• VIDEO

    Ilir Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, ne nuk do të ndalemi përballë asnjë presioni

    Kreu i PL Ilir Meta ka deklaruar se ky regjim i bazuar te krimi shkatërroi standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Meta tha se beteja për votën e lirë është e pakthyeshme, ndërsa theksoi se nuk do të ndalen përballë asnjë presioni.

  • VIDEO

    Spahiu: Sikur 10 herë të përsëriten zgjedhjet, 10 herë më keq do humbë Partia Demokratike

    Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh për ‘Frontline’ se zgjedhjet patën problematikat e tyre, por në fund u zgjodhën ata që ishin paracaktuar nga liderët e partive dhe jo nga bandat kriminale.

    Madje ai shkoi më tej, duke nënvizuar se edhe po të bëhen 10 herë zgjedhjet e parakohëshme nga Rama, po aq herë Partia Demokratike do i humbte këto zgjedhje.

    “Nuk kanë dalë deputetë ata që deshën bandat, por ata që deshën Berisha dhe Rama. Nëse banda krijon aq vota dhe ka influencë sa siguron 40 mijë vota, atëherë është problem popullor, kemi problem si popull. Atëherë këto qenkan banda serioze. Tani ne nuk jemi të çmendur. Unë po them se nëse është e vërtetë se bandat sigurojnë kaq shumë vota, ky është problem i Elbasanit atëherë, në rastin konkret. Unë nuk them se bandat nuk kanë ndikuar, por ama pjesë kanë qenë edhe vetë kryetarët e partive”, tha juristi për Report Tv.

    Ai nuk e sheh problemin vetëm tek bandat kriminale, për të cilat nuk beson se ndikon aq thellë në rezultat.

    “Nëse Rama del sot të thotë se do bëjë zgjedhje të parakohëshme, e para që nuk do i dëshirojë është PD-ja dhe Sali Berisha, pasi edhe 10 herë të bëhen ato, po aq herë do humbasë PD-ja, sepse në atë gjendje janë katandisur”, shpjegoi Spahiu.

  • VIDEO

    Ish-prokurori Karanxha për Report Tv: SPAK nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve! Kodi Penal parashikon nga 1-7 vite burg për rastet me ‘trenin bullgar’

    Ish-prokurori Ervin Karanxha shpjegoi për 'Frontline' dy juridiksionet në lidhje me pretendimet e opozitës në lidhje me shkeljet në zgjedhje apo manipulimin e votave nëpërmjet ‘trenit bullgar’. Cilat janë kompetencat e SPAK dhe Prokurorive dhe kush e vendos certifikimin e rezultatit. Çfarë parashikon Kodi Penal

    • VIDEO

      Alibeaj: Rezultatin e pranojmë, por misioni ynë vijon! Berisha i shiti zgjedhjet te Rama, nuk ikën nga PD! Vetëm ai s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

      Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar sot në ‘Studio Live’, e pranoi rezultatin e dobët të zgjedhjeve të 11 majit, por tha se misioni i tij politik dhei forcës që përfaqëson do të vazhdojë, pse jo edhe në një pol të tretë nësedo të realizohet dhe do bihet dakord. Argumenton pse Berisha bëri pazar me Ramën dhe doli më i fituar, me më shumë deputetë sesa vota mori, së bashku me PS-në

    • VIDEO

      Shqipëria hap negociatat për grupkapitullin e tretë të ‘Konkurrueshmërisë’! Hasani nga Brukseli: Reflektim i progresit tonë

      Shqipëria është tashmë një hap më pranë Bashkimit Evropian. Në Bruksel u çelën negociatat për grupkapitullin e radhës, atë të “Konkurueshmërisë dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse”, duke e çuar në 4 nga 6 numrin e kapitujve të hapur në total. Me këtë ritëm, Shqipëria tejkalon edhe Serbinë, e cila i ka nisur negociatat që në 2014-ën.

    • VIDEO

      Regjistrohet procedim i ri për kryebashkiakun, SPAK: Veliaj dhe Xoxa fshehën një apartament te 'Kodra e Diellit', vihet në sekuestro

      SPAK regjistron procedim  të ri për Erjon Veliajn. Kryebashkaiku dyshohet edhe për veprën penale të fshehjes së pasurisë. Spak njoftoi se vuri në sekuestro një apartament dhe një shtesë prone, fqinje me banesën e tij te “Kodra e Diellit”

      • VIDEO

        Ish-presidenti: Situata në PD është dramatike, janë kthyer si kazermë politike! E turpshme, autoktonët e Tiranës dhe më të votuarit e Primareve i lanë jashtë Kuvendit

        Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike dhe ish-kreu i shtetit Bamir Topi, gjatë intervistës për Report Tv ditën e sotme, trajtoi edhe problematikën politike të mospërfaqësimit të autoktonëve të Tiranës në parlament nga demokratët,pasi edhe dy fituesit më të mëdhenj të Primareve u lanë jashtë listave të sigurta.

      • VIDEO

        Topi: PS-PD e kanë arnuar aq shumë Kushtetutën, sa s’ka mbetur asgjë nga origjinali! ‘Iliri’ dhe ‘Saliri’ ikën, tani ka mbetur ‘Deliri’! Mos t’i inkurajojmë kot partitë e reja

        Ish-presidenti Bamir Topi ironizoi dy partitë e mëdha PD-PS se e kanë masakruar aq shumë Kushtetutën për politikat e tyre të interesit ditor elektoral, sa sot prej saj nuk ka mbetur asgjë origjinale.

