-
VIDEO
Sot seancë plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet! Në rend dite edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit
Pas seancës së kaluar që zgjati pak minuta, këtë të enjte, në Kuvend priten diskutime për ndryshimet në buxhetin e shtetit, aktet normative për pajisjen e shqiptarëve me pasaportë jashtë vendit dhe letërnjoftim elektronik.
-
VIDEO
Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
-
VIDEO
Pr/ligji në Kuvend: Të gjithë diplomatët në provim. Qeveria ngre akademi për të formësuar të rinj
Një ligj i ri për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, rrezikon karriget e diplomatëve aktualë në detyrë. Iniciativa e sjellë në Kuvend, parashikon që brenda një viti, të gjithë diplomatët, pa asnjë përjashtim, do të futen në provim për të testuar aftësitë e tyre. Ndërsa formimi i diplomatëve të rinj do të realizohet nga Akademia Diplomatike.
-
VIDEO
Konkursi për 'rijetësimin' e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion të interesit publik! Mes tyre, edhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë
Prezantohen sot projekt-idetë arkitekturore për modernizimin e rezidencave qeveritare. Rama u shpreh optimist për këtë projekt investimi, që sipas të cilit, do t’i kthejë rezidencat në asete me interes publik dhe do krijojë një infrastrukturë të re financiare për shtetin.
-
VIDEO
Komisioni i Jashtëm i PE-së miraton raportin për Shqipërinë: Mirëpresim synimin për mbylljen e negociatave deri në 2027, të përshpejtohen reformat
Eurodeputetët bëjnë thirrje që partitë të bëjnë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Zgjedhjet e 11 majit, i quajnë konkurruese, por të zhvilluara në një mjedis shumë të polarizuar. Shqetësim serioz ndikimi i huaj, veçanërisht nga Kremlini. Raportuesi Schieder: Shqipëria, krenari, ‘në krye’ midis kandidatëve për anëtarësim në BE.
-
VIDEO
Bie alibia e PD, fletët e papërdorura në kutitë e KQZ! Komisionerët shënuan 0 gabimisht në procesverbal
Rrëzohet alibia e Partisë Demokratike për 130 mijë fletët e papërdorura në zgjedhjet e 11 majit.
Siç shihet edhe nga pamjet e Report TV, ‘dëngjet’ me këto fletë të papërdorura ndodhen në KQZ.
Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhej. Për këtë, partia i kërkoi përmes një shkrese KQZ-së që të niste menjëherë një hetim administrativ urgjent dhe verifikim të plotë të fletëve në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi
-
VIDEO
Konkursi për 'rijetësimin' e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion të interesit publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin
Prezantohen sot projekt-idetë arkitekturore për modernizimin e rezidencave qeveritare. Rama u shpreh optimist për këtë projekt investimi, që sipas të cilit, do t’i kthejë rezidencat në asete me interes publik dhe do krijojë një infrastrukturë të re financiare për shtetin.
-
VIDEO
Kreshnik Spahiu: Pse Berisha në Bruksel i nxiu imazhin shqiptarëve dhe jo pushtetarëve?
Sot në Europë kishte tre lajme për Shqipërinë:
1- Mediat britanike por edhe ZDF gjermane i bënin thirrje shtetasve britanik apo gjerman të dynden në parajsën shqiptare e cila sipas tyre po “pushtohet” nga 30 milion turistë si vendi më i lirë dhe i sigurtë për të pushuar.
2- Në Bruksel/ Komisionerja e BE Marta Kos tha: Brenda mandatit tim do të kemi anëtarësime të reja në BE! Kemi rënë dakord për të realizuar më në fund “martesën” e Shqipërisë me Evropën sepse Tirana po ecën më shpejt se çdo shtet në Ballkan dhe ka plotësuar detyrat.
-
VIDEO
BE mbështetje Shqipërisë për të “frenuar” emigrimin. 50 mln € për trajnim dhe punësim të të rinjve
Bashkimi Evropian do të financojë me 50 milionë euro programin për ‘Punësimin e të rinjve’ në Shqipëri. Ky projekt synon punësim për të papunët, trajnime për kualifikimin profesional si dhe bursa për grupet vulnerabël.
-
VIDEO
IPA III/ BE i jep Shqipërisë 40 mln euro për dixhitalizimin, shëndetësia dhe siguria kibernetike prioritet
Nga fondet e paraanëarësimit, IPA III, Shqipëria do të përfitojë 44 mln euro që do të shkojnë për dixhitalizimin e shërbimeve dhe ekonominë. 30 mln do të jenë grante nga Komisioni Europianm ndërsa 14 mln euro bashkëfinacim nga buxheti i shtetit.
-
VIDEO
Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021
Listës së opozitarëve që pretendojnë për trafikim të votave të tij drejt kandidatëve të tjerë i është bashkuar një ditë më parë edhe Ilir Meta. Ai ngriti dyshime për parregullsi në procesin e numërimit në bashkinë, ku sipas të dhënave të KQZ, kreu i PL mori vetëm 113 vota.
-
VIDEO
Marta Kos: Shqipëria në BE brenda 2029-ës? Objektiv realist! Negociatat më shpejt se më parë
Kos thotë se 2029-ta është një objektiv realist për të zgjeruar BE me të paktën 1 vend kandidat. Ajo vlerëson përparimin që Shqipëria dhe vendet kandidate kanë pasur me reformat, duke theksuar edhe ecurinë e shpejtë me hapjen e grupkapitujve, të cilët pritet të përfundojnë brenda qershorit.