-
VIDEO
Rinumërohen votat e Tiranës, Shehaj me Kaprin e Alimehmeti ndjekin nga afër procesin! Asnjë nga PS
Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për të gjithë qarkun e Tiranës. Disa prej kandidatëve po ndjekin nga afër procesin, si Asllan Dogjani, Ilir Alimehmeti një prej më të votuarve nga PD në këtë qark, por që nuk e fitoi mandatin, si edhe kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj e kandidati i tij Erald Kapri. Deri më tani, nuk ka asnjë kandidat nga PS që të ndjekë procesin.
-
VIDEO
Hapen 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit/ ‘Zhduket treni bullgar’, PD gjen vetëm mospërputhje të vogla! Nesër rinumërohet Tirana
U hapën sot 94 kuti të Gramshit dhe Peqinit, por nuk u gjetën shkelje të rënda siç pretendoi PD. KAS do t’i vendosë kapak javën tjetër rezultatit për Elbasanin, ndërsa nesër do të nisë maratona e numërimit nga e para e të gjitha votave të qarkut Tiranë.
-
VIDEO
Jashtë Parlamentit dhe 'pranë' burgut, Monika Kryemadhi nis xhirimet për një film
Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ish-drejtuesja e Partisë së Lirisë shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë
-
VIDEO
Blushi i PL: KE certifikoi shkatërrimin e Reformës, drejtësia patericë e narkoregjimit, negociatat në stanjacion!
Numri dy i PL e cilësoi drejtësinë të kapur nga qeveria dhe mazhoranca, teksa ngriti edhe shqetësimin e moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet. Akuzon drejtësinë edhe për rrëmbimin e kryetarit të partisë, Ilir Meta
-
VIDEO
Verifikimi i kutive të Gramshit e Peqinit, Himçi: Ka parregullsi, qëndrimet pas procesit, do ndjekim hapat procedurialë!
Ndërsa po vijon verifikimi i 94 kutive për Gramshin dhe Peqinin, ndërsa Partia Demokratike vijon me akuzat e saj se ka pasur manipulim të procesit zgjedhor.
I pari në proces ka hyrë Gramshi, teksa përfaqësuesi i PD-së që vëzhgon nga afër procesin, deputeti i zgjedhur më 11 maj, Blendi Himçi, ngriti përsëri pretendime për parregullsi në proces, mosrakordim te materialet zgjedhore dhe fletët e votimit, duke i qëndruar edhe kauzës së selisë blu për “tren bullgar”, edhe pse zyrtarisht KQZ dhe Policia ia kanë rrëzuar.
“Jemi në kuadër të 48 kutive, 24 janë hapur dhe janë në proces 24 të tjera. Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë tek materialet zgjedhore dhe tek kutia e fletëve të votimit. Ka mosrakordim të fletëve të votimit, ka mospërputhje të numrit të fletëvë të votimti të papërdorura, në repsekt me procesverbalin 08. Ka problematika sa i përkekt pjesëve lidhur me procesverbalin që ka mbajtur grupi i numërimit me fletët e votimit, se sa gjenden në kuti. Ka probleme me kodet e sigurisë së vulave që nuk rakordojnë. Në Gramsh është një kuti me 3 vula dhe jo me 4”, tha Himçi mes të tjerash në pretendimet e tij.
-
VIDEO
Integrimi/ Hasani për Report Tv: Konferenca e 5-të ndërqeveritare me BE çështje ditësh, pala shqiptare gati
Brenda pak ditësh Shqipëria do të hapë negociatat edhe për grupkapitullin e “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”. Datat për konferencën e pestë ndërqeveritare pritet të vendoset, ndërsa Hasani theksoi në një intervistë për Report Tv se pala shqiptare është gati.
-
VIDEO
‘Test’ për trupën diplomatike, Hasani për Report TV: E riformatojmë, akademia do t’i ndihmojë të përparojnë në karrierë
Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në intervistën për Report TV, foli edhe për projektligjin për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë. Ministri theksoi se bëhet fjalë për një paketë të mirë që do të mundësojë “riformatimin” e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë jashtë vendit, duke shtuar që shpresojnë ta miratojnë në sesionin e ri parlamentar.
-
VIDEO
Abstenimi i rezolutës për Gazën në OKB, Hasani për Report TV: Nuk dënohej Hamasi, ne mbështesim zgjidhjen me dy shtete
Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në një intervistë për Report TV, foli për samitin e djeshëm të SEECP që u mbajt në Tiranë, ku nënshkrimi i deklaratës së përbashkët u refuzua të nënshkruhej nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
-
VIDEO
Hasani për Report Tv: Marrëdhëniet me Greqinë duhen ‘kuruar’! Çështja e detit dhe ligji i luftës? Diskutime pa kushte, duke parë njëri-tjetrin në sy
Ndërsa seancat në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Gërdeci” shtyhen me procedurë për shkak të mungesave të tij, Fatmir Mediu endet rrugëve në SHBA në kërkim të “drejtësisë”. Njofton në Facebook se ka bërë disa takime në Uashington, ku është ankuar për drejtësinë që përdoret politikisht. GJKKO shtyu seancën e kaluar për mungesë të tij
-
VIDEO
Kërkon lirinë me kusht, shtyhet për të martën seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin! Mungoi raporti i Burgut të Fierit
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit, e argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit. Seanca u shty pasi mungonte raporti i vlerësimit nga Burgu i Fierit.
-
VIDEO
Hapen kutitë e Gramshit dhe Peqinit/ PD: Fletët e votimit të pavlefshme janë quajtur për PS! KAS: Jemi duke rivlerësuar provat për pavlefshmëri, s’ka rinumërim
Në Pallatin e Sportit "Fahrie Hoti" në Tiranë ka nisur procesi i rinumërimit. Të parat janë hapur kutitë e Gramshit dhe Peqinit, pas pretendimeve të PD për manipulim të procesit zgjedhor, edhe përmes fenomenit të trenit bullgar. Për Gramshin dhe Peqinin nuk ka rinumërim, por verfikim të kutive me materialet zgjedhore. Deputeti i zgjedhur i PD, Bledi Himçi po e ndjek nga afër procesin e hapjes së kutive dhe vijon me akuzat. Report Tv sjell këto momente debati me përfaqësues të KAS, ku pretendon se fletë votimi që janë të pavlefshme, janë numëruar për Partinë Socialsite.
-
VIDEO
Nis procesi i rinumërimit/ Të parat hapen 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit, PD kërkon ‘provat e farsës’
Do hapen 44% e kutive të votimit. KAS ka nisur me 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit, ku do të bëhet krahasimi me materialet zgjedhore. Do të vijohet më pas me qarkun e Tiranës, Fierit, dhe në fund do të jenë 360 kutitë e Durrësit, 85 prej të cilave janë nga diaspora. Procesi mund të zgjasë deri në një muaj. Ku rrezikohen mandatet dhe fituesit?