-
VIDEO
Kuvendi/ PD akuza për 11 majin: Farsë, përdorët bandat! PS: Mbylleni Berishën në shtëpi, jeni pengje! U turrët të bënit pis Shqipërinë! Noka bllokon foltoren, përjashtohet
PD akuzoi sërish mazhorancën se i vodhi zgjedhjet e 11 majit, teksa socialistët i kujtuan se në ‘apel’ i mungojnë 300 mijë vota. PS i quajti të turpshme deklaratat e Berishës në Bruksel që bëjnë pis Shqipërinë. Deputeti Sula humbjen e shikoi te Berisha, të cilit i bëri apel të largohet e të shpëtojë PD-në. Spiropali përjashton Nokën nga seanca.
-
VIDEO
Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025, marrëveshjen me Ukrainën e 10 pikat e tjera! Opozita mungon në sallë (VOTIMI)
Kuvendi ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën.
-
VIDEO
‘Treni bullgar’ nuk u gjet as në magazinat e KQZ në Vaqarr! Hapen 233 kuti, gjenden fletët e papërdorura
KQZ hapi sot 233 kuti materialesh zgjedhore, për të parë nëse aty ndodheshin apo jo fletët e votimit që nuk u përdorën më 11 maj. Verifikimi vërtetoi se shqetësimin e PD për zhdukje fletësh nuk qëndronte. Vetë PD e neglizhoi monitorimin e këtij procesi.
-
VIDEO
Marrëveshja për sigurinë me Ukrainën kalon në Kuvend pa diskutim, asnjë deputet i pranishëm në sallë
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës” kaloi pa diskutim.
-
VIDEO
Tabaku i del në ‘mbrojtje’ Berishës: Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, por kush krijon barriera! Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku i doli në ‘mbrojtje’ Sali Berishës, teksa tha se nuk është antishqiptar ai që ngre shqetësimet për vendin, por ai që i kthen në një “barrierë” që pengon avancimin drejt BE-së.
-
VIDEO
Gjiknuri nga Kuvendi: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi! Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni
Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ai ka thënë se Reforma Zgjedhore është bërë si ka dashur PD dhe mbi të gjitha, sipas tij, është faji që opozita nuk di të bashkohet.
"Dua të them diçka për pjesën që tha parfolësi se reformat duhet të jenë konsensuale, në fakt jam shumë dakord dhe unë jam dëshmitar i gjallë i reformave konsensuale, sepse dhe ndërhyrjet e fundit ligjore që u bënë në 2024. Se është e rëndësishme që ta dijë publiku, se është e rëndësishme që t’i rikthehemi kujtesës diçka për sa i përket disa pikave kyçe, thelbësore, zgjedhore janë shkruar nga opozita. Çështja e votës së diasporës është shkruar nga e para deri në fund nga opozita dhe ekspertët e saj. Ju lutem mos të harrojmë, ligjin zgjedhor e kemi konsensual, madje raporti i ODIHR-it thotë se siguron një bazë të mirë ligjore dhe siguron garë konkurruese. Administratë transparente dhe profesionale, natyrshëm në një mjedis të politizuar, edhe këtu është problemi kryesor që ka Shqipëria. Është mjedisi i politizuar. Në Shqipëri kemi një problem: humbësi nuk njeh zgjedhjet. Edhe për sa kohë që humbësi përdor fuqinë e tij relative. Jam dakord me ato që thuhen, se duhet një reformë zgjedhore. Për t’u bërë i madh duhet të bashkohesh. E keni fajin vetë, nuk keni ditur të luani."-tha Gjiknuri.
-
VIDEO
Manja-opozitës: Mos e spostoni humbjen te qytetarët! Kthehuni nga vetja dhe shihni ku iu ikën 250 mijë vota
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi opozitës që të e spostojë përgjegjësinë e humbjes te faktorë jo politikë. Nga Kuvendi, ai falënderoi qytetarët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës për qytetarinë që treguan.
-
VIDEO
‘Policët po sillen si banditë’, Berisha ‘shfrenon’ fantazinë nga Brukseli: Ja çfarë i tha ambasadori i BE bashkëpunëtorit tim ditën e zgjedhjeve
Megjithë humbjen e thellë më 11 maj, Sali Berisha vazhdon përpjekjet e tij për të dokumentuar atë që ai e quan si farsë elektorale. Nga Brukseli, ku ndodhet për këtë “mision”, Berisha përsëriti sërish akuzat e rënda ndaj qeverisë, duke pretenduar për një “situatë të paprecedentë që ekziston sot në Shqipëri”.
Në një takim me kryesinë e PD në Bruksel, Berisha tha se Rama krijoi një makineri gjigante të blerjes së votës dhe të frikësimit të qytetarëve. Këto, pretendon Berisha, asgjesojnë garën elektorale.
“Kjo makineri ka ardhur gjithnjë duke u bërë më e fuqishme, më e madhe. Kjo makineri gjigante është shteti i blerjes së votës. Në ç’mënyrë? Në këtë fushatë, ai u dha të gjithë pensionistëve 100 euro dhuratë. E ndaluar me ligj. Ju them këtu, kur ne kishim zgjedhjet, nuk i rrisnim rrogat gjersa mbaronin zgjedhjet. Rroga që ishte një detyrim i përvitshëm ai”, tha Berisha.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Dy anëtarët e PD në KAS vendosin rinumërim votash për Qarkun e Tiranës, do hapen 1282 kuti
Të gjithë kutitë e votimit të qarkut të Tiranës do të rinumërohen me kërkesë të dy anëtarëve të PD në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve.
-
VIDEO
Tensione në Kuvend/ Noka bllokon foltoren, Spiropali e përjashton! 5 minuta pushim
Flamur Noka bllokoi Foltoren e Kuvendit, ndërsa u përfshi në replika me kryetaren Elisa Spiropali. Kjo e fundit e përjashtoi nga seanca.
-
VIDEO
Sula thirrje Berishës nga Kuvendi: Mos bëj si në 2013 që ia le partinë Benjaminit tënd dhe i shkatërrove karrierën Olldashit! Humbëm se fute ‘galloshët’ në listën e mbyllur!
Dashnor Sula, deputeti i PD-së, ka folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ku ka thënë se opozita i humbi zgjedhjet për fajin e saj. Sula tha se lista e mbyllur e PD-së ndikoi negativisht në zgjedhje. Nga ana tjetër, ai ka bërë një thirrje në fund të fjalës së tij për Berishën, që të largohet nga detyra duke hapur garën.
-
VIDEO
Koçi: Berisha, Dick Marty shqiptar që nxiu Shqipërinë në Bruksel! Keqardhje për kolegët demokratë që s’do jenë më në kuvend, s’dogjën karrige apo sulmuan me shkelma e grushte
Deputeti socialist Petro Koçi ishte i ashpër me Sali Berishën, duke e cilësuar si Dick Marty shqiptar, që foli keq për Shqipërinë në Bruksel.