• VIDEO

    Rama: Fond për të paguar shqiptarët jashtë vendit, të ndihmojnë bashkitë në hartimin e projekteve për të thithur fonde nga BE

    Kryeministri Edi Rama ka propozuar krijimin e një strukture të posaçme jashtë vendit për të përfshirë shqiptarët e diasporës dhe ekspertët e huaj në përmirësimin e kapaciteteve të bashkive në Shqipëri. Sipas Ramës, është e domosdoshme të shfrytëzohen burimet njerëzore jashtë territorit, për të ndihmuar bashkitë në hartimin e projekteve dhe në rritjen e efikasitetit të qeverisjes vendore.

  • VIDEO

    Rama u kërkoi shkarkimin e nënkryebashkiakëve, refuzojnë demokratët: Nuk dëgjojmë urdhëra politikë! Vangjel Tavo: Zëvendësit e mi janë të rinj, do i testoj

    Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive.

  • VIDEO

    Deklaratat e Ramës për Thethin, prokurorja Gjeli ankim në KLP: Deklarata linçuese! Kryeministri: Hartoi ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje

    Pas kritikave të kryeministrit Rama për mosnisjen e hetimeve për një ndërtim pa leje në Theth, prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë KLP-së. Ajo kërkon reagim ndaj deklaratave të Ramës, ndërsa vetë Kryeministri vijoi akuzat edhe në takimin me kryebashkiakët.

    • VIDEO

      ‘50% e banorëve në Fushë-Arrëz nuk besojnë që do futemi në BE’, Rama batuta me Hilë Currin: I mbyte me propagandë! Kryebashkiaku i Berishës shkrihet së qeshuri

      Batuta ka shkëmbyer sërish kryeministri Edi Rama me kryebashkiakun demokrat të Fushë Arrëzit, Hill Curri. Ky i fundit po diskutonte për integrimin në BE, kur tha se 50% e banorëve në bashkinë që ai drejton nuk e besojnë që Shqipëria do integrohet.

      • VIDEO

        ‘Ju falënderoj për këtë takim’, Rama batuta me kryebashkiakun demokrat: S’na e ke uruar fitoren akoma

        Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me kryebashkiakun demokrat të Fushë Arrëzit, Hill Curri. Ky i fundit falënderoi kryeministrin për organizmin e takimit, duke thënë se është një mundësi e mirë për të ngritur disa probleme.. Me batuta kryeministrii tha se po pret urimin për fitoren e 11 majit, pasi ende nuk e ka marrë.

         
      • VIDEO

        ‘Derën e BE e kemi hapur’, Rama ‘porosi’ kryebashkiakëve: Të provojmë se jemi të denjë për t’u ulur në tryezë! Në vjeshtë hapim të gjithë kapitujt

        Në vjeshtë Shqipëria pritet të hapë negociatat me BE për të gjithë grupkapitujt. Kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e Bashkive në gjithë vendin, tha se Shqipëria tashmë derën e Bashkimit Europian e ka të hapur.

        • VIDEO

          Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli, pa kryer asnjë hetim vendosi mosfillimin e tyre

          Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli, pas refuzimit nga ana e saj për të hetuar rastin e Thethit.

        • VIDEO

          Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet

          TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative. Bëhet fjalë për rreth 340 administratorë, pasi përjashtohen ato të bashkive që drejtohen nga demokratët, edhe pse takimit në qytetin bregdetar të Durrësit, iu bashkuan edhe 6 kryebashkiakët e PD.

           
        • VIDEO

          Berisha ‘kapet’ me drejtësinë e re, i sulmon nëpërmjet Raportit të KE për të mbrojtur veten: KLP, KLGJ dhe ILD qeverisin si koorporata!

          I vendosur nën akuzë dhe i pandehur në gjyqin e dosjes së aferës ‘Partizani’, Berisha sot e 'harroi' përkohësisht ‘trenin bullgar’ për zgjedhjet e 11 majit dhe u mor më shumë me Drejtësinë e re. Akuza KLP, KLGJ dhe ILD se veprojnë si koorporata. Lexon pjesën e raportit për rrethimin e SPAK-ut nga qeveria në muajin shkurt për rastin Veliaj, por harron ato që bën vetë dy herë në muaj, duke sulmuar Prokurorinë e Posaçme dhe kreun Altin Dumani

        • VIDEO

          Rama: Në reformën e re, shtojmë mbrojtjen e peisazheve! S’mund të lejojmë që kodrat e bregdetit dhe Tiranës të mbushen me vila, resorte dhe pallate

          Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se në reformën e re territoriale, do të shtojnë edhe një element tjetër, për zonat e mbrojtura. Ai tha se nuk mund të lejojnë që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar dhe ata të Tiranës të mbushen me resorte dhe vila.

          “Kjo çështja e kërkesave për titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore, duhet të shihet ka ardhur të ndahet përfundimisht midis çfarë është kërkesë për pronësi për tokën bujqësore dhe kërkesë për pronë për ndërtim. Se historia nëpër shkëmbinj apo vende kur s’ka pasur kurrë bujqësi është një histori kap tokë që të bësh ndërtim. Nga ana tjetër, kemi filluar një punë me Agjencinë e Planifikimit dhe të Zhvillimit Urban dhe pjesë e reformës së territorit do të jetë edhe përfshirja e një elementi tjetër, që është arkitekti i peisazhit, mbrojtja e peisazheve, se nuk mundet dot që të gjitha kodrat e bregdetit shqiptar të mbushen me resorte, vila apo kodrat e Tiranës me pallate. Siç bëmë me Porto Palermon që e kthyen të tërë gjirin në një zonë të mbrojtur, do të ndërtojmë një skedë të re për të mbrojtur pjesë të peisazhit përgjatë bregdeti dhe rreth gjithë qyteteve. Të ndërtosh kulla në qytet është gjëja e duhur. Për të shfrytëzuar tokën me një intensitet të lartë në lartësi dhe për të mos u hapur si varresat e Tiranës që mund të përfundojnë deri në Durrës. Të ndërtosh me intensitet të lartë është më e mirë sesa të hapësh në të gjithë territorit.”, tha Rama.