        Ai mendon se ajo duhet ribërë nga e para, pasi tani ka vetëm arna.

        “Kushtetuta nuk ekziston më, duhet ribërë, ajo është me arna. Aq shumë arna ka, sa është e vështirë të gjesh ku e ka fletën origjinale, ku e ka mantelin origjinal, sepse i ka shërbyer vetëm PD dhe PS, vetëm këtyre dy partive. E kanë ndryshuar aq shumë, se nuk ka mbetur asgjë nga origjinali. Kanë kryetarin dhe nënkryetarin në komisione ku bëjnë ndryshime sa her që duan”, analizoi ish-kreu i shtetit për Studio Live.

        Topi mendon se edhe brenda mazhorancës janë vrarë zërat kritikë me kohë, duke iu referuar përsëri retrospektivës politike me terma ironikë.

        “Ka pasur PS-ja një zë përfaqësues edhe pse kundërshtar i imi në atë kohë. Ka një sindrom të demokracie të mbyllur. Blushi e ka thënë hershëm, ‘deliri’, “saliri” dhe ‘iliri”. ‘Saliri’ dhe ‘iliri’ kanë ikur, tani ka mbetur ‘deliri’. Gjatë rrugës deliri shkon në yje, e kur shkon atje është rrezik real për institucionet, sepse s’ka nevojë të kërkojë zë nga opozita, se i bën vetë. Ky është lexim realist dhe nuk është gjykim politik. Unë kam kaluar tallaze shumë të forta mes delirit dhe salirit, që do të thotë se nuk ma ndjen për asgjë. Analiza duhet të jetë reale, ku partitë duhet thënë se janë kazerma politike dhe jo demokratike. Si mund të kesh demokraci ku gjithçka kalon nëpër kazerma politike, të pajisura me mjete, luftarake, ushtarake, satalitë etj. Nuk kemi më ekuilibrim të jetës politike. Problemi është se ku janë të tretët. Të tretët nuk ekzistojnë”, tha Topi.

        Në lidhje me një opozitë të fortë, ish-kreu i shtetit sugjeron të mos pritet nga ana e PD-së, por as nga forcat e reja aktuale, të cilat nuk duheshin inkurajuar pas atij rezultati ku në fakt dështuan edhe pse morën gati 200 mijë vota, pasi nuk u bashkuan dot për t’i maksimalizuar.

        “Problemi nuk është sa mirë kanë dalë. Janë 200 mijë vota për pak mandate ndaj tyre dhe një tjetër parti me më pak vota ka marrë disa mandate. Duket si lojë prestigjiatorësh. Gabime bëjnë edhe ata që kanë eksperiencë, duke mos shkuar në bazën e duhur. Rama ka thënë se më 2030 kryeministrja mund të jetë grua. Por para saj ka zgjedhje më 2029, pra ai si duket e njeh, e di atë që do ndodhë. Kemi ndeshje me dy ekipe, por tani ku luhet vetëm në një fushë. Mos t’i mbushim partitë e vogla me fjalë inkurajuese. Duhen ndryshuar rregullat e lojës, ndryshe nuk mundet. Çdo sport ka rregulla loje. Humbësit e mirë dalin nga kaneta”, tha Topi për Report Tv.

      • VIDEO

        Bamir Topi në Report TV: PD funksionon si inkuizitor politik, eliminon figurat! Berisha dhe Rama janë njerëzit më të pushtetshëm aktualisht! Vendi s’ka opozitë

        Analiza në “Studio Live” e ish-presidentit Bamir Topi. Fushata, rezultati i zgjedhjeve, çfarë mendon për kryeministrin Edi Rama dhe për kreun e PD-së, Sali berisha. pse mendon se Shqipëria ndodhet në demokraci hibride dhe cila është zgjidhja

      • VIDEO

        11 maji/ PD dhe aleatët me 50 deputetë, vetëm 14 emra të rinj në Kuvend! Mes ‘risive’ Gjin Gjon dhe Arjan Ndoja, kush janë 12 të tjerët

        Ndryshe nga socialistët, për demokratët trupa e re e deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 11 majit dominohet nga emra që në parlament nuk ulen për herë të parë. Rishtazi vijnë vetëm 14 emra, që gjithsesi në politikë nuk janë të panjohur.

      • VIDEO

        Integrimi/ Shqipëria çel edhe grupkapitullin e ‘Konkurrueshmërisë’! Sot Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Ministri Hasani kryeson delegacionin në Bruksel

        Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t'u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta.

      • VIDEO

        Berisha dorëzohet për “trenin bullgar”: S’kam prova për SPAK! (Asnjë fjalë për vëllanë e truprojës së tij në kërkim)

        Në një përpjekje të radhës për të provuar se sipas tij zgjedhjet u vodhën, Sali Berisha i tregoi publikut disa fletë votimi që sipas tij ishin përgatitur për fenomenin e trenit bullgar. Por për këto fleta pa vula, që siç ai pranoi, nuk u futën në qendrat e votimit, tha se nuk do të bëjë denoncim në SPAK.  

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv