-
VIDEO
Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë, Endrit Braimllari nënkryetar! Debate në mbledhje, përjashtohet Endri Shabani
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar me debate ditën e sotme. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak përjashtoi Endri Shabanin nga mbledhja, pasi nuk lejoi që të vijonte mbledhja. Ai ngriri shqetësimin për dy kërkesa që ka bërë dhe nuk janë futur në rendin e ditës, shqyrtimi i mandatit të kryetarit aktual dhe një interpelancë me kryetaren e bashkisë.
-
VIDEO
S’ka zgjedhje për Bashkinë Tiranë/ Kreshnik Spahiu zbulon arsyet pse do shtyhen në 2027
Juristi Kreshnik Spahiu tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Ai tha se Veliaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit.
-
VIDEO
Spahiu: Trafikimi i biletave në stadium dhe transmetimi me pagesë në TV i kombëtares të ndalohen me ligj
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar edhe ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ai tha se duhet që të ndalohen me ligj trafikimi i biletave në stadium dhe transmetimi me pagesë në TV i kombëtares.
-
VIDEO
Spahiu: Pse PD beson Celibashin për numërim votash, më shumë se 11.000 komisionerët e saj?
Për juristin Kreshnik Spahiu, ankimi i Partisë Demokratike për rinumërimin e votave bëhet vetëm për të fituar kohë dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë.
-
VIDEO
Rinumërim edhe në Durrës/ Do hapen të gjitha kutitë e diasporës, dy KZAZ dhe 126 kuti të kërkuara nga PD! Do verifikohen edhe 60 kuti për Kalanë
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendos me iniciativë të dy anëtarëve që të hapë kutitë e dy KZAZ-ve në qarkun Durrës, me numër 21 dhe 22, hapjen e të gjitha kutive të diasporës për këtë qark, të 126 kutive të tjera për verifikim të votave dhe materialeve zgjedhore të ankimuara dhe pretenduara nga PD-ADSHM. Gjithashtu edhe 60 kuti të ankimuara nga kandidati Aulon Kalaja, që pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së
-
VIDEO
Kallëzimi i Gjokës për fyerje, Berisha pyetet në SPAK dhe egërson sulmin ndaj gjyqtares: Mashtruese ordinere, duhej të ishte në burg
Prokuroria e Posaçme thirri këtë të martë ish kryeministrin Sali Berisha, për të dhënë llogari mbi akuzat e rënda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist. Njëjtë si vajza e tij Argita në janar Berisha nuk dha asnjë provë se ku i mbështeti akuzat por u tërhoq duke thënë se thjesht i kishte ngritur një pyetje gjyqtares.
-
VIDEO
Berisha sulmon gjyqtaren Gjoka: Irena me 5 mbiemra e konsideron fyerje pyetjen që i unë i bëj, bëri kallëzim me urdhër të Ramës dhe Altin Toplinit
Pas u mor në pyetje nga SPAK për kallëzimin e Irena Gjokës për shpifje, Sali Berisha egërsoi sulmin ndaj gjyqtares, ndërsa tha se kallëzimin e ka bërë me urdhër të Ramës dhe Altin Troplinit.
“Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, një mashtruese ordinere, një gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhej të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, për shkak se është e dënuar me burg, ndjehet e fyer pse unë i bëj një pyetje publike.
Nuk është kjo çështje se Irena dhe Dumani janë si tenxherja dhe kapaku. Janë si binjakë siamezë në moral dhe çdo gjë. Por këtu është problemi i një sistemi të ngritur nga Edi Rama dhe të keqpërdorur në shkallën me ekstreme. E kuptoni ju edhe njëherë, Irena me 5 mbiemra, me dënime, me dëbime, e mashtrime, delinkuente, konsideron fyerje pyetjen që i unë i bëj. Me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, ajo bën kallëzim ndaj meje. Tani, ky është sistemi”, tha Berisha.
-
VIDEO
Iu referua gjyqtares Irena Gjoka me termin ‘virgjëreshë e drejtësisë’, Berisha debat me gazetaren: Ti thua se një grua që tradhton nuk quhet tradhtare?
