-
VIDEO
Angazhimi i NATO-s, brenda 2035-ës, Shqipëria 1.7 mld € buxhet për mbrojtjen (Si shpërndahen)
Shqipëria shpenzon sot 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për Mbrojtjen, shifër e cila brenda një dekade do të duhet të shkojë 5%. Sipas angazhimit të NATO-s, vendi deri në 2035-ën pritet të shpenzojë në krahasim me sot, 2.5 herë më shumë për mbrojtjen, 1.7 miliardë euro në total.
-
VIDEO
PL: Rritja e punësimeve para zgjedhjeve, krim elektoral për pushtet
Në një deklaratë për media, zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu punësimet janë bërë për të blerë votën përmes vendeve të punës, në vend që të shërbejnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
-
VIDEO
Përfundon rinumërimi për Tiranën, s’ka ndryshime! Bie alibia e Berishës për farsë, KAS: Jo trafikim votash! PD humb 612 vota, PS 381
Ka përfunduar sot rinumërimi i të gjitha kutive në qarkun Tiranë. Rezultati nuk ndryshon, por hapja e fletëve tregoi disa pasaktësi në numërim. Anëtarët e KAS thonë se nuk ka manipulim, por vetëm gabime njerëzore e për këtë, nuk do të dërgojnë njeri në prokurori.
-
VIDEO
Hapet thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj, kontratë pune për 250 më të mirët
Ministrja Bora Muzhaqi nëpërmjet një videomesazhi të ndarë për hapjen e thirrjes, theksoi se ky edicion i X-të vjen me më shumë hapësira dhe mbështetje se kurrë më parë, duke synuar që të rinjtë të kenë akses real në institucionet publike, të përfitojnë trajnim profesional dhe të kenë një trampolinë të vërtetë drejt punësimit.
-
VIDEO
Rinumërimi/ Berisha: S'e kërkoi PD, 'humbën' kandidatët! Gjyslyket e kreut të SPAK nuk shohin denoncimet tona
Në kushtet kur rinumërimi nuk faktoi asnjë pretendim të Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ky proces nuk qe kërkesë kryesore e selisë blu, por vetëm e kandidatëve. Ai akuzon Altin Dumanin se amniston krimet elektorale.
-
VIDEO
Vuloset rezultati për zgjedhjet e 11 Majit për 4 qarqe të tjera, KQZ miraton shpërndarjen e mandateve për Vlorën, Shkodrën, Beratin dhe Dibrën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.
Kjo pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e PD-së për këto qarqe dhe konsiderohet e ezauruar në çdo hallkë ankimimi për rezultatin.
Sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpërndahen mandatet për çdo deputetë të zgjedhur nga 4 qarqet.
-
VIDEO
Ministrat Kumbaro dhe Hoxha në Himarë: Aksesi publik i plazheve, siguria në det dhe ndalimi i zhurmave janë prioritetet e sezonit veror
E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e policisë kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.
-
VIDEO
Samiti i NATO-s, Softa në ‘Frontline’: Trump bëri presion për rritjen e buxhetit 5%! Abazi: Duhet forcim i mbrojtjes! Arapi: Siguria kombëtare s’është vetëm armatimi
Për ekspertin e Sigurinë Fatjon Softa, presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur presion për të detyruar vendet anëtare të NATO-s që të rrisin buxhetet e mbrojtjes. Ish- gjenerali dhe studiuesi Sulejman Abazi, i ka cilësuar vendimet e marra në samitin e NATO-s si të drejta dhe të domosdoshme për përballimin e sfidave të sigurisë.
-
VIDEO
Spahiu: Trump meriton çmimin Nobel nëse vendos paqe në Gaza dhe zgjidh konfliktin Izrael-Palestinë
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar rolin që presidenti amerikan Donald Trump mund të luajë në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.
-
VIDEO
Eksperti i Sigurisë: Trump dhe Izraeli ja ‘rrafshuan’ programin bërthamor dhe gjeneralët Iranit
Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Faik Basha, u ndal tek sulmet Iran-Izrael. Ai tha se SHBA dhe Izraeli ja ‘rrafshuan’ programin bërthamor dhe gjeneralët Iranit.
-
VIDEO
Spahiu: NATO është 2-3 herë më e fortë se Kina dhe Rusia me avionë, tanke, nëndetëse dhe ushtarë
Juristi Kreshnik Spahiu teksa komentoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një propozim i presidenti amerikan Donald Trump, ao e cilësoi këtë si një ide strategjike që garanton paqe afatgjatë për vendet e NATO-s.
-
VIDEO
Debate në Kuvend/ Berisha: 11 maji u damkos! Koçi: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira! 'Rikthehet' Rama, opozita braktis sallën
11 maji dhe akuzat e opozitës për vjedhje ishin edhe këtë seancë pjesë e debatit në Kuvend. Berisha akuzoi sërish për lidhje me krimin, ndërsa socialistët i kujtuan krimet e ’96 e ’97-s. Për PS rinumërimi i Tiranës tregoi se sa dështoi PD për provimin e asaj që e quan farsë elektorale.