-
VIDEO
Presidenti i Eurojust: Të rrisim bashkëpunimin ndërkufitar në rajon dhe me vendet e BE-së! Mbështetje Shqipërisë për integrimin
Në Tiranë u mbajt Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Eurojust, Michael Schmid, i cili në fjalën e tij tha se Ballkani Perëndimor është partner shumë i rëndësishëm i Eurojust. Schmid tha se kërkojnë të rrisin nivelin e bashkëpunimit për të luftuar grupet kriminale.
-
VIDEO
Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027
Presidenti Bajram Begaj shprehu shqetësimin e Shqipërisë për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Presidenti theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit europian.
‘Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje ndaj Izraelit dhe Iranit. Këto konflikte janë një paralajmërim dhe Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me stabilitetin rajonal. Për këtë arsye vendet e BE duhet që të ofrojnë mbështetje, Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimi europian, qëllimi ynë mbyllja e negociatave deri në 2027. Ne po punojmë që të arrijmë këtë synim madhor’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
-
VIDEO
'Nuk rri dot pa mua ti o Gazi im', Zegjineja i përgjigjet Bardhit: Vdes për pak vëmendje në këtë pisk vape, baba Bufi jeton vetëm për të të parë ty rrugëve
Deputetja e PS i ka përmendur Bardhit problemet, që rezultati i PD në Fier i ka shkaktuar në marrëdhëniet me kryetarin e partisë, Sali Berisha.
-
VIDEO
11 maji ‘trazon’ Kuvendin, PD kërkon debat: Vodhët zgjedhjet! PS: Rinumërimi për të shtyrë kohën, s’iu del asgjë! Opozita ‘braktis’ votimin
Edhe pse me vetëm një pikë në rendin e ditës, debatet në parlament mes mazhoracës dhe opozitës ishin të ashpra. Palët iu rikthyen sërish diskutimit për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Gazment Bardhi iu rikthye përballjes me Belinda Ballukun nga terreni në parlament. Votohet me 72 vota pro dhe një kundër, e Dash Sulës, projektligji për performancën energjitike të ndërtesave.
-
VIDEO
Sula ironi në Kuvend: Përgatisni një ligj për parlamentarët pensionistë, kanë nevojë të rrinë me nipërit! PS-së i është mërzitur pushteti, por i ka ngelur në dorë
Deputeti Dashnor Sula, i cili s’do të jetë më pjesë e Kuvendit, me ironi iu sugjeroi ligjvënësve të zgjedhur më 11 maj që të propozojnë një ligj për parlamentarët pensionistë. Sipas Sulës, edhe ata kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të harxhojnë kohë në Kuvend. Një ironi e pati edhe kolegët socialistë për të cilët tha se ka dëgjuar se shkojnë dhe luten në Kishë të Laçit që situata në PD të vazhdojë e njëjtë. Sula shtoi se edhe Partisë Socialiste i është mërzitur pushteti, por s’ka kush ta marrë dhe i ka ngelur në dorë.
-
VIDEO
Spiropali-Vokshit: Ju jeni arsyeja që PD humbi! Turpin tregojeni te dera e SPAK, ku protestoni për të mbrojtur të akuzuarin për korrupsion! Të fala atij që ishte me grip sot!
Albana Vokshi sulmoi ashpër sot nga foltorja e Kuvendit mazhorancën, duke ‘tundur’ në dorë raportin e Parlamentit Europian, që tha se ishte i mbushur i gjithi me akuza për qeverinë socialiste dhe farsën elektorale.
Madje ajo nuk kurseu as kryeparlamentaren Elisa Spiropali, duke i kujtuar se “turpi ishte edhe për të”, duke lexuar mungesën e transparencës dhe balancës së kontrollit, duke i përmendur 10 pika.
“Raporti të paralajmëron Elisa! E Keni shkatërruar sistemin e kontrollit dhe balancës në parlament. Respektimin e Gjykatës Kushtetuese me vonesa. Nuk e zbaton Rama vendimin e Kushtetutës që të mbronte deputeten e tij. Kështu hyet në Europë? Procesi do jetë mbi bazë meritokracie. Zgjedhjet në mjedis të polarizuar thotë raporti, përdorimi i burimeve administrative të paralajmëron Elisa, cenimi i pushtetit dhe kontrollit e balancës”, tha ajo mes të tjerash.
