• VIDEO

    I shprehu shqetësim për legalizimet, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës: Demokrat, demokrat por duhet me t’i thënë të mirat!

    Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj i shprehu shqetësimin kryeministrit Edi Rama për çështjen e legalizimeve. Ai tha se në 6 muaj janë bërë 14 legalizime nga 175 dosje. Ai tha se ka edhe shumë persona në fshatra, që presin të marrin certifikatat e pronësisë.

    Kryeministri Rama i tha me batutë se edhe pse është demokrat duhet ta vlerësojë për përkushtimin në këtë punë. Ai shtoi se në zona të tilla si Puka, banorët duhet ta marrin titullin e pronësisë dhe të mos pritet derisa të futen në hartën dixhitale.

  • VIDEO

    Rama: Reforma e re e territorit do të shmangë “gjelat” nëpër prokurori e gjykata! Paralajmëron ndërtuesit: Do të shkoni të gjithë në burg

    Kryeministri Edi Rama tha se reforma e re për menaxhimin e territorit do të shmangë “gjelat” nëpër Prokurori dhe gjykata, duke iu referuar prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, të cilën e kritikuan pak ditë më parë për mosfillimin e hetimeve për një ndërtim pa leje në zonën turistike të Thethit.

    “Reforma e re e territorit, duhet të bëjmë disa përcaktime përfundimtare për të shmangur edhe gjelat në prokurori e gjykata. Zonja Gjeli që bëjnë lojëra nga më të çuditshmet, lojërat fillojnë që nga IMT, IKMT, dhe policia bashkiake që e ka këtë shtesën pa leje por është vetë me leje. Kush? Nuk mund të jetë që taksat e shqiptarëve të paguajnë pastrimin e mijëra metrave kub beton nga prishjet. Nuk mund të jetë që ke një ndërtim dhe bën shtesë pa leje dhe po të kapën nuk të ndodh një gjë dhe ndërkohë shembjen e pastrimin ta bëjë shteti.”, u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Ilir Proda i pranishëm në takimin me kryebashkiakët, Rama: Shkarkimi i drejtorëve të policisë të Shkodrës, mesazh për të gjithë! Asnjë nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë

     pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit në Durrës ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda. Kreu i qeverisë tha se shkarkimi i drejtuesve të policisë së Shkodrës, që u njoftuan dje nga Proda, është një mesazh edhe për të drejtuesit e qarqeve të tjera.

    “Meqë këtu kam edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtor ajo që është bërë dje me shkarkimin e kreut të Shkodrës, dua ta ritheksoj që është shpresoj mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë. Nuk bëhet fjalë me një tavolinë me 4 karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e një mali kur një fshatar bën një avlli pa leje. Poshtë në bregdet, ku ndërtohen resortet ku merret dheu nga kantierët dhe bëhet deti si lumi i Lanës nuk e shohin. Të gjithë drejtorët e qarqeve shefat e komisariateve duhet ta dinë, për çdo ndërtim në formën e një pallati kur aty ka paligjshmëri.

    Nuk kemi ne 4 mijë km bregdet që të kemi luksin të na dëmtohet më shumë seç është ndërtuar. Të gjithë ndërtuesit duhet të kuptojnë se nëse angazhojmë ajkën e arkitektëve ndërkombëtarë në Shqipëri, edhe merren ekspertët me të gjitha detajet, ne nuk mund të lejojmë që më pas projektet në territor të bëhen sipas qejfit. Që në projekt është gur nga ai i zonës dhe ai e bën suva nga Turqia.”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama ‘ultimatum’: Të hënën, kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet

    Rama u kërkon kryebashkiakëve të shkarkojnë të gjithë kryetarët e njësive administrative. Pas Vlorës, Durrësit e Fierit, kreu i qeverisë kërkoi shkarkimin edhe të të gjithë drejtorëve lokalë të Bashkive Elbasan dhe Lushnjë.

    • VIDEO

      Rama: Brenda pak ditësh dalin çmimet e reja të referencës! Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se e para

      Kryeministri Edi Rama theksoi se brenda pak ditësh do të bëhen me dije çmimet e reja të referencës.

      “Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës. Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës. Një gjë duhet patur parasysh se në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, por në disa bashki taksa e tavolinës psh apo të tjera...ka edhe raste ekstravagante fare i këtyre që merren me miniera apo investime në energji iu vënë taksa lokale të çuditshme por edhe këtu duhet patur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi dhe për këtë besoj se ministria e Financave do të na japë një udhërrëfyes”, u shpreh kryeministri Rama.

