-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: Rama me Berishën në PD fiton çdo zgjedhje! Ligji i luftës me Greqinë ka rënë, dy vendet janë anëtare të NATO-s
Avokati Spartak Ngjela, tha se prania e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike edhe pas humbjes në zgjedhje është në favor kryeministrit Edi Rama, pasi e ka më të lehtë të fitojë kundër tij.
-
VIDEO
Opozita ‘ndahet’ në Komisione pas 11 majit! Të zgjedhurit mungojnë, humbësit në ‘dhimbje’: Mos të miratojmë ligje, populli s’na besoi
Farsa e pretenduar zgjedhore u dhemb më shumë atyre demokratëve që nuk u rikonfirmuan për parlamentin e ri. Në komisionet parlamentare, zgjedhjet u denoncuan më shumë nga ata që humbën brenda PD dhe më pak nga ata që do të jenë sërish në shtator në Parlament.
-
VIDEO
PD e PS përplasen për 11 majin/ Tabaku: S'ishin zgjedhje europiane! Balla: Brenda qershorit hapen të gjithë kapitujt, po bllokoni integrimin
Shqipëria pritet të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian brenda qershorit. Lajmin e konfirmoi në komisionin e integrimit Taulant Balla edhe si përgjigje ndaj akuzave të opozitës së zgjedhjet e 11 majit e larguan Shqipërinë nga standardet evropaine.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Vota e diasporës, KQZ: Çdo zarf u tërhoq me firmë! Për Greqinë DHL s’duhej të nënkontraktonte, të dhënat ia kaluam PD-së
Çdo shqiptar jashtë vendit që votoi për 11 majin e ka firmosur personalisht marrjen e fletës së votimit. Garancia vjen nga Kompania postare DHL që shpërndau votat e emigrantëve. Edhe vetë KQZ deklaron se nuk ka asnjë rast që persona të tjerë të kenë tërhequr pakon, përveç vetë votuesit, por pranon, se nëse DHL ka punësuar kompani të tjera për këtë shërbim, atëherë ka shkelur kontratën.
-
VIDEO
Çështja e detit ende pezull, Hasani para vizitës në Greqi: Të hapur të punojmë për zgjidhje të drejta
Teksa çështja e detit me Greqinë ka mbetur pezull, Ministri Igli Hasani nuk e përjashton mundësinë e zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshje në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Në një intervistë për median greke “Ta Nea”, ai thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zgjedhjen e të gjitha çështjeve dypalëshe.
-
VIDEO
Kosovë/ Mbahet forumi për gratë, paqen dhe sigurinë, Spiropali: Roli i tyre thelbësor për paqen e një vendi
Roli i grave në paqen dhe zhvillimin e një vendi ishte në qendër të forumit për gratë, paqen e sigurinë që po mbahet në Prishtinë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Berisha vijon akuzat: Në vitin elektoral, Rama rrethoi Shqipërinë me plantacione droge! Bleu qindra mijëra vota duke ‘kanabizuar’ farsën elektorale
Në një tjetër konferencë për mediat, Berisha hodhi një tjetër akuzë, që sipas tij, tregon farsën elektorale të 11 majit. Ai pretendon se qeveria ka lejuar plantacionet e kanabisit për qëllime elektorale.
-
VIDEO
‘Debat’ te Ligjet/ Dogjani: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nisi me debate. Dogjani tha se s’mund të miratohen ligje false kur qytetarët nuk votuan të lirë, por Bushka iu përgjigj se analizat për zgjedhje bëhen në parti. Nga ana tjetër, Alibeaj tha se s’kanë më ‘legjitimitet’ dhe se miratimet duhet të bëhen nga Kuvendi i ri.
-
VIDEO
Komisioni i Edukimit/ Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit! Kushi: Duhet të marrim informacion të plotë mbi ngjarjen
Në mbledhjen e Komisionit të Edukimit është diskutuar ditën e sotme dhe çështja mbi helmimin në kopshtin e Gramshit disa ditë më parë. Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka kërkuar që ministrja e Arsimit të marri pjesë në një dëgjesë mbi këtë çështje. Mazhoranca nuk ka kundërshtuar këtë kërkesë të opozitës.
-
VIDEO
A do ta pranojë trupën gjykuese të dosjes Partizani? Ja si përgjigjet Berisha
Sali Berisha, në deklaratën për mediat pasi doli nga SPAK, u pyet edhe nëse do ta pranojë trupën gjykuese që pritet të zgjidhet sot, dhe që do të shqyrtojë dosjen Partizani pasi kaloi për gjykim.
-
VIDEO
Berisha sulmon Irena Gjokën: Gjyqtarja me 5 mbiemra kontratë qiraje të falsifikuar, po mbrohet prej 15 muajsh nga Altin Troplini! Ulsiu mori 500 mijë euro ryshfet
Pasi doli nga SPAK, Sali Berisha vijoi me sulmet jo vetëm në drejtim të Altin Dumanit, por edhe gjyqtares së hetimit paraprak të aferës Partizani, Irena Gjoka. Berisha me një dokument në dorë, pretendoi se ka siguruar një kontratë qiraje që Irena Gjoka ka nënshkruar më datë 13 shkurt 1996. Berisha pretendon se kontrata është e falsifikuar me qëllim që Irena Gjoka të justifikonte paratë e krimit dhe sipas tij është pranuar si dokument zyrtar. Berisha tha se prej 15 muajsh, Gjoka po mbrohet nga Altin Dumani, nga Olsi Çela, dhe UIsi Manja. Këtë të fundit e akuzon se ka marrë edhe 500 mijë eurot si ryshfet.
-
VIDEO
Berisha sulmon SPAK: Seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë! Altin Troplini mbajti për 22 ditë fletë arrestet, bashkëpunëtor i tyre
Pasi u paraqit për masën “detyrim paraqitje”, Sali Berisha sulmoi SPAK, duke e cilësuar si “seksion të kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë. Kreu i PD tha se i ka lënë një shënim edhe kreut të Prokurorisë, teksa tha se tani nga Altin Dumani do ta quajë Altin Troplini pasi është bashkëpunëtor.