-
VIDEO
Kërkuan rinumërimin e votave, KAS rrëzon 4 kandidatët demokratë: Mund të ankimojnë vetëm partitë! PD kundër kandidatëve të saj, bashkon votat me PS
PD dhe PS kanë bashkuar votat në KAS duke rrëzuar kërkesën e 4 kandidatëve demokratë për rinumërim e votave të tyre. Para këtij vendimi, Berisha tha në konferencë se mbështet kërkesat e kandidatëve për transparencë, por në KAS u doli kundër. Kërkesa për rinumërimin e votave të Aulon Kalasë shqyrtohet të martën.
-
VIDEO
Rama ndan pamjet nga tuneli i Llogorasë: E bukura e udhëtimit drejt jugut (VIDEO)
Kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në kuadër të masave për promovimin e industrisë së turizmit.
-
VIDEO
Xhina për Report Tv: Kandidatët nuk kanë të drejtë ligjore të ankimojnë pa miratimin e subjektit! Ankesat e PD-së për votën e diasporës pa asnjë provë!
Elena Xhina Duka, përfaqësuese e PS në KQZ, deklaroi në Report Tv se kandidatët nuk kanë të drejtë ligjore të ankimojnë pa miratimin e partisë dhe se KAS po vepron në përputhje me Kodin Zgjedhor. Ajo shtoi se të gjitha ankimet janë bërë nga PD, por nuk shoqërohen me prova të reja, sidomos sa i takon votës së diasporës.
-
VIDEO
Katër kandidatët u ankuan në KQZ për vjedhje votash brenda PD, Berisha: Janë të lirë, nuk i pengojmë! Ne nuk kemi standardin e Ramës
Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga mazhoranca, në atë humbje të thellë historike që mori, brenda partisë ka nisur edhe ‘lufta’ me akuza për vjedhje të votës preferenciale. Thotë se nuk i pengon në kërkesën e tyre dhe se "nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, do përgjigjesh ligjërisht"
-
VIDEO
Celibashi i rrëzon PD-së pretendimin për ‘trenin bullgar’ në Peqin: Asnjë fletë zyrtare e KQZ nuk doli jashtë qendrës së votimit (SHKRESA)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar sot se asnjë fletë votimi nuk mungon nga materialet e Peqinit. Kështu rrëzohet pretendimi i Partisë Demokratike se aty u zbatua skema manipuluese e “trenit bullgar”, për të cilën duhet të mungojë të paktën një fletë zyrtare e KQZ-së.
-
VIDEO
KAS shqyrton ankimin e PD për Dibrën, Logu përplaset me Rusmalin për pamjet filmike: Të përjashtohet nga çështjet tona, ka konflikt interesi! Mblidhen më 5 qershor
Debate gjatë mbledhjes, shkak shprehja e Rusmalit për Logun, që "të mos e bënte fodullin me institucionin", pasi po ia ndërpriste fjalën herë pas here. KAS shqyrtoi ankimimin për Dibrën dhe e shtyu seancën për më 5 qershor, ora 13:00. PD do dorëzojë edhe kërkesën për përjashtimin e Rusmalit. Kërkon pavlefshmërinë: Kapëm makinën e biznesmenit me para e lista! KQZ: Nuk pati parregullsi!
-
VIDEO
Ripërtëritja e Kushtetueses/ Të gjithë në pritje të Gjykatës! Kuvendi nuk rishpall vakancën për rastin e Toskës
Zëvendësimi i gjyqtares kushtetuese, Elsa Toska, do të shtyhet deri kur Gjykata Kushtetuese të mbarojë gjyqin e nxitur nga Presidenti, ku shpresohet të krijohet qartësia e të gjithëve se kur fillon e kur mbaron mandati i secilit anëtar të kësaj gjykate. Kuvendi nuk do ta hapë thirrjen nga e para për karrigen që plotëson ai, edhe pse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e kërkoi këtë gjë, dje.