    • VIDEO

      Rama 'irritohet’ me kryebashkiakun e Dropullit: O Dhimo ça ke? Po bën gjeste të çuditshme, s'ka ujë atje...

      Kryeministri Edi Rama, në fund të fjalës së tij gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit, u ‘irritua’ me Dhimitër Tolin, kryetarin e Dropullit.

       “O Dhimo ça ke? Ke që në fillim që bën ca gjeste të çuditshme. S’ka ujë në Dropull, ca ke? “, i drejtohet Rama.

    • VIDEO

      ‘Drejtori i UKT në Tiranë me 30 vetë staf në zyrë’/ Rama: Koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit

      Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit. Kritika për UKT në Tiranë.

      “Këtu kemi nevojë për një reformë, të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që në adresë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama nuk i ‘ndahet’ Dredhës: Absurditet, Bashkia Vlorë financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat

      Kryeministri Rama sërish kritika kryebashkiakut të Vlorës. Thotë se Bashkia e Vlorës financon me me dhjetëra mijëra euro një televizion privat.

      “Bashkia e Vlorës fin me dhjetëra mijë euro një televizion privat, për nuk e di se çfarë, besoj se ka një arsyetim filozofik, por nuk mund të vazhdojë kështu”, tha Rama.

    • VIDEO

      ‘Qendër monitorimi për ndërtimet’, Rama: Kantierët duhet të kenë kamera online 24 orë dhe GPS

      Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë kantieret e ndërtimit do të pajisen me kamera 24/24. Ai deklaroi gjithashtu se do të marrin një tjetër masë duke mos lejuar lidhjen e ujit dhe dritave te ndërtimet pa leje.

      “Të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen që janë për qëllime fitimi, flasim për pallate e ndërtime që kanë impakte te caktuara në jetën e banorëve gjatë kohës së ndërtimit, që s’mund të lejojnë të kalojnë kufijtë  e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Ashtu sikundër kantieret qoftë të gjitha llojet kantieret e ndërtimit të pajisen me GPS që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjes aty ku duhet të mbetjeve të kantierit dhe materialeve që hyjnë edhe dalin nga kantieri ku ka evazion të konsiderueshëm."

    • VIDEO

      Rama kritika Ermal Dredhës: Kryetari i bashkisë dhe administrata e Vlorës i kanë sytë gjysmë të mbyllur

      Në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit në Durrës, Rama adresoi kritika ndaj kryebashkiakut të Vlorës, ndërsa u shpreh se duke nisur nga kryetari e të tjerë me radhë i kanë sytë gjysmë hapur dhe gjysmë mbyllur.

      “Do të bëj një adresim të disa problematikave kyçe që fatkeqësisht karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh që vjen në rritje. Kjo sjell me vete sfida të reja, të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor posaçërisht në territoret ku përqendrimet e vizitorëve dhe turistëve janë më të mëdha. Një nga gjërat që vihet re është nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë në formën e zaptimeve të territorit, deri ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë dhe struktura atje i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, tha Rama.

    • VIDEO

      'Pse u kujtuan tani për aksionet', Rama u përgjigjet kritikëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

      kryeministri Rama, në takim me kryebashkiakët në Durrës iu përgjigj kritikëve në lidhje me aksionet e ndërmarra për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e objekteve pa leje.

      “Nga ana tjetër për të gjithë që thonë që Pse u kujtuan tani dhe pse i lanë këto, kjo është një betejë  e përditshme dhe  nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe mbi të gjitha nëse strukturat e pavarur të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, ku gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor, kjo është një përpjekje që kjo duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje”, theksoi Rama.

    • VIDEO

      Rasti i Thethit/ Rama: Bum ndërtimesh pa leje gjatë zgjedhjeve! Prokurorja Gjeli nuk nisi hetim, hartoi ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje

      Kryeministri Edi Rama komenton sërish rastin e ndërtimit pa leje në Theth, nga takimi me kryebashkiakët në Durrës.  

      "Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve për shkak se ka marrë vëmendjen e ditës ajo që ka ndodhur në Theth, ku gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve, ka pasur një boom ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit të ri turistik. Jo një, por rreth 40 denoncime janë vërë nga Policia e Shtetit për këto ndërtime, në një aspekt policia e Shtetit ka funksionuar, ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori, dhe siç është bërë e ditur në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërtimi pa leje është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, duhet thënë qoftë në Theth, qoftë në Vlorë, apo territore të tjera, dobësia e madhe e IKMT, Tirana psh është një qytet ku ka një volum të madh të problematikave të zaptimit përtej kufijve normale të bërjes biznes dhe qoftë policitë bashkiake janë struktura problematike", tha Rama. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv