-
VIDEO
Drafti i Kodit të ri penal, PL: Neni 210 tradhti kombëtare e Edi Ramës, i hap rrugën shitjes së territoreve të Shqipërisë
Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e Territorit” janë tradhti kombëtare e Edi Ramës pasi zbusin ndëshkimin penal duke i hapur rrugë cenimit të sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
-
VIDEO
Sherri i Bërishës me Këlliçin, Kulluri: Të 2 simbolizojnë humbjet elektorale! Kryedemokrati e konsideron veten pronar i PD, i frikësuar për çështjen e tij me SPAK
Kulluri theksoi se “tërheqja e veshit” që iu bë Këlliçit konfirmon sërish që Partia Demokratike është e privatizuar nga Sali Berisha dhe çdo anëtar i kësaj force politike duhet të zbatojë e ndjekë linjën e caktuar nga kryedemokrati, deri në autocensurë.
-
VIDEO
7 pyetje/ Veliaj: A u hetua kush i financoi protestat e dhunshme te bashkia? SPAK pushtet pa kontroll në koordinim me aktorë të tjerë për eliminimin tim politik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, thotë se SPAK mbylli një dosje pa prova ndaj tij, dhe pyet prokurorët nëse i kanë hetuar ndonjëherë se kush i financoi protestat e dhunshme para bashkisë, për të cilat thotë se u koordinuan në të njëjtën kohë me hetimin ndaj tij. Sipas Veliajt, SPAK po ushtron pushtet pa kontroll në mënyrë të koordinuar me aktorë të tjerë për eliminimin e tij politik.
-
VIDEO
'I dalë nga shpellat e mafias', Berisha ‘frikë’ nga Kodi i ri Penal: Nen për të mbrojtur Dumanin e Irena Gjokën, janë në shërbim të regjimit
Narkokodi e quan Sali Berisha draftin e ri për ndryshimet në Kodin Penal. Ai hodhi akuza se një nen i posaçëm është hartuar me qëllim për të mbrojtur Irena Gjokën e Altin Dumanin.
-
VIDEO
Ceremonia e diplomimit të studentëve të FA, ministri Vengu: Mbi 1 mijë ushtarë heroikë 'luftuan' me flakët, profesion ku sakrifica merr domethënie
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vlerësoi punën e mbi 1,000 efektivët që u përballën me flakët e zjarreve gjatë ditëve të fundit duke theksuar se misioni i tyre në këto rrethana të jashtëzakonshme është një shembull heroizmi të heshtur.
-
VIDEO
‘Belind ku je?!’/ Berisha zbulon hapur sherrin me Këlliçin për drejtësinë: SPAK ia degdisi kallëzimin për krim elektoral tek Prokuroria e Tiranës (VIDEO)
Sali Berisha ka dalë sot publikisht kundër Belind Këlliçit dhe deklaratave të tij të fundit ku fliste për arrestime të SPAK. Berisha i kujtoi Këlliçit qëndrimet që duhet të mbajë për SPAK duke thënë se ky institucion i degdisi denoncimet për krime elektorale në prokurorinë e Tiranës.
-
VIDEO
Pas Berishës, edhe partia e Metës ankohet për draft Kodin e ri Penal: Shtet represioni, kritikat të çojnë drejt burgut
Pas Partisë Demokratike edhe Partia e Lirisë e Ilir Metës i quan respresive ndryshimet e parashikuara në draftin e Kodit të ri Penal.
-
VIDEO
Kryemadhi: Mamanë e quajtën pastruese se më ndihmoi mua! E ëma: Direktivat u dhanë në Kongresin e PS-së!
Monika Kryemadhi tha se nënën e saj, Fatime Kryemadhi, SPAK e ka përfshirë si të pandehur në dosje, sepse ka ndihmuar atë për të pastruar veprën penale të fshehjes së pasurisë.
“E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha ajo për gazetarët pas daljes nga Prokuroria.
Kurse vetë Fatime Kryemadhi, e cila doli pas të bijës nga godina, foli shkurtimisht duke fajësuar Partinë Socialiste për hetimin ndaj familjes së tyre.
“U dhanë direktivat në Kongresin e PS-së dhe u shpërndanë. U dhanë në Kongres direktivat”, tha ajo shkurtimisht.
Akuza ndaj saj është ‘pastrim i produkteve të veprës penale’.
Në fund Kryemadhi u tregoi gazetarëve teksa fliste lirshëm me ta se kishte qenë pa qejf nga ana shëndetësore edhe pas problemeve që kishte pasur me veshin e mesit. Gjithashtu u pyet edhe për unazën që kishte gjetur.
“Kam pasur probleme me veshin e mesit. Ja mo unaza..., ja tek e kam, me diamant dhe rubin madje”, u përgjigj ajo teksa pyetej nga gazetarët.
-
VIDEO
Meta e quajti ‘Zegjine’, Kryemadhi: Iliri s’ka internet në burg! E ka bërë fansi i garderobës time dhe vjehrri i tij, se ua njoh racën
Monika Kryemadhi u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me një reagim të tij të ditëve më parë, ku e krahasonte me deputeten socialiste të sapozgjedhur në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi.
-
VIDEO
Berisha kundër Drejtësisë dhe Kodit Penal: Altin Dumani dhe Irena Gjoka duhet të ishin në burg! Votën e Diasporës do e çojmë në Strasburg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi sot përsëri ndryshimet në Kodin Penal dhe Drejtësinë, duke thënë se ata janë për burg, por shpërblehen nga pushteti dhe kryeministri Edi Rama, sikurse edhe organizatat kriminale.
-
VIDEO
‘Po bëj gati skenarin për filmin e radhës’, Kryemadhi batuta para SPAK: Nuk bashkëpunoj, do flas në gjykatë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK ku do ti komunikohet mbyllja e hetimeve për dosjen ‘Meta’, në të cilën është marrë e pandehur.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ KQZ ndan mandatet për Fierin, Elbasanin e Durrësin! Në Kuvend shkon Zegjine Çaushi, jo Bardho! Andia Ulliri s’ia merr dot vendin Ndojës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau sot mandatet edhe për 3 qarqet e fundit, duke mbyllur shpalljen e 140 deputetëve që dolën fitues nga 11 maji. Andia Ulliri, demokratja e Durrësit u përpoq të bindte Celibashin ta fuste në parlament për shkak të gjinisë, por nuk ja doli. Mandati i ngeli Arjan Ndojës.