-
VIDEO
Kuvend/ Zhupa gjen si arsye të humbjes së thellë të PD-së aktivitetin europian të ‘Giro d’Italia-s’: Ishte e ndaluar me ligj
Ina Zhupa, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë njëkohësisht dhe pjesë e listës së deputetëve në qarkun e Vlorës, ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 11 Majit edhe në këtë seancë të radhës zhvilluar këtë të hënë. Zhupa ka gjetur si arsye të humbjes së thellë të PD-së, zhvillimin e një prej xhirove më të njohura në aktivitetet sportive në Europë, Giro d’Italia.
-
VIDEO
Edhe Vokshi si Berisha, nxin Shqipërinë: Turpi është i juaji, dhatë 138 licenca kanabisi për vota! Balla: Gënjen hapur, s’është dhënë asnjë licencë, e di dhe PE!
Një tjetër shkak debati në parlament ditën e sotme dhe jashtë rendit të ditës, ishte raporti i Parlamentit Europian, për të cilën opozita pretendon se godet qeverinë dhe fakton farsën elektorale të 11 majit.
Ndërsa doli edhe nga rendi, deputetja Albana Vokshi, foli për turpin e qeverisë bazuar te raporti i PE-së, duke akuzuar edhe kryeparlamentaren Spiropali.
Mes të tjerash ajo foli për mungesën e parlamentit, faljen e gjobave, licencat e kanabisit, manipulimin e votave, përdorimin e administratës dhe të tjera.
-
VIDEO
Balla: Garë e paepur për të nxirë Shqipërinë me përroin psikik të Berishës, jeni turpi i vendit! Mos kini merak, s’ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut
Ndërsa mbante fjalën e tij për projektligjin e nismës për menaxhimin e energjisë dhe ndërtesave në Kuvend, ministri i Shtetit Taulant Balla debatoi edhe me opozitën.
Pas fjalës së deputetes demokrate Jorida Tabaku, që hodhi akuza për farsën elektorale të 11 majit dhe raportin e PE-së për parregullsitë që opozita pretendon, ai i kujtoi “përroin psikik” të Sali Berishës në PE për të nxirë dhe hedhur baltë ndaj Shqipërisë, me qëllim që të dëmtojë procesin e integrimit të vendit në BE.
Duke e cilësuar të turpshëm veprimin e opozitës dhe apeluar për bashkëpunim, pasi “Shqipëria ishte edhe e tyre”, ai apeloi që opozita të reflektonte dhe ndihmonte, psi kishte rolin e saj dhe të braktiste diskursin e kreut të saj, që sipas tij, me moshën që ka nuk mban as përgjegjësi për ato që thotë e bën.
Në fund Balla ironizoi edhe dyshën Vokshi-Noka që ndërhynin herë pas here gjatë fjalës së tij, duke i cilësuar edhe si “ylli i ri i partisë”. Balla paralajmëroi PD-në se nëse nuk reflektonin, edhe më 2029 me sa dukej shqiptarët do i ndëshkonin edhe më keq, sepse “shqiptarët nuk janë budallenj”.
-
VIDEO
Tabaku: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturën! Vendin nuk e nxin opozita, por qeveria
Deputetja Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, përmendi raportin e OECD, që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket infrastrukturës. Sipas saj Shqipëria mbetet e fundit në rajon sa i përket standarteve dhe përfundimit të të gjithë rrjetit të ndërlidhur me rajonin.
-
VIDEO
Samiti i SEECP-së në Tiranë, miratohet deklarata e përbashkët, u refuzua nga Serbia e Bosnja! Begaj: Mbështesim Izraelin, Irani të ndalojë programet bërthamore
Nën kryesimin e presidentit Bajram Begaj, u zhvillua në Tiranë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Begaj tha nga samiti se vendi ynë po ecën më ritme të shpejta drejt BE. Ai ripërsëriti mbështetjen për të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të saj në konfliktin me Iranin.
-
VIDEO
LIVE- Bardhi debate me Spiropalin: I vure kyçin Kuvendit, ishe duke ngrënë drekë në Greqi! Spiropali: Shkova në samit, atje ku ju nxini Shqipërinë
Ka nisur me debate seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e Kuvendit, se nuk ka qenë në Samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa, por duke ngrënë drekë në Greqi.