• VIDEO

    Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, turp të kesh! Ke masakruar krerët e PS-së dhe burgose Fatos Nanon

    Deputeti socialist, Peto Koçi i përgjigjet ashpër Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave të këtij të fundit se mazhoranca bashkëpunoi me krimin dhe mafien në zgjedhjet e 11 majit. Berisha i tha Koçit se nuk do të jetë më në Kuvend, pasi ia morën vendin krimi dhe mafia.

    Por, ligjvënësi socialist i tha se ai është personi i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasë për zgjedhje të lira në këtë vend, pasi më parë ka rrahur komisionerët dhe krerët e PS-së, sakaq burgosi dhe kreun e kësaj partie Fatos Nanon për politikë.

    "Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Je kampion i vjedhjeve dhe grushtit të shtetit të 1996. A e mban mend ca i ke bërë kryetarit të PS në Librazhd dhe kryetarit të PS në Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat e tyre elektorale. E mbani mend ca i keni bërë komisionerit të fierit, i keni rrahur dhe nxjerrë nga qendrat e votimit. Ke bërë të njëjtën gjë edhe më 20 tetor të atij viti në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia. Në sy të tyre, banda juaj qëlloi komsionerin e PS, Viktor Binaj, një trim mbi trimat. E qëlluat në sy të tyre, u ndalua votimi sepse ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatos Nanon për politikë, dakord dhe mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën valë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare e karteleve dhe bandave të drogës, turp të kesh", tha Petro Koçi. 

  • VIDEO

    ‘Sot partia e krimit’/ Spiropali i tërheq vëmendjen për fjalorin, Berisha i replikon: Do të ruash vendin..

    Teksa Sali Berisha mori fjalën në Kuvend, nisi me akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës duke iu referuar si partia e krimit. Por në moment ndërhyri kryeparlamentarja Elisa Spiropali duke i thënë që të ketë kujdes me fjalorin. Kreu i PD-së ia ktheu se do të ruajë poztën që mban.

    Sali Berisha: Sot partia e krimit..

    Elisa Spirolali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin...

    Sali Berisha: Do të ruash vendin...

    Xh.D/Shqiptarja.com

  • VIDEO

    Avokati i Popullit, Balla i përgjigjet opozitës: Nuk keni dashur vetë ta votoni, ejani të ndërtojmë një proces

    Ministri Taulant Balla i përgjigjet opozitës e cila kërkon votim për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Balla tha se nuk ka pasur konsensus dhe theksoi se nuk mund të vijnë në senacë të kërkojnë një emër me këmbëngulje, por duhet të ulen dhe të ndërtojnë një proces.

    “Nuk shkruhet asgjëkund që avokati i popullit i takon opozitës, por ka një rregull të pashkruar që e kemi respektuar gjithmonë, vetëm në një rast të vetëm që erdhi për pasojë të një marrëveshje politike më 17 maj 2017. Opozita ka pasur ekskluzivitietin e propozimit të një emri. Në të gjitha rastet e tjera ka pasur një proces, modeli më i mirë ka qenë ai i vitit 2012, kur grupi i PS në opozitë në atë kohë, jap një proces të hapur ku konkurruan një numër i konsiderueshëm kandidatësh dhe ka patur konsultim me grupin e mazhorancës për të rënë dakord me emrin. Ju nuk mund të vini, o ky o ramë e vdiqëm. Peleshi në mënyrë të përsëritur, Çuçi dhe unë u kemi thënë ejani të ndërtojmë një proces. Ju mund të sillni 4 kandidatura, hiqen 2 me propozim të mazhorancës dhe shkohet me dy kandidaturat e mbetur për t’u votuar. Mos harroni asnjëherë që kërkohen 84 vota, në këtë legjislaturë nuk janë. Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni”, tha Balla.

  • VIDEO

    Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Dash Sula: E qëllimshme, për shkak të disa personave që janë në konflikt interesi me drejtësinë

    Deputeti Dash Sula shprehu gjithashtu kritika për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura për në shtator. Ai tha se arsyeja pse shtyhen është për shkak të personave që janë në konflikt interesi me institucionet e drejtësisë, kryesisht SPAK.

    "Zonja kryetare, ju tërheq vëmendjen shumë sinqerisht për qasjen tuaj në raport me institucionet e pavarura e pafalshme të shkelësh kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, ku thuhet se institucionet e pavarura jo më vonë sesa qershori i vitit pasardhës të raportojë në Kuvend hde të miratojë rezolutat e tyre, është antikushtetuese që kuvendi i ri të marrë në shqyrtim raportimin e institucioneve të pavarura në komisionet parlamentare. Pse ndodh kjo? Arsyeja është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. Kjo shmangie është e qëllimshme. Po aludohet se keni konsultë me qytetarët për këto raporte, nuk ka ndodhur kurrë. Pse sot në këtë sesion të fundit po ndodh një praktikë e tillë. Ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK. “, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Kërkesa për votimin e kandidatëve për Avokatin e Popullit, Peleshi i përgjigjet PD: Ka ngelur vetëm një seancë, më e mundshme është të vazhdojmë në shtator

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi iu përgjigj kërkesës së deputetit demokrat Flamur Noka për të përfshirë në rend dite votimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit.

