-
VIDEO
Stabilizim-Asociimi në Strasburg/ Zhupa: Votuesit u privuan nga një informacion i pavarur, i larmishëm dhe i thelluar mbi garën zgjedhore
Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale.
-
VIDEO
Balla-Tabaku ‘transferojnë’ replikat e Kuvendit dhe në Strasburg/ Ministri: Reformën Zgjedhore ta fillojmë në shtator! Deputetja: Duhej ta kishe bërë 10 vite më parë
Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla dhe deputetja e PD-së njëkohësisht Kryretarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku nuk i kanë kursyer replikat ndaj njëri-tjetrit as në mbledhjen e stabilizim-asociimit në Strasburg. Balla ka thënë se përsa i përket Reformës Zgjedhore, duke i kthyer përgjigje asaj që Tabaku tha gjatë fjalës së saj, është që do duhet një konsesus dhe pala që ai përfaqëson është e hapur që të nisi në Shtator. Nga ana tjetër Tabaku tha se puna për Reformën Zgjedhore do duhet të fillonte 10 vite më parë dhe jo në shtator.
-
VIDEO
Stabilizim-Asociimi, Bardhi ‘shigjeton’ SPAK-un në Strasburg, i drejton pyetje KE-së: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër! Rama i tha në zgjedhje prokuorëve se po lajthisni
Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka marrë fjalën e tij në Komisionin e Stabilizim Asociimit në Strasburg. Bardhi i është drejtuar përfaqësueses së KE-së duke thënë se SPAK a ka ndërrmarë veprime konkrete në zgjedhje apo ka vetëm strategji të bukura në letra. Nga ana tjetër Bardhi ka cituar dhe Kryeministri Rama që sipas tij në zgjedhje ka kërkuar që të ndalohet puna e task forcës së SPAK.
-
VIDEO
BE 41 mln euro për zhvillimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe 2 rajoneve të Italisë
Rregullat për të marrë fondeve nga bashkimi Evropian do të shtohen nga Brukseli në muajit në vijim. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësues të KE në Tiranë, teksa u diskutua për 41 milionë euro investime që do të bëhen në kuadër të lidhjes rajonale të Adriatikut Jugor.
-
VIDEO
Tabaku në Komisionin e Stabilizimi-Asocimiit në Strasburg: Parlamenti nuk ka arritur në 12 vite të bëjë një Reformë Zgjedhore të plotë
Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE ka folur dhe deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku. Tabaku ka thënë në fjalën e saj se në Shqipëri në 12 vite parlamenti nuk ka arritur të bëjë një Reformë Zgjedhore të plotë. Nga ana tjetër Tabaku tha se duhet folur për problemet që sjellin zgjedhjet në Shqipëri.
-
VIDEO
Stabilizim-Asociimi në Strasburg/ Përfaqësuesja e KE-së Brettel: SPAK është institucioni më i besueshëm në vend, ruani pavarësinë e tij
Sigrid Brettel përfaqësuesja e Komisionit Europian në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg ka theksuar në fjalën e saj rëndësin e Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër ai ka thënë se SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri duhet të ruhet pavarësia e tij.
-
VIDEO
Stabilizim-Asociimi në Strasburg/ Përfaqësuesi i presidencës polake: Shqipëria të vijojë reformat, veçanërisht sundimin e ligjit
Përfaqësuesi i presidencës polake Lacki ka folur ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg.
Ai tha se Polonia vlerëson angazhimin aktiv të Shqipërisë në rrugën për integrimin e BE-së dhe nga ana tjetër inkurajon qeverinë shqiptare që të vazhdojë me vendosmëri dhe fokus te reformat.
"Vlerësojmë angazhimin aktiv që ka ky komitet për integrimin e Shqipërisë në BE. Realitetet e reja gjeopolitike theksojnë rëndësinë e BE-së. Presidenca polake është e angazhuar të ecë përpara me të gjitha vendet kandidate sipas kushteve dhe meritokracisë. Inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë me të njëjtin fokus dhe vendosmëri që keni treguar deri më tani. Presidenca polake si dhe ajo daneze do të vijojë në të njëjtën linjë. Inkurajojmë Shqipërinë të vendosë në zbatim reformat të rëndësishme si ajo në sundimin e ligjit, instucionet demokratike, liria e medias dhe të drejtat themelore. Për të ruajtur këtë ecuri duhet të ketë një dialog të brenshëm konstruktiv. Kuvendi ka një rol të rëndësishëm ashtu siç ka edhe shoqëria civile. Këshilli përgëzon Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikën e jashtme të BE dhe atë të sigursë. Është një sinjal i fortë dhe i qartë i rrugëtimit të Shqipërisë në BE."-tha Lacki
-
VIDEO
Mbahet në GJKKO seanca për masakrën e Gërdecit! Pasi e shtyu javën e kaluar sepse ndodhej në SHBA, Mediu sot i pranishëm
Po mbahet seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit me 26 të vrarë nga ai shpërthim tragjik, ku i pandheur në GJKKO është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Procesi ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për Lezhën, në radhë Gjirokastra, Kukësi e Korça! Logut s'i 'del' e keqja me Rusmalin
Kolegji ua rrëzon ankimimin demokratëve për Lezhën! KQZ dhe KAS certifikuan rezultatet në këto 4 qarqe, por PD s'heq dorë nga pretendimet për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Marash Logu ankohet në Kolegj edhe për anëtarin e KAS, Ilir Rusmali: Cenoi paanshmërinë, duhet të përjashtohej! KQZ: S'ka konflikt interesi.
-
VIDEO
Sezoni/ Kumbaro nga Durrësi: Dyfishimi i hapësirave publike, përgjegjësi më e madhe për insititucionet
Vija bregdetare e Durrësit ka qenë ndalesa e radhës për ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit të inspektimeve në bregdet, ku prej 15 qershorit ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra” përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve
-
VIDEO
Prezantohet 'BE për Migracionin' , Gonzato: Emigracioni, përgjegjësi e përbashkët! Projekti mbështet përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit
Prezantohet projekti “BE për Migracionin” që ka për synim menaxhimin e emigracionit dhe azilit në vend. Gonzato tha se projekti mbështet përpjekjet e Shqipërisë në rrugën evropiane. Lamallari shprehu bindjen se do të jetë model suksesi, ndërsa Lungarotti theksoi se fokusi do të jetë edhe të kategoria e pambrojtur, si gratë dhe fëmijët e pashoqëruar.
-
VIDEO
Nis rinumërimi për Tiranën! ‘Përjashtohet’ diaspora, Vora dhe njësia 10! Çfarë mund të ndryshojë nga hapja e kutive?
Në pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur rinumërimi i 1282 qendrave të votimit për Tiranën. Rreth 400 mijë fletë votimi janë të rregullta, 17 mijë të pavlefshme. “Mundësia” humbet mandatin nëse ka 177 vota më pak. PD e fiton nëse ka 1234 vota më shumë.