-
VIDEO
Avokati i Popullit “bën” 25 vjeç! Institucioni 3 vite me kryetare pa mandat. Politika s’gjen dot konsensus për 1 titullar
3 vite pa mandat në krye të Avokatit të Popullit për shkak të mosdakordësisë politike për emrin e pasardhësit të saj. Për Erinda Ballancës zgjedhja është vështirësuar për shkak të forcimit të këtij institucioni.
-
VIDEO
Rinumërimi 'zbraz' kutitë e kandidatëve! Përplasja për votat e pavlefshme, manuali i KQZ dhe standardi i KAS (Rreziku për Durrësin e Fierin)
Një vendim i KAS për të quajtur të vlefshme vetëm votat e kandidatëve kur shenjat janë brenda kutisë dhe asnjë shenjë tjetër, po heq shumë vota preferenciale. Në Tiranë duket se ky standard, s’po ndikon, por në qarqet e Durrësit dhe Fierit mund të ndryshojë mandate. Më 11 maj, komisionerët patën në duar një manual të KQZ me shumë shembuj se kur një votë duhej shpallur ose jo e pavlefshme, dhe rinumërimi po nxjerr në pah, se modelet e shumta kanë krijuar interpretime të ndryshme
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Qeveria ka dështuar, vendi është i mbushur me grurë serbie
Zëvendës sekretarja tha se sistemet e vaditjes janë të degraduara dhe tregu po dominohet nga monopole dhe mungesë pikash grumbullimi. Sipas saj, bujqësia ndodhet në një krizë të thellë në dekada dhe kjo është pasojë e qeverisë.
-
VIDEO
Emërimi i ish-kreut të PD së Vlorës në krye të Kadastrës, Berisha: Një demokrat s’do e bënte kurrë, shkoi te partia e krimit
Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për emërimin e Genc Deromemaj në krye të Kadastrës së Vlorës. Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të PD në Vlorë ndërsa së fundmi ishte vetëm anëtar i partisë.
Berisha tha se Deromemaj i kishte dërguar një mesazh 10 ditë më parë se do të largohej nga partia, ndërsa shtoi me ironi se ai bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë.
-
VIDEO
Trump konfirmoi vazhdimësinë për ‘non gratat’ në Ballkan, Berisha i shmanget pyetjes: Si të mos e shpallë zonë të rrezikshme? Kartele po, Ramaduro po...
Në daljen e radhës për mediat, Berisha publikoi një tjetër video që sipas tij tregon një rast blerje votash në zonën e Freskut në Tiranë. Kreu i PD u pyet edhe për vendimin e administratës së Trump për të zgjatur gjendjen e emergjencës në Ballkanin Perëndimor, ku përmenden edhe individët e korruptuar.
-
VIDEO
Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Erion Veliaj i ndaluar padrejtësisht nga SPAK, arrestimi i tij para zgjedhjeve, pengesë për procesin demokratik
Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kanë publikuar një raport lidhur me ndalimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas raportit, Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 pa akuzë.
-
VIDEO
11 maji/ KQZ vulos nesër ndarjen e mandateve për 4 qarqe! Kolegji rrëzon PD dhe për 3 qarqe, i hap rrugë certifikimit të zgjedhjeve
Teksa në Pallatin e Sportit ‘Fahrie Hoti’ vijon rinumërimi i votave për Tiranën, Ilirjan Celibashi do të certifikojë nesër rezultatin duke ndarë mandatet për Kukësin, Korçën, Lezhën dhe Gjirokastrën. Ndërkohë PD vijon të gërmojë për të gjetur prova të asaj që e quan masakër elektorale, por deri tani pa rezultate.
-
VIDEO
‘IPA për të qenë gati për anëtarësim’, BE: Përdorini mirë fondet! Supreti: Të forcohen kapacitetet
Nga programi i fondeve të paraanëtarsimit IPA III, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 525 mln euro. Në Komitetin e Monitorimit të Fondeve IPA, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Valentina Supreti ka lavdëruar Shqipërinë për progresion, teksa thotë se për Brukselin është shumë i rëndësishëm një menaxhim më i kujdesshëm të fondeve nga Shqipëria.
-
VIDEO
Berisha vijon akuzat për 11 Majin: Beteja jonë do të jetë e gjithanshme! Zgjedhjet e pjesshme në disa bashki? Farsa elektorale e radhës
Në daljen e radhës nga selia blu, Berisha vijoi akuzat për zgjedhjet e 11 majit. Ai hodhi akuza ndaj Edi Ramës dhe Altin Dumanit që sipas tij kanë ‘certifikuar’ krimin elektoral. Paralajmëroi se do vijojë me të njëjtën ‘strategji’ edhe me zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në disa bashki.
-
VIDEO
Rinumërimi i votave për Tiranën/ Koli Bele: Deri të hënën përmbyllim procesin! A u ‘vodhën’ vota? KAS nuk është organ hetimor
Në një prononcim për mediat nga qendra e rinumërimit të votave për Tiranën, anëtari i KAS Koli Bele tha se deri të hënën pritet që të kenë përfunduar të gjithë procesin. I pyetur nëse nga kutitë e rihapura deri më tani, konstatimi i votave të pamerituara në favor të partive dhe kandidatëve tregon vetëm një gabim njerëzor, apo krim zgjedhor, Bele tha se KAS po kryen vetëm procesin administrativ, dhe nuk është organ hetimor.
-
VIDEO
Miratohet raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese! PD në Strasburg: U vodhën me krimin! PS: U përfshinë dezinformatat e opozitës
Në asamblenë Palamentare të Këshillt të Evropës u miratua raporti për zgjedhjet e 11 majit. Gjetjet e vëzhguesve e cilësuan procesin zgjedhor përgjithësisht të qetë dhe konkurrues, por me kritika për polarizimin politik. Opozita nga ana tjetër edhe në Straburg foli sërish për farsë elektorale.
-
VIDEO
‘Nxehen gjakrat’ gjatë rinumërimit, Dogjani sherr me KAS: Po më vidhni votat, u çoj në SPAK! Berisha: Komisionerëve iu bë presion në zgjedhje
Kandidati demokrat Asllan Dogjani paralajmëroi se padisë në SPAK nuk do t’i shpëtojnë as vetë numëruesit e PD-së teksa akuzoi nga pallati i Sporteve “Fahrie Hoti” se edhe gjatë rinumërimit po i vidhen vota. Ndryshe nga ai, Berisha vijon t’i amnistojë komisionerët e opozitës, ndonëse vetë pretendon se nën hundët e tyre, pati shkelje në zgjedhje.