-
VIDEO
Një nga më të votuarit në zgjedhje, Braçe i drejtohet deputetëve të PD-së në Kuvend: Vetëm ju në ’96 keni vjedhur vota! PS-ja kishte vetëm 9 deputetë
Deputeti Erion Braçe ka komentuar nga Kuvendi i Shqipërisë retorikën e opozitës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, ku PD-ja pati një humbje të thellë.
“Unë dua të them dy fjalë për zgjedhjet. Nëse ka zgjedhje të vjedhura nga A te Zh-ja, por që vjedhura ama… Nëse ka një parti që i ka bërë të gjitha këto, është PD-ja e ’96-s. Këtu në këtë sallë kishte 156 deputetë dhe vetëm 9 deputetë të opozitës. Ka pasur një parti që e ka bërë këtë gjë në gjithë historinë 35-vjeçare të vendit. Në këto zgjedhje të flasësh për shfrytëzim të burimeve ekonomike, patjetër që mua më bën shumë përshtypje. Mjafton të shikosh sesi plani i taksave është tejkaluar me disa përqind; pra, njerëzve u janë grumbulluar paratë. Suficiti është më i lartë se ç’ka ndodhur ndonjëherë. Shpenzimet janë tkurrur, ndërkohë që njerëzve u janë mbledhur tatime dhe taksa, pavarësisht zgjedhjeve.”- tha Braçe.
-
VIDEO
Zhupa në Kuvend: Treni i Evropës që përmendnit në fushatë rezultoi tren bullgar! I mbushët listat me emra që s’dinin të fillonin një fjali dëftore
Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi akuzat për zgjedhjet. Sipas saj, treni i Evropës që përmendte kryeministri gjatë fushatës rezultoi të ishte “tren bullgar”. Zhupa hodhi akuza gjithashtu se PS i mbushi listat e kandidatëve për deputetë me emra që s’dinin se si të ‘fillonin e mbaronin një fjali dëftore’.
-
VIDEO
Braçe në Kuvend kritika Denajt dhe Kumbaros: Duhet të flasim për ushqimin dhe bletët! Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit nuk merren fare me këtë çështje
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, një nga deputetët më të votuar të zgjedhjeve të 11 Majit, ka zgjedhur të mbajë një fjalë ndryshe nga parafolësit ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Braçe ka vendosur të flasë për temën e ditës, në rendin e Kuvendit për mbrojtjen e bletëve dhe biodiversitetit.
-
VIDEO
Votat janë vjedhur në primaret e PD, jo në 11 Maj’, Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot
Deputeti i PS, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ka kërkuar demokratëve që të sprapsen nga sulmet e tyre të pabaza dhe të punojnë për Shqipërinë, vendin i cili së shpejti do të jetë pjesë e familjes së madhe europiane.
Gogu u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit ishin vullneti i qytetarëve, të cilët me votë i besuan një tjetër mandat Partisë Socialiste, ndërkohë që shtoi se akuzat e demokratëve nuk qëndrojnë dhe se votat nuk janë vjedhur në zgjedhjet parlamentare, por në “primaret” e vetë selisë blu të cilat u bënë muaj më parë.
-
VIDEO
REPLIKAT/ ‘Erdhi antimafia italiane e të tha mos aktro...’, Bardhi: Durrësi, han pa porta i bandave! Spiropali: E the njëherë këtë këngë
Pas fjalës së kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, mori fjalën Gazment Bardhi. Ai vijoi sërish me akuzat për narkoshtet, por Spiropali e ndërpreu duke i thënë se këtë “këngë” e përsëriti më herët.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Më përmendet emrin, ishte përgjigjia ime mbi indinjatën time. E marr fjalën kur më përmendet emri.
Bardhi: Do ta shënoj te të mirat që ke bërë në këtë jetë që i jep fjalën opozitës. Se është bërë mëkat të marrësh fjalën dhe të flasësh. Zonja kryetare, ka një dallim të madh të thuash të vërteta që i dini dhe i bashkëndani edhe ju mbi Shqipërinë.
-
VIDEO
Berisha nxiu Shqipërinë në Bruksel, Bardhi: Opozita thotë të vërtetat e çdo shqiptari! Deputetët tuaj i zgjodhi krimi, ky është banditizëm
Gazment Bardhi hodhi sërish akuza nga Kuvendi për zgjedhjet e 11 majit. Sa i takon deklaratave të Berishës dhe akuzave nga PS se hodhi baltë mbi Shqipërinë, Bardhi tha se tha të vërtetën.
-
VIDEO
‘Diaspora voton, Taulanti me patronazhistët numëron’, Noka i përgjigjet Ballës: Më thuaj ku shkuan 130 mijë votat?