Sali Berisha shfrenoi gjuhën ndaj Irena Gjokës pasi u paraqit në SPAK për kallëzimin e bërë për shpifje nga gjyqtarja ndaj tij dhe së bijës Argita Berisha. Por teksa në prononcimin me gazetarët iu kërkua që të tërhiqej nga deklarata e tij ndaj gjyqtares, së cilës iu referua si “virgjëreshë e drejtësisë”, Berisha vazhdoi më tej.
-
VIDEO
Berisha vazhdon sulmet ndaj Dumanit: Altin Troplini dhe Edi Rama s’donin të arrestoheshin bosët e drogës, punonin ditë e natë për vota në Durrës
Kreu i PD, Sali Berisha vazhdoi akuzat edhe ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, duke e akuzuar se qëndron pas vonesës së operacionit Ura, për të bërë të mundur largimin e anëtarëve të bandës së Troplinëve.
“Altin Dumani dhe Edi Rama nuk donin që të arrestoheshin bosët e kartelit se punonin ditë e natë për vota në Durrës. I kemi denoncuar me dhjetëra herë, edhe darkat e tyre në Kodrën e kuajve dhe drekat në shtëpinë e Vangjushit. Dumani në qiell e tokë të hipë e zbresë do të quhet Troplin. Ai është gjë tmerrësisht e rëndë. Njëlloj si Hajri, kush e kishte. Flitet për një shumë të madhe, personalisht për Dumanin e Hajrin, dhe Altin Hajri që këta thonë se është në kërkim, merr leje ndërtimi para një viti me firmën e Edi Ramës.
Ai bërë fushatë aktive, kërcënoi deputeten tonë. Ndaj edhe mediat, i ftoj të bëjnë një rishëqyrtim të qëndrimeve ndaj narkoshtetit, jo ju të kronikave rrezikoni në një farë mënyre. Ka të tjerë doktrinarë....ka banalistë, mercenarë, që duan, paguhen dhe ushqehen nga narkoshteti dhe duan të mohojnë ekzistencën e narkoshtetit. Shqipëria është narkoshtet i mirëfilltë i cilësuar nga mediat më serioze, nga analistë e dokumentarë, institucione defakto del në pah fytyra e shëmtuar e narkoshtetit. “, tha Berisha.
-
VIDEO
‘Virgjëreshë e drejtësisë’, Berisha: KLGJ gënjeu se s’ka pasur shkarkim të Irena Gjokës në ’96, gjykatëse që duhet të shkonte në burg, jo në gjykatë
Kreu i PD Sali Berisha, pasi doli nga SPAK, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka bërë kallëzim penal për shpifje. Sulmoi edhe KLGJ.
-
VIDEO
Rinumërimi, Celibashi: Kemi kursyer para, s’do të kërkojmë fond shtesë
KQZ nuk do të kërkojë fonde shtesë për procesin e rinumërimit. Pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, se sa do të kushtojë procesi, Ilirjan Celibashi tha KQZ ka kursyer para dhe s’do kërkojnë fond shtesë.
-
VIDEO
Celibashi: Procesi i votimit nga jashtë ishte model! Janë kursyer rreth 2 mln euro vetëm nga kontrata me shërbimin postar
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se procesi i votimit nga jashtë ka qenë model.
“Procesi i votimit nga jashtë pa asnjë lloj droje e hezitimi them se ka shkuar shumë mirë. I kuptoj pretendimet e kujtdo subjekti zgjedhor, ka pasur problematika por duke i kalkuluar dhe efektin e këtyre problematikave, mendoj se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model. Episodet, veçanërisht ato të shpërndarjes së zarfeve në Greqi, me bindje për mua nuk e cenojnë këtë proces. Për mënyrën se si u organizua procesi dhe për integritetin e këtij procesi. Jam i ndërgjegjshëm që për opozitën kjo gjë nuk qëndron kështu, por jam i bindur për këtë gjë. Kursimi i parave në lidhje me votimin nga jashtë, s’e ka cenuar standartin e këtij procesi. Nëse nuk gaboj janë tek rreth 1.5-2 mln euro të kursyera vetëm për pagesën e shërbimit postar. Sikurse thashë kemi kursime edhe nga aspekte të tjera të procesit të votimit dhe brenfda vendit.”, tha ai.