    Noka tha se të gjitha proceduat e nevojshme parlamentare kanë kaluar në Kuvend, dhe do të duhej të ishte në rend dite.

    “Unë kam kërkuar që të bëjmë një proces, si gjithmonë në zgjedhjet e krerëve të institucioneve të pavarura. Të ulemi dhe të dëgjojmë propozimet e opozitës, duke respektuar edhe traditën e propozimeve që vijnë nga opozita pro maxhoranca para se të votojë ka të drejtën të njihet me të gjithë, të bëhet një diskutim dhe të arrihet në dakordësi paraprakisht. Të gjithë propozimet e ardhura, që kanë kaluar procesin deri në komisione, janë propozuar nga opozita, dhe duhet të zhvillonim bisedime. Kam bërë një bisedë me Nokën në një nga seancat, e lamë që ta rimarrim këtë temë pas zgjedhjeve. Por besoj se ka ngelur një seancë dhe duket më e mundshme të vazhdojmë në shtator. Gjithsesi ne nuk kemi kundërshtim të vazhdojmë procesin e përmbylljes së zgjedhjes së Avokatit të Popullit.", tha Peleshi. 

  • VIDEO

    Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Dash Sula: E qëllimshme, për shkak të disa personave që janë në konflikt interesi me drejtësinë

    Deputeti Dash Sula shprehu gjithashtu kritika për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura për në shtator. Ai tha se arsyeja pse shtyhen është për shkak të personave që janë në konflikt interesi me institucionet e drejtësisë, kryesisht SPAK.

    "Zonja kryetare, ju tërheq vëmendjen shumë sinqerisht për qasjen tuaj në raport me institucionet e pavarura e pafalshme të shkelësh kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, ku thuhet se institucionet e pavarura jo më vonë sesa qershori i vitit pasardhës të raportojë në Kuvend hde të miratojë rezolutat e tyre, është antikushtetuese që kuvendi i ri të marrë në shqyrtim raportimin e institucioneve të pavarura në komisionet parlamentare. Pse ndodh kjo? Arsyeja është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. Kjo shmangie është e qëllimshme. Po aludohet se keni konsultë me qytetarët për këto raporte, nuk ka ndodhur kurrë. Pse sot në këtë sesion të fundit po ndodh një praktikë e tillë. Ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK. “, u shpreh ai.

  • VIDEO

    ‘Hajde ta votojmë e ta mbyllim këtë punë’, Berisha: Rama nuk pranon kandidaturën tonë

    Sali Berisha thotë në Kuvend se kryeministri Edi Rama nuk pranon kandidaturën e opozitës për Avokatin e Popullit.

    “Ramaduro nuk pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter. Rregulli ka qenë që avokati propozohet nga opozita dhe ju kërkoni të impononi përmes përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita, ti impononi kandidaturën. Për ju nuk pranohet vetëm se ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike. Hajde ta votojmë e ta mbyllim këtë punë, është institucione që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

    Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në nisje të seancës , tha se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e raportimit të institucioneve të pavarura për në legjislaturën e re.

    “Dua të ngre një shqetësim, që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyrëe institucioneve . Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër. Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura. Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregulloja e kuvendit.”, tha Bardhi.

  • VIDEO

    Nis seanca plenare, në rend dite disa projektligje, mes tyre ai për sportin dhe ratifikimi i marrëveshjes së huas me BERZH

    Në rend dite në këtë seancë plenare janë një sërë projektligjesh, mes të cilëve ai për sportin dhe marrëveshja e huas me BERZH. Edhe në këtë seancë priten diskutime për zgjedhjet e 11 majit.

  • VIDEO

    Rinumërimi/ Valteri në ‘Repolitix’: Gabimet janë minimale! Çaça: PD s’u beson numëruesve të saj! Muça: Zgjidhja është numërimi elektronik

    Për Halit Valterin deri më tani është parë se gabimet e gjetura nga rinumërimi janë minimale. Ai tha se PS do të fitonte sërisht përballë kësaj opozitë që kemi sot. Avokati Përparim Çaça tha se PD me kërkesën për rinumërimin e votave tregoi se nuk u beson numëruesve të saj dhe ja beson votën KQZ që ta rinumërojë.

  • VIDEO

    Alibeaj për Report Tv: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut, PD i shiti zgjedhjet

    Enkelejd Alibeaj tha se rinumërimi i votave është një justifikim banal nga Sali Berisha për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit dhe se opozita i ka shitur ato që më parë, duke e komprometuar veten. Ai theksoi se shqiptarët dhanë një mesazh të qartë se nuk i besojnë më PD-së dhe Berishës.

  • VIDEO

    Presidenti Begaj vizitë në Kalabri: Lidhja Shqipëri–Itali është strategjike dhe me rrënjë të thella

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë, ku ndodhet për të përmbushur fjalën e dhënë për të takuar komunat arbëreshe dhe nderuar emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke vendosur bustet e tij në sheshet e komunave ku ato mungojnë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv