-
VIDEO
Reforma e re e pensioneve, zv.ministrja Manjani për Raport Tv: BE kërkon barazim të moshës së pensionit për burra e gra, më shpejt se viti 2056
Zv.ministrja e Ekonomisë Olta Manjani tha se reforma e pensioneve tashmë ka nisur, ndërsa janë bërë diskutime edhe me ekspertët e Bankës Botërore. Sipas Manjanit, kërkesa kryesore e BE është që të ketë një barazim mes moshës së burrave dhe grave për daljen në pension që duhet të jetë në 67 vjeç, para vitit 2056.
-
VIDEO
PS feston fitoren e 11 majit te Pallati i Brigadave, Rama mbledh të gjithë ekipin që garoi më 11 maj
I gjithë ekipi që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është mbledhur për të festuar në Pallatin e Brigadave fitoren e thellë. Kryesocialisti Edi Rama do të mbajë edhe një fjalim.
-
VIDEO
Ngjarja e Gramshit, Partia e Lirisë: Krim institucional dhe neglizhencë, të merren masat, hetim i plotë dhe transparent!
Deklarata e Sekretares për Mardhëniet me Publikun në PL, Arla Merja: Në një vend ku kontratat publike jepen me mik dhe kontrollet shtetërore për sigurinë janë vetëm në letër, siguria ushqimore është kthyer në një rrezik të përditshëm për qytetarët
-
VIDEO
‘Nuk them kurrë të mos hapen kutitë!’ Berisha harron zgjedhjet e 2009 kur pyetet për akuzat ndaj Tabakut: Nëse ka fakte dhe ankesa, parimi ynë është të hapen kutitë
Një nga pyetjet drejt fundit të konferencës lidhej edhe me kandidaten më të votuar të PD-së në Tiranë dhe shkallë vendi, Jorida Tabaku dhe akuzat që po ngrihen ndaj saj nga eksponentë të lartë të partisë se ka vjedhur votat.
Berisha tha se ai është kundër sulmeve pa fakte dhe se i qëndron parimit “të hapen kutitë” për të faktuar shkeljet nëse ka (në zgjedhjet e 2009 ishte kundër hapjes së kutive kur i kërkonte PS-ja).
-
VIDEO
Berisha pas humbjes së thellë: Nuk do i pranojmë kurrë zgjedhjet, farsë! Grevë urie në shtator? Nuk përjashtojmë asnjë skenar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, justifikoi humbjen e thellë të koalicionit opozitar të zgjedhjeve të 11 majit me farsën elektorale nga qeveria e Edi Ramës, që sipas tij bashkëpunoi me kartelet kriminale në Durrës dhe Elbasan.
-
VIDEO
Begaj në asamblenë parlamentare të NATO-s: Shqipëria, krenare si anëtare e aleancës! Pa udhëheqjen amerikane, s’do të kishim një Kosovë të pavarur
Presidenti Bajram Begaj po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë.
-
VIDEO
3 parti për herë të parë me 4 deputet në parlamentin e ri, Lapaj fitoi mandatin nga lista e hapur! Arlind Qori ‘digjet’, nga Lëvizja Bashkë e merr Redi Muçi
Tre parti të reja do të jenë pjesë e parlamentit të ri me katër deputetë. Nisma Shqipëria Bëhet aplikoi brenda vetes listën 100% të hapur, dhe ende nuk është e qartë se me cilin emër do të përfaqësohet. Dy vendet e Partisë “Mundësia” janë për Agron Shehajn dhe Erald Kaprin.
-
VIDEO
Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, Report Tv në Pekisht! Kryeplaku Dervishi: Fletët e votimit imitim i KQZ për të edukuar zgjedhësit! PD erdhi me forcë, përmbysi gjithçka
Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili pretendonte se në lokalin e tij gjendeshin gjurmë të manipulimit të votave përmes fenomenit të Trenit Bullgar.
Report Tv udhëtoi drejt Pekishtit, për të biseduar me personin që u kthye në shënjestër të zulmeve të opozitës e për të marrë versionin e tij.
Kryeplaku i fshatit thotë se fletët e gjetura nga eksponentët e PD-së, ishin imitim të fletëve të votimit, që përdoren për të edukuar zgjedhësit për mënyrën e saktë të votimit në ditën e zgjedhjeve.
-
VIDEO
‘Beratin e lanë zbuluar‘, Maliqi për Report TV: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine
Në një intervistë për Report TV, Maliqi sulmoi Bozdon duke e bërë fajtor për humbjen e mandatit të tretë në qarkun e Beratit. Ai tha se nëse pretendon se ka mbështetje kaq të madhe, duhet të japë dorëheqjen dhe të kandidojë për bashkinë. Apeloi për riorganizim total me drejtues politikë të devotshëm.
-
VIDEO
SKEDA/ Çfarë është treni bullgar dhe përse në rastin e denoncimit të PD-së nuk gjen vend
“Treni bullgar” nënkupton një teknikë klasike të mashtrimit zgjedhor. Mjafton që vetëm një fletë votimi origjinale dhe me vulën e KQZ, e paplotësuar, të dalë në mënyrë të paligjshme, jashtë qendrës së votimit. Sapo ajo del jashtë qendrës, plotësohet nga subjektet e interesuara për një kandidat a parti të caktuar.
-
VIDEO
Investigimi/ Bie pretendimi i PD për "trenin bullgar" në Peqin! Fletët e votimit "prodhim" i KQZ për trajnime dhe mediat, por pa vula
PD pretendon se disa fletë votimi të gjetura në një lokal në Peqin janë përdorur për fenomenin e “trenit bullgar”. Por çfarë është kjo skemë, dhe përse në rastin e denoncimit të PD-së nuk gjen vend. Që kjo teknikë manipulimi zgjedhor të funksionojë duhet që fleta që arrin të dalë nga qendra e votimit, të jetë origjinale e vulosur nga KQZ, dhe jo e falsifikuar si në rastin e Peqinit, pasi rrjedhimisht, edhe nëse do përfundonin në ndonjë kuti votimi, do shpalleshin të pavlefshme.
-
VIDEO
SKEDA/ KQZ certifikoi rezultatin e 11 majit për 12 qarqet, çfarë ndodh tani?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së ankimimeve. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe tashmë ka nisur hapat e parë ligjorë për kundërshtimin e tij.