjan Celibashi.
-
VIDEO
‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’ Deputeti Erion Braçe shpërthen për gjendjen në Selitë: Aty ku janë institucionet, bashkëjetesë me plehrat
Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për gjendjen në Selitë
-
VIDEO
Rama për revistën gjermane: Në shtëpi kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë! Projekti i Kushner po ecën! Si i shpëtova sulmit në '97-ën
Në një intervistë për ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer marrëdhënien me gruan e tij, të cilën e quan “opozita më e ashpër” që ka përjetuar ndonjëherë. Ai flet për artin, sfidat si kryeministër, projektin e Jared Kushner në Sazan, mbylljen e TikTok dhe për sulmin që i'u bë në vitin 1997.