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka iu përgjigj ministrit Taulant Balla pas akuzave që shkëmbyen për zgjedhjet e 11 majit. Noka foli për pretendimet PD se mungojnë 130 mijë fletë të papërdorura, duke pyetur ministrin se ku janë, edhe pse në fakt alibia e tyre u rrëzua një ditë më parë me hapjen e 4 kutive në qarkun e Vlorës.
-
VIDEO
Spiropali-Bardhit: Në Bruksel nuk folët me raportin e OSBE/ODIHR, por me ‘gjuhën’ e urrejtjes ndaj Shqipërisë! Në dyert e partnerëve nuk bëhet opozitë për qeverinë
Pas akuzave të Gazment Bardhit, mori fjalën kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila iu drejtua duke i thënë se në dyert e Brukselit nuk mund të bëhet opozitë me qeverinë. Sipas saj, në tryezat evropiane nuk folën me gjuhën e raportit të OSBE/ODIHR por me një gjuhë urrejtjeje kundër Shqipërisë.
-
VIDEO
Balla-deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron shtëpinë e tij dhe Shqipërinë me fyerjet që thotë kundër vendit
Ministri Taulant Balla iu kërkoi opozitarëve që të bojkotojnë Sali Berishën dhe “ta mbyllin” në shtëpi.
“Ka ardhur momenti, që ne e mirëkuptojmë, nga ana jonë nuk keni asnjë ndërhyrje, e zbatoni apo jo nenin Basha nuk ka asnjë problem. Dhe unë jam dakord që të mos e respektoni se edhe Basha po të kishte qenë vetë nuk do ta zbatonte. Pa merak ju lutem baltën që keni filluar dhe bërë më turp del ai burri atje. Unë kam respekt për të moshuarit, pak më i moshuar se babai im po merreni edhe mbylleni në shtëpi, se turpërpoi shtëpinë dhe vendin e vet me atë fyerje dhe ato pallacllëqeqë thotë kundër shqipërisë dhe vjen këtu pa pikë thonjëze dhe i përmendi ju, karteli, narkoshteti ky apo ai. Pranoni humbjen të kthehemi në shtator me ata që kanë tepruar prej jush se jeni reduktuar shumë të fillojmë punën me komisionet. “, tha Balla.
-
VIDEO
Balla ironizon opozitën: Keni dështuar me sukses dhe vijoni të jeni entuziast! I thoni Saliut të njohë nenin Basha, shkuat në PPE dhe nxitët Shqipërinë
Ministri i Shtetit për Diasporën Taulant Balla ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fjalën e tij ka ironizuar qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjet dhe humbjen e saj të thellë në zgjedhjet e 11 Majit. Balla fillimisht iu është drejtuar deputetëve të PD-së se ata vijojnë të dështojnë me sukses dhe janë ende entuziastë. Veçanërisht ai i është drejtuar Flamur Nokës, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së gjatë fjalës së tij për humbjen që kaluan në 11 Maj.
-
VIDEO
Bardhi nga Kuvendi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE! S’mund t’i ‘shplani’ dot gjurmët me lutje
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi sërish akuza për manipulim zgjedhjesh. Sipas tij, këto akuza s’i ka nxjerrë opozita, por janë dëshmi nga monitorimi i OSBE/ODIHR.
“Janë firmosur shumë gjëra në këtë vend një prej të cilave është inceneratori i tiranës. Kjo është një gjë që cdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë tashmë e ka marrë vesh dhe besova se kolegu përpara se të merrej se kush ka firmosur cfarë të jepte llogari se cfarë ka firmosur vetë. Nuk e ka thënë opozita që zgjedhjet u morën peng nga krimi por shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet në Shqipëri, që me sytë e mi dhe me dëshminë e vëshguesve afatgjatë të OSBE-ODIHR se si krimi kishte marrë peng zgjedhjet në Elbasan. Këto janë të vërteta që s’i thotë opozita, ju përpiqeni t’i fshini por s’i fshini dot më se keni lënë gjurmë kudo ku keni shkelur. Janë gjëra kaq serioze saqë nuk mund të shpalen as me lutje.”, tha Bardhi.
-
VIDEO
‘GPS në zarfet e votimit...’, Balla replikën me Nokën: O Flamur! Kjo që thua ti është vepër penale, nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK?
Nga Kuvendi, Flamur Noka hodhi akuza ndaj PS se e ka kthyer 11 majin në një treg votash. Ai hodhi edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës.
“Meqë Tao yaris po flet nga pas, shqiptarët në diasporë kërkonin të votonin jo për yaris. Janë 500 qytetarë në Selanik që kanë futur GPS në zarfe. GPS tregojnë që...”, tha Noka.
Ndërkohë ministri Taulant Balla iu përgjigj duke thënë:
"E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini”, replikoi Balla.