-
VIDEO
Doshi ‘pajtohet’ me Becin! Pas zgjedhjeve, kthehet normaliteti në Këshillin Bashkiak të Shkodrës! PSD bashkon votat me PS
Duket se ngërçi i krijuar ka pasur një prapavijë tërësisht politike në dy mbledhjet e kaluara, ku këshilltarët e PSD dhe PD bojkotuan mbledhjet duke lënë pezull për dy muaj projekt vendimet për plazhin e Velipojës.
-
VIDEO
Doshi ‘pajtohet’ me Becin! Pas zgjedhjeve, kthehet normaliteti në Këshillin Bashkiak të Shkodrës! PSD bashkon votat me PS
Duket se ngërçi i krijuar ka pasur një prapavijë tërësisht politike në dy mbledhjet e kaluara, ku këshilltarët e PSD dhe PD bojkotuan mbledhjet duke lënë pezull për dy muaj projekt vendimet për plazhin e Velipojës.
-
VIDEO
Ankesat e PD mbajnë 'peng' shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! 'Provat' në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj
20 ditë pas zgjedhjeve, KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin përfundimtar. Kjo pasi, PD është ankuar për rezultatin, dhe shqyrtimi i tyre do të kërkojë disa javë kohë në KAS e më pas në Kolegjin Zgjedhor. PD sjell si provë denoncimet e saj dhe lajmet e mediave e për këto kërkon përsëritje të zgjedhjeve, ndërsa kandidatët e saj kërkojnë rinumërim në Tiranë.
-
VIDEO
Lapardhaja për Report Tv: Nëse Berisha nuk largohet, PD do humbasë si ‘kripa në det’! E mban peng partinë për halle personale!
Namir Lapardhaja analizon në "Sot, Live në Shqipëri” situatën pasgjedhore të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj. Kujton se Berisha mori rezultat shumë më të dobët edhe se Basha, me humbje historike. Lapardhaja: Nëse Berisha largohet, PD do reformohet dhe do risë shanset për të ardhur në pushtet. Alibia për zgjedhjet? Që të mos dorëhiqet!
-
VIDEO
Berisha nostalgjik për diktaturën komuniste: Bënte organizim dhe administrim të përsosur zgjedhjesh! Ishin perfektë!
Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik në narrativën elektorale të asaj periudhe 'të artë', duke i sjellë në dinamikën politike të ditëve aktuale për 11 majin.
I pyetur nga gazetarët përse mendonte se këto zgjedhje ishin farsë dhe provat që dispononte PD-ja, teksa përpiqej të argumentonte se ai po lufton me të gjithë botën për ta faktuar farsën elektorale të kryeministrit Edi Rama, mori si referencë administrimi zgjedhor periudhën e diktaturës komuniste.
“E kuptoni ju çfarë pozicioni jam unë sot? Unë ndihem me i motivuar se askush pas këtyre zgjedhjeve, alternativa e vetme është të qëndrojmë para së gjithash dhe në po qëndrojmë.
Administrimi më i përsosur i zgjedhjeve bëhej vetëm në diktaturë, po, ishte perfekt. Ishin të sinqertë ata, flisnin vetëm për votim, votim. Se s’kishte garë, ishin të ndërgjegjshëm për atë ata. Por për administrimin ishin të përsosur ata. Me helikopter dhe ushtri, i çonin deri në pikat më të larta, i filmonin, që ja organizimi”, tha Berisha.
Në fund të fjalës së tij ai këmbënguli se do vijonte betejën për faktimin e farsës elektorale nëpërmjet denoncimeve, rrugës ligjore dhe ballafaqimit publik, teksa shtoi se “kjo farsë ishte dy herë më e madhe se e vitit 2021”.
“Ne po bëjmë atë që po bëjmë. Përparësia absolute është faktimi i farsës elektorale dhe pastaj analiza. Nuk bëhen zgjedhje me Edi Ramën, urdhëro farsën, dy herë. Kjo farsë ishte dy herë më e madhe se e 2021”, përfundoi kreu i selisë blu.