        • VIDEO

          Berisha: Do ulemi me PS-në për reformën zgjedhore, por jo me Ramën për territorialen! S’e njohim qeverinë e dalë nga farsa elektorale!

          Kreu i selisë blu dha dy qëndrime të ndryshme, duke e ndarë ‘binarin’ politik nga ai qeveritar. Berisha tha se do ulet me PS-në në tavolinë për reformën zgjedhore, sepse ajo bëhet nga partitë, duke lënë të kuptohet se i intereson kontrolli politik i partisë së tij nëpërmjet vendosjes së deputetëve, por refuzoi kategorikisht të ulej me Qeverinë për reformën territoriale

          • VIDEO

            ‘Në vend që të financosh një televizion privat, paratë çoji te topografët’, Rama kritika Dredhës: Kadastra e Vlorës simboli i korrupsionit

            Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredhën, ndërsa theksoi se Kadastra e këtij qyteti është kthyer në simbolin më kuptimplotë të “pisllëkut dhe korrupsionit në histori”.

            “Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori, aty nuk është ndërruar një, aty janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjitha burimet e krahut, që juve e morët si referencë, tani kemi marrë burime në krahun tjetër se mos shohim së mos bëjmë ndonjë ndryshim, por përtej kësaj, të vihen njerëz jashtë profilit për të bërë këtë punë është e papranueshme. Aty duhet të jenë njerëzit që kanë atë profil, Kjo histori është financier por ka eksperiencën, është blegtori, por ka eksperiencë në muzikë dhe e morëm për drejtues të orkestrës së qytetit nuk shkon, Blegtori të bëjë blegtorin, financierin të bëjë financierin, topografi të bëjë topografin.Në vend se të financosh një televizion privat atje me paratë e me taksat e vlonjatëve, merr dhe paguajë topografë, silli nga Tirana në Vlorë, me ato lekë. Kjo është e pakuptimtë fare, është një çoroditje e pakuptueshme. Kanë hipotekuar trotuaret, kanë legalizuar tendat. Jam, në proces legalizimi, nuk ekziston kjo. Kur ka vepra publike për të bërë, kur ka hapësira publike për të liruar, nuk ekziston kjo jam në proces. Jam në proces nuk do të thotë asgjë, është njësoj si të thuash më kapët duke vjedhur por jam në proces për amnisti. Proces legalizimi nuk është fakti që ke çuar dhe ke kërkuar të legalizohesh, nuk është sigurim padie. Ti ke shkuar të legalizohesh, por ndërkohë qytetarëve u duhet trotuari sepse ajo që ka ndodhur në Vlorë është e paimagjinueshme, mbase ka ndodhur edhe në qytete të tjera. Kur ma thoshin njerëzit më dukej si ato hiperbolat vlonjate. Nxirr ca karrige, vër një çadër, hiq çadrën vër një shtyllë tre çadra si kërpudhë, pastaj 4 kolona hekuri, vëri edhe një tendë sipër, pergolat e quajnë në Vlore, pastaj kalo në proces legalizimi dhe pastaj u i fut dhe llamarina sipër edhe bëjë klub, trotuarin. Ca është ky proces legalizimi, si mund të ketë proces legalizimi në kundërshtim me interesat e publikut, ka një ligj qe e ka vënë kufirin. Bëhet tolerancë kur është puna për shtëpinë në fshat, por jo kur është puna për pergolatën e hekurit në mes të Vlorës, e kur është puna për oborrin e shkollës e terrenin sportiv, e hapësirat në mes të pallateve. Ca janë këto procese dhe pastaj të bëhet pronë dhe të hapësh trotuarin duhet të paguash nga taksat shpronësimin. Kjo është skandal nuk mund të ndodhë, jemi këtu sot për të bërë një bilanc të një pune që është kërkuar nga ju.

            Pse Durrësi, që është qytet i madh që ka probleme që ka shumë më tepër se Belshi, Përrenjasi, pse Durrësi është në krye të kësaj liste dhe pse ka bërë gjithë atë punë, si shpjegohet kjo. Pse cërriku prap del aty me bilanc pozitiv. Pse? Vetëm për një arsye, njëri që i rri mbi kokë punës, i rri mbi kokë punës. Kjo punë duhet të mbyllet, legalizimet duhet të mbyllen, kemi thënë do i mbyllim brenda mandati katër, kemi vënë objektiv 2028 dhe njerëzit duhet t’i marrin, ka proces për tenda, baraka që pastaj kthehen në pronë dhe pastaj në pallat, proces për lokale, restorante nuk ka. E kanë taksën zero, nga shteti si biznes si vogël për ata që janë biznes i vogël, edhe pse bëjnë sikur janë i vogël. Por këtë çështje do e zgjidhë modeli i ri inteligjencws artificiale, edhe integrimi i AI me sistemin e fiskalizimit, por të kesh taksën zero, TVSH zero edhe të hapesh e të marrësh trotuarin e parë dhe të dytë dhe pastaj të thuash po me pengojnë. Ose në tiranë të pushtosh territorin pas muzeut historik, pushtim, total, të pushtosh 21 dhjetorin, me karrige me tavolina, e papranueshme, Nuk ka për të ndodhur. Për me tepër të futet legalizimi në mes”, tha Rama.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv