-
VIDEO
Veliaj vijon mesazhet e koduara në TikTok: Ata që më arrestuan deshën të më poshtërojnë! Karma gjithmonë gjen rrugën
Erion Veliaj ka publikuar një tjetër video në TikTok me mesazhe të koduara ndaj atyre që sipas tij qëndrojnë pas arrestimit të tij, duke përmendur 'karmën' si përgjigje ndaj padrejtësisë. Ai thekson se nuk ka qenë selektiv në detyrë dhe se ka mirëpritur të gjithë, ashtu siç duhet të veprojë një kryetar bashkie.
-
VIDEO
PL: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë! Këto rrugë nuk të çojnë drejt BE
Zëdhënësja deklaroi se sipas një raporti, Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket infrastrukturës dhe lidhshmërisë. Sipas saj, qeveria ka bërë një “vjedhje të organizuar”.
-
VIDEO
Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare
Shqipëria do të organizojë të hënën Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), duke përmbyllur presidencën njëvjeçare nën moton 'Formësojmë të ardhmen tonë evropiane'. Ministri Igli Hasani theksoi se vendi ynë mbetet i angazhuar për të nxitur integrimin evropian të rajonit, në kuadër të këtij forumi me 13 vende pjesëmarrëse.
-
VIDEO
Rama i rikthehet zgjedhjeve, një video për Dibrën dhe fituesit e PS
Kryeministri Edi Rama i është 'rikthyer' fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Përmes një videoje ai tregon bukuritë e qarkut Dibër dhe tre deputetët që do të ulen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme.
-
VIDEO
Berisha publikon video me parregullsi në procesin e votimit: Votat e shqiptarëve vdiqën pa rënë në kuti (komisionerët e PD nuk reaguan në asnjë rast)
Sali Berisha ka publikuar sot disa video ku shfaqen parregullsi në procesin e votimit, teksa asnjë komisioner, as ata të PD-së nuk ndërhyjnë. Ai tha se vota vdiq pa rënë në kuti, teksa shpreson që përmes denoncimeve të ndërgjegjësojë popullin dhe miqtë e huaj.
-
VIDEO
KQZ përfundon kryqëzimin e të dhënave PEI, 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta! Nuk mund të provohet se ka pasur votim të shumëfishtë
Mund të kenë qenë edhe tentativa ose probleme teknike gjatë vendosjes së gishtit dhe kryerjes së procesit. Në çdo rast numri i dublimeve është i papërfillshëm mbi totalin e 1.607.347 votimeve të regjistruara.Ka ndodhur edhe ne 2021 dhe 2023.
-
VIDEO
Sfidat e drejtësisë së re përballë integrimit (stoku i dosjeve dhe vakancat)
Një vit pas miratimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mblidhi institucionet kryesore të sistemit, për të bërë një vlerësim të situatës. Mungesa e burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare, është një problem që po shoqëron sistemin gjyqësor në vend, i dalë me një numër të reduktuar magjistratësh nga procesi i vettingut
-
VIDEO
"Ekipi i Shqipërisë, rekord me negociatat!" Ambasadori gjerman: Fokusohuni te sundimi i ligjit dhe antikorrupsioni
Gjermania vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria, në rrugën e anëtarësimit. Ambasadori i saj në Tiranë, Karl Bergner thotë se është plotësisht e mundur hapja e të gjkithë grupkapitujve të bisedimeve, brenda këtij viti, teksa këshillon qeverinë të vijojë luftën ndaj korrupsionit e të forcojë shtetin e së drejtës.
-
VIDEO
‘Këtu jam edhe pas 20 vitesh’, Meta nga burgu për Report Tv: Rezultati i PL? Ndoqëm PD! Në Kavajë më ‘tradhtuan’, dërgova më shumë letra se mora vota
Në ditën e 236 të arrestimit, Ilir Meta vijon të besojë se procesi gjyqësor, i nisur ndaj tij, nuk është një histori suksesi i drejtësisë së re, por një hakmarrje politike. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ai flet mbi zgjedhjet që lamë pas, rezultatin e dobët, dyshimet mbi manipulimin dhe historinë e lobimit, për të cilën prej 21 tetorit të vitit të shkuar po qëndron pas hekurave, në qelinë numër 5 të burgut 313.
-
VIDEO
Berisha akuza kreut të SPAK: Dumani mbante në xhep fletë-arrestet e bosëve të Troplinëve, i njoftoi të arratiseshin! Mbron dhe Metën: Padrejtësisht në burg
Kreu i PD-së vendosi ta niste fjalën e tij me sulmin dhe akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i vendosur edhe një epitet të ri si Altin Troplini, teksa e bëri përgjegjës se ka njoftuar bandën kriminale të Troplinëve që të largoheshin para operacionit në Durrës nga Antimafia e Italisë. I del në mbrojtje edhe kreut të PL-së. Këmbëngul për farsën elektorale dhe shfaq pamje të reja. Për Salianjin shprehet se do i japë 'pozocion beteje' pas daljes nga burgu. Komenton dhe vizitën e Ramës në SHBA
-
VIDEO
Rama tha që Kushtetuesja 'të mos lajthisë' për rritjen e rrogës së gjyqtarëve me 700 euro, Zaçaj: Kufiri mbetet te kritika, jo te presioni! Jemi mësuar me reagime të tilla
Kryetarja e GJK dha sot një reagim për gazetarët, ku shpjegoi se vendimet e Kushtetueses janë të paanshme, të pavarura dhe që duhen zbatuar, ndërsa i qëndroi deklaratës së djeshme pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, se nuk duhej kaluar kufiri i kritikës në presion.Pohon se deklarata të tilla bëhen nga të gjitha palët në çështje dhe këshillon median që të mos i japë më shumë zë se çduhet disa çështjeve
-
VIDEO
Kumbaro nis nga Velipoja inspektimet në bregdet: Dy herë më shumë plazhe publike, dyfish përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tyre
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, nisi nga Velipoja së bashku me Kryebashkiakun Benet Beci inspektimet në bashkitë bregdetare, në nisje të operacionit “Plazhe të Pastra”