-
VIDEO
Saimir Korreshi ironizon në Kuvend: Lushnjes i ikën qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar me ironi situatën paszgjedhore në Lushnje. Ai kritikoi dhe kaosin në administratë lokale, duke thënë se në Lushnje janë larguar me dhjetëra drejtorë.
-
VIDEO
Meta lihet në burg nga GJKKO: U divorcova me Kryemadhin pasi iu zbuluan kartat e kreditit nga Shatku, njeri i afërt me të! Asnjë lidhje me pagesat për lobimin
GJKKO ka lënë në qeli Ilir Metën, duke ia rrëzuar kërkesën e ish presidentit për ndryshim të masës së sigurisë. Meta që ishte vetë në i pranishëm në gjykatë, kundërshtoi akuzat e SPAK ndërsa përgjegjësinë ia la të gjitha ish bashkëshortes Kryemadhi. Ai tha se ishin pikërisht veprimet korruptive të Monikës që e bënë që ai të kërkonte divorcin.
-
VIDEO
Dita e 8-të e rinumërimit/ Hapen kutitë e Kavajës, Meta pretendoi për ‘trafikim’ votash! PD humb 573 vota që s'i takonin, PS 363
Dita e tetë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Rivlerësimi nuk ndryshon deri më tani asnjë rezultat, por ka shkaktuar pakënaqësi te disa kandidatë, të cilët janë shprehur se KAS po ua kthen votat në të pavlefshme.
-
VIDEO
NATO miratoi rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, Deliu në Report Tv: Aleanca u bë me e fortë, të gjithë po kuptojnë se siguria s’është falas
Për deputetin e PS Denis Deliu, miratimi i rritjes me 5 për qind të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035, ishte një vendim me rëndësi dhe e bënë më të fortë aleancën. Ai tha se të gjitha vendet po kuptojnë se siguria s’është falas.
-
VIDEO
Në kuvend, ministrja Denaj tha se situata me murtajën e kafshëve është nën kontroll. Ndërsa deputeti Braçe apeloi që çdo dëm i shkaktuar blegtorëve nga sëmundja e murtajës duhet të kompensohet nga shteti.
Në kuvend, ministrja Denaj tha se situata me murtajën e kafshëve është nën kontroll. Ndërsa deputeti Braçe apeloi që çdo dëm i shkaktuar blegtorëve nga sëmundja e murtajës duhet të kompensohet nga shteti.
-
VIDEO
Meta lihet në burg nga GJKKO: U divorcova me Kryemadhin pasi iu zbuluan kartat e kreditit nga Shatku, njeri i afërt me të! Asnjë lidhje me pagesat për lobimin
Në seancën ku SPAK paraqiti informacionin 2-mujor për Ilir Metën, u rrëzua edhe kërkesa e tij për zëvendësim të masës arrest me burg. Kreu i PL ishte në seancë, ku ka kundërshtuar me tone të ashpra provat e reja të SPAK. Rreth 4 orë zgjati seanca, vetë Meta ka folur për rreth 1 orë.
-
VIDEO
‘5 bujq u thirrën në polici se mbollën shalqi e pjepër’, Braçe: Policia bën përmbaruesin privat, në vend që të shqyrtojë se si toka e shtetit po përvetësohet në kundërshtim me ligjin
Teksa po fliste në kuvend, deputeti Braçe përmendi rastin e 5 bujqëve nga Imshti që sipas tij janë paraqitur në polici për disa mbjellje në një tokë që i takon shtetit. Ai ngre edhe disa pyetje se pse policia duhet të merret me bujqit që në fakt e kanë mbrojtur tokën, në vend që të shqyrtojë mënyrën se si po tentohet të vidhet toka e shtetit.
-
VIDEO
Gogu thumbon opozitën: Këtu jemi për të punuar, jo vajtuar humbjen! E vetmja vjedhje ishin Primaret! Berisha: U nxive nga raporti i Komisionit të PE
Deputeti socialist Toni Gogu thumboi opozitën se po vajton humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Gogu tha se e vetmja vjedhje është ajo e Primareve në PD, dhe se 200 mijë demokratë bojkotuan partinë në zgjedhje.
Kjo solli reagimin e Sali Berishës, i cili replikoi duke thënë se Gogu u ‘nxi’ në fytyrë nga raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.
-
VIDEO
Sherr në Kuvend për Avokatin e Popullit! PD: Rama s'pranon kandidaturën tonë! PS: U takon juve propozimi, por jo arbitrarisht! Ta ribëjmë procesin
Çështja e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit u rikthye këtë të enjte në diskutimet e Kuvendit, kur opozita kërkoi futjen urgjent në rend të ditës. Berisha kërkoi që emri i Besim Ndregjonit të votohet nga socialistët, ndërsa këta të fundit kërkuan një proces dhe në fund disa emra të propozohen nga PD, siç është tradita.
-
VIDEO
'Taulant Zarfi, sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste', Zhupa: Të gjithë e dinë se këtu nuk ka zgjedhje të ndershme
Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës.
Zhupa tha se vijnë nga raportimi në Strasburg dhe sipas saj të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj në fakt ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.
-
VIDEO
'Hoqe Dash Sulën për Metën', Berisha i përgjigjet Ballës: Je ministri i Suel Çelës, të mbron Altin Troplini
Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Ballës, ku ministri i tha se prej vitesh në politikë ai ka pasur qasje djallëzore ndaj shqiptarëve dhe pikërisht ata që i ka akuzuar i ka bërë më pas kandidat për deputet.
Berisha tha se ministri Balla ka porositur vrasje dhe se e mbron Altin Dumani, kreu i SPAK.
Berisha: Personi që foli këtu është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, për trafiqet e prostitucionit përfunduar tek droga, është njëri i akuzuar me dokumenta zyrtare në sallë gjyqe se ka porositur vrasje. Kanë ndjekur me regjistrim ato që faktonin se personin si një porositës për vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu. Ministër i bandës së Suel Çelës dhe të mbron Altin Troplini.
-
VIDEO
‘Horrat e tu dhunuan kryetarin e PS në ’96-ën’, Balla-Berishës: Ngrije kokën! Metën e akuzoje për vrasje e vjedhje, tani e vure në listë për kandidat
Nga Kuvendi, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla hodhi akuza ndaj Sali Berishës teksa i kujtoi deklaratat e tij ndaj Ilir Metës ndërsa tani e vendosi kandidat në zgjedhjet e 11 majit. Balla përmendi se Berisha e akuzuar Metën për vrasje dhe vjedhjen e floririt, ndërkohë që tani, për t’i siguruar një vend në listë, iu desh të hiqte Dash Sulën.