-
VIDEO
Zgjedhjet/ KQZ 'certifikon' rezultatet për 12 qarqet e vendit! Celibashi: Kompania postare na ka dorëzuar dokumentet për votat e Greqisë
Komisioni Qendror I Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e 11 majit për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, duke përmbyllur vulosjen e rezultateve në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Pranuan se fletët e votimit në lokalin në Peqin s’kishin vulë, PD kërkon hetim ndërkombëtar pasi policia rrëzoi ‘trenin bullgar’
Edhe pse kur bënë denoncimin, vetë pranuan se disa fletë votimi gjetur në një lokal në një fshat të Peqinit ishin pa vulat e KQZ-së, tashmë që policia reagoi dhe i quajti të falsifikuara, PD-ja kërkon hetim ndërkombëtar për fenomenin e ashtuquajtur “treni bullgar”.
-
VIDEO
Berisha 'non grata' i bën thirrje Trump: Grupet shqiptare shpalli organizata terroriste
Sali Berisha, non grata nga SHBA, i bëri thirrje Donald Trump që të shpallë grupet kriminale shqiptare si grupe terroriste. Komenti i Berishës erdhi pasi operacionit Ura, përmes të cilit u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Berisha sulmon: Arkend Balla mori 20 mijë vota, nën patronazhin e kartelit Troplini! E kanë projektuar ministër të Brendshëm
Nga selia blu, Berisha sulmoi kandidatët më të votuar socialistë duke thënë se po denoncon me fakte se si kanë ndërhyrë kartelet e Troplinëve dhe Xhabaftëve në zgjedhje. Por, Berisha vetëm fakte nuk kishte dhe si prova përdori një krahasim shifrat e votave që kandidatët kanë marrë në 2021 dhe zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Rama: Kemi dashuri të palëkundur për BE-në, por kemi ndërtuar marrëdhënie të mira dhe me Lindjen e mesme dhe vendet e Gjirit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli edhe marrëdhëniet politike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
-
VIDEO
'Në cilin sup e mbështete kokën', Zegjine Çaushi s'i ndahet Bardhit: Ça ke bërë o yll i Kavajës, ku je fshehur pas zgjedhjeve
E zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit Zegjine Çaushi duket se nuk do t'i ndahet Gazment Bardhit. Me nota të forta ironie "t'i qajë hallin" Bardhit për humbjen e thellë që PD mori në qarkun e Fierit.
-
VIDEO
Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli edhe për fitoren e mandatit të katërt dhe stratëgjinë e fushatës që ai ndoqi.
Richard Attias: Z. Kryeministër, pak ditë më parë, ju u rizgjodhët për mandatin e katërt me radhë, që është historike për Shqipërinë. Cilat do jenë tri përparësitë kryesore tuajat për këtë mandat?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, më duhet të ndaj me ju që jam zënë paksa në bela me kolegët socialistë, sepse kur dikush më pyeti, “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate
-
VIDEO
E ardhmja e Shqipërisë, Rama: Preferoj një ‘Itali e re’, jo një ‘Zvicër të re’, do ishim të mërzitshëm! BE ëndrra jonë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli edhe për projektet për energjinë.
-
VIDEO
Braimllari në Report Tv: Opozita kërkon destabilitet kurse PS integrimin në BE! S’pati luftë të brendshme për vota mes socialistëve, gara ishte pozitive! Rama rigjeneroi partinë
Endrit Braimllari, ish-drejtues i strukturave të Partisë së Lirisë (ish-LSI), i cili kandidoi për PS në listën e hapur të Tiranës dhe mori 1900 vota preferenciale, doli sot në Studio Live për eksperiencën elektorale të 11 majit brenda PS-së, gara e brendshme, rezultati dhe sfidat e tij për të ardhmen. Pse humbën PL dhe PD
-
VIDEO
Gazetarët e pyesin për ‘gabimet e brendshme’ dhe drejtuesit politikë që rrinin në kafe gjatë fushatës? Berisha: Zgjedhjet farsë, do i shohim në vazhdim defektet
Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të PD në qarqe nuk kanë bërë fushatë, por kanë pirë kafe pranë selisë blu.
Berisha tha se PD do të analizojë gabimet dhe defektet e brendshme të partisë.
‘PD pas luftës për paraqitjen ndërkombëtare të kësaj farse, padiskutim që do të bëjë tën gjithë diskutimet e brendshme për të gjitha problematikat, defektet, të metat dhe gabimet. Por farsa nuk fitohet nga opozita, çfarëdo që të bëhet.
Opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të falë 200 mln euro gjoba, opozita nuk e ndalon dot qeverinë që të bëjë dhuratë 100 euro për 760 mijë pensionistë. Opozita nuk mund ta ndalojë qeverinë që të shpërndajë miliona rrënjë kanabisi që t’i mbjellë, 1 rrënjë kanabis vlerësohet 1 mijë euro, imagjino kur hapet zota e plantacionit i merr fshatarët dhe u thotë këto janë bimët tuaja dhe i ke të garantuara nga shteti. çfarëdo që të bëjë opozita, opozita nuk mund të arrestojë as Elvis Doçin, as Suel Çelën. Opozita i ka denoncuar me zë dhe figurë’, tha ai.
-
VIDEO
Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar partitë e reja se në zgjedhjet e 11 majit ato i morën opozitës 8 deputetë.
Në një deklaratë për media, Berisha tha se Partia Demokratike u kishte ofruar këtyre forcave një koalicion, por ato e refuzuan.
'Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!', tha ai.
-
VIDEO
Sali Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Nuk e njohim 11 majin, bandat punuan për të futur në Kuvend 28 deputetë! Duam qeveri teknike
Kreu i PD-së, Sali Berisha vazhdon te theksoj se nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar qeverineë si një sipërmarrje të përbashkët me krimin e organizuar. Në një konferencë për media Berisha tha se bandat punuan në qytetet e mëdha të vendit për të futur në Kuvend 28 deputetë.