-
VIDEO
Ulqini nga 34 vjetori i PS-së: Me këtë mandat PS dhe qeveria e saj do ta rishpik përsëri veten dhe do bëj gjëra shumë të mira
Musa Ulqini ish-deputet i PS-së një nga figurat e njohura të socialistëve ka dhënë një koment për mikrofonin e Report Tv në festën e 34-vjetorit të PS-së. Ulqini tha se PS sipas tij është një parti e aftë për të mësuar gjërat që nuk i ka bërë mirë.
-
VIDEO
Mila nga 34-vjetori i PS-së i përgjigjet akuzave të Berishës: Flasim në shtator doktor, në arenën ku na kanë votuar njerëzit
Një nga deputetet e reja në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, Sara Mila ka folur për mikrofonin e Report Tv nga festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste. Mila ka dhënë një koment dhe për akuzat që i drejton Berisha si një nga kandidatet që ka marrë vota nga krimi organizuar në qarkun e Elbasanit. Ajo tha ‘Flasim në shtator doktor’, duke lënë të hapur se mes saj dhe kreut të PD-së do të ketë replika në nisje të parlamentit në Shtator.
-
VIDEO
34-vjetori i PS, Rama: Arsyeja kryesore pse ne nuk lodhemi së fituari, është se nuk lodhemi së reflektuari se ç'mund të bëjmë më mirë
Në fjalimin e tij, në kuadër të 34-vjetorit të Partisë Socialiste, kryetari dhe kryeministri Edi Rama tha se arsyeja pse kjo forcë politike vazhdon të korrë fitore të njëpasnjëshme elektorale është përgjegjshmëria dhe gatishmëria që ka për të marrë përsipër detyrat e shtetbërjes.
“Fitorja e 11 majit u mishërua si rezultat i një mbështetjeje më të madhe se askund tjetër për PS dhe padyshim që ne nuk i jemi frikur dhe sigurisht nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren, dhe kjo është, besoj, arsyeja kryesore pse s’ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë. Dhe natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me pjatjetër më mirë… për të udhëhequr vendin, për ta anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade. Nuk ka arsye më të fortë dhe nuk ka edhe domethënie më të madhe se sa përgjegjësia që ka ky objektiv, i cili është një objektiv sa i arritshëm aq edhe tejet i vështirë, sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do jemi në gjendje të përmirësojmë çka duhet përmirësuar dhe përmbushur”,- tha Rama ndër të tjera.
-
VIDEO
Ditëlindja e PS-së/ Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE, faleminderit çdo socialisti që kontribuoi për herë të parë nga diaspora
Në 34-vjetorin e Partisë Socialiste fjalën hapëse e nisi sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi. Klosi falenderoi socialistët e diasporës dhe tha se kjo organizatë politike i ka shërbyer me patriotizëm Shqipërisë.
“Mirë se keni ardhur në 34-vjetorin e PS, e cila ia ka dalë në këto 34 vite të jetë partia më e madhe në vend. T’i shërbej Shqipërisë me patriotizëm dhe sot që jemi edhe pranë integrimit të BE. Shumë faleminderit partisë tonë të madhe, faleminderit çdo socialisti dhe faleminderit atyre që dhanë kontributin për herë të parë nga diaspora. Faleminderit kryetarit tonë Edi Rama”, tha Klosi.
-
VIDEO
34 vite PS, socialistët mblidhen për të festuar në selinë rozë! Rama, fjalim urimi
34-vjetori i PS ka bërë bashkë socialistë të rinj e të vjetër, mes tyre figura si Et’hem Ruka, Gramoz Ruçi apo Arta Dade.
-
VIDEO
Rinumërimi i votave, Agron Shehaj për Report Tv: Në dy kuti PS mori vota nga ne, procesi mund të zgjasë 2 javë
Drejtuesi i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka akuzuar Partinë Socialiste për manipulim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit. Ai deklaroi se në dy kuti janë shtuar qindra vota për PS-në dhe janë hequr nga Partia Mundësia.
-
VIDEO
Rinumërimi/ Berisha: Nuk është kërkesë primare e PD, po mbështesim kandidatët! Rrëzimi i ankimeve në Kolegj? Vendimi u mor para 11 majit
Me letrën në dorën që i dridhej, kreu i PD-së lexoi akuzat e reja dhe pretendimet për lidhjet e karteleve të krimit me zgjedhjet. Pranon se ishte me gjendje virale që e kaloi shpejt dhe se është më transparent nga Rama, që kur i del lajmi për vizitat në spital, shkarkon komandantin e Gardës. Akuzon edhe kreun e SPAK, e quan "Altin Troplini".
-
VIDEO
Rinumërimi, Blushi për Report TV: Në Kavajë, PL-së iu tjetërsuan votat! ‘Kunj’ opozitarëve: Çdo deputet që kërkoi rihapjen e kutive duhet të jetë prezent
Për Report TV, Blushi tha se parregullsitë e konstatuara nga rinumërimi tregojnë atë që kanë deklaruar se ka pasur manipulim. Ai thotë se kërkesa për rinumërim në Kavajë është bërë pasi besojnë se nuk ka pasur ‘tretje të votave të PL, por tjetërsim. Një koment bëri edhe për deputetët që kanë kërkuar rinumërim dhe s’janë prezent për të monitoruar procesin.
-
VIDEO
Gjyqi për shpifje/ Përfundon seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit! Në 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare
Përfundon seanca për shqyrtimit gjyqësor të padisë për shpifje mes Albana Vokshit e Vilma Nushit. GJKKO u vendos në lëvizje pas padisë për shpifje të biznesmenes Vilma Nushi, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me deklaratat që kjo e fundit ka bërë në komisionin hetimor paralamentar në adresë të saj.
-
VIDEO
Stabilizim-Asociimi/ Tabaku: Duhen reforma të vërteta! Xhafaj: Drejtësia, e paprekshme! Të adresojmë rekomandimet e BE! Beleri: Sistemi i kapur
Pas zgjedhjeve, opozita dhe maxhoranca e “zhvendosën” debatin në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit te reforma në drejtësi. Tabaku tha se vendi ka nevojë për reforma të vërteta. Xhafaj theksoi se reforma në drejtësi është e paprekshme. I kërkoi opozitës që të ulen dhe punojnë me rekomandimet e BE. Beleri përmendi betejën ligjore të Berishës.
-
VIDEO
Rinumërimi për Tiranën/ Braho: Deri më tani parregullsi njerëzore, procesi në fillim, s’mund të bëjmë bilanc
Anëtari i PD, në KAS, Ledio Braho në një prononcim për mediat foli për procesin e rinumërimit të votave në Tiranë. Braho tha se rinumërimi ka treguar se partitë e mëdha kanë humbur vota dhe se ka pasur lëvizje votash edhe tek kandidatët. Por gjithsesi, ai theksoi se janë numëruar më pas se 10% e kutive dhe është ende herët për të dalë në konkluzione. Braho tha se deri më tani parregullsisë kanë qenë njerëzore.
-
VIDEO
Rinumërohen 85 kutitë e para në Tiranë/ PS 42 vota që s'i takonin, PD 19 vota! 'Mundësia' përfiton 3 vota më shumë
Rinumërimi i kutive të para në Tiranë tregoi gabime të vogla, si në votat për partitë ashtu edhe për kandidatët. U hapën 85 kuti në Kamëz, por diferencat janë të papërfillshme dhe nuk ndikojnë në mandate. “Mundësia” humbet mandatin e dytë nëse ka 177 vota më pak. PD e fiton mandatin e 14 nëse ka 1234 vota më shumë.