-
VIDEO
Pasi doli nga SPAK, Kryemadhi flet për filmin ku merr pjesë: Nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore
Deputetja Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, foli edhe për filmin që do të marrë pjesë.
“Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Filmi është artistik, quhet “Me fat”, është emri i personazhit kryesor, një djalë i ri që ka ëndërr për të realizuar në sfida dhe dilema që i krijon jeta në mes dashurisë, sportit, ekonomisë dhe ballafaqimet e jetës. I realizon me sukses nëpërmjet familjes, rrethit shoqëror dhe shtysës që ndodh në jetën e secilit.”, tha Kryemadhi.
-
VIDEO
‘Prokuror është Edi Rama’, Kryemadhi: Unë kam thënë, shihemi në gjyq! Kam frikë vetëm nga drejtësia hyjnore
Deputetja Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, tha se nuk tha asnjë fjalë pasi do të flasë vetëm kur të shkojë në gjyq. Kryemadhi tha se ka frikë vetëm nga drejtësia hyjnore.
“Unë ua kam thënë që në janar nuk them asnjë fjalë aty. Shihemi në gjyq, sepse u firmos e gjithë kjo. Içik muhabet s’do bënim me, ca u bë me zgjedhjet apo kush do të kandidojë për prokuror e BKH? Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë. Duhet me jetuar fort. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, asnjëri nuk e di”, u shpreh Kryemadhi.
-
VIDEO
Merret e pandehur, Kryemadhi: Unë sipas SPAK kam bashkëpunuar me Metën për heqjen e mitrës, hetimet vijojnë akoma
Monika Kryemadhi flet pasi u mor e pandehur nga SPAK.
"Unë kam fajin që urdhër arreste që kanë ardhur nga bari për bandat e Durrësi u vonuan nga marsi deri në prill. Gjoka ka pasur ndikimin tim që i vonoi urdhër arrestet. Ishin gjithë këto faqe që ishin për t’u firmosur, besoj që shumë shpejt vazhdojnë akoma. Janë në proces hetimi, do kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do vij të hënën e parë të qershorit për t’u paraqitur. Për një gjë më vjen keq, që kur nis gjyqi do ta bëjm ëtë hapur. Unë sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
U mor i pandehur, Meta reagon nga qelia: Farsë hetimore e tejzgjatur! SPAK, organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës
Pasi u mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA, Ilir Meta ka sulmuar SPAK nga burgu. Kreu i Partisë së Lirisë e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.
-
VIDEO
Berisha ‘dredhon’ kur pyetet për Bashën: Nuk e zgjodha unë atë, por anëtarësia! Unë e mbështeta se ishte i ri!
Sali Berisha i dredhoi pyetjes në lidhje me Lulzim Bashën, teksa u ngrit teza se kishte marrë një humbje edhe më të thellë se ai më 2021.
Ai u përpoq të justifikohej se Bashën e zgjodhën kryetar më 2013 strukturat e partisë dhe anëtarësia dhe jo ai, megjithëse pranoi se e kishte mbështetur.
Ai ia faturoi humbjet e PD-së deri më 2023 paraardhësit të tij, kurse humbjet që ka marrë vetë së fundmi, 2023 dhe 2025 i quajti “farsë elektorale”.
“Humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë dhe dhashë dorëheqjen. Nuk e zgjodha unë atë, e zgjodhi anëtarësia e PD, por unë e mbështeta. Unë mbështeta forcën luajale të partisë time, ai ishte i ri, nuk ishte përgjegjësia ime ajo. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi, mendova se një gjeneratë e re do jetë shans i madh për forcën politike”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha vijon të mos tregojë se sa e pagoi LaCivita-n edhe pas humbjes së thellë: Ylli i suksesit botëror elektoral, akti më i mirë që bëri PD-ja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha, vijon të mos e pranojë humbjen e thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku PS mori 83 mandate të certifikuara tashmë nga KQZ, kurse PD vetëm 50 mandate, në humbjen më të thellë që nga 1997. Thotë se kontrata do publikohet sipas afateve ligjore. SPAK-un e akuzon si "kamzhik të Ramës"
-
VIDEO
Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Rama festë mortore! Foli për Dumanin, sikur Enver Hoxha për Aranit Çelën! Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe PS, duke e cilësuar 11 majin si “farsë elektorale”.
Ai sulmoi edhe SPAK-un duke e quajtur “të partisë dhe kamzhik i Ramës” që ua tregoi dje gjatë festës deputetëve të zgjedhur nga klanet kriminale të drogës, duke u përmendur edhe emrat.
Berisha tha se “Rama foli për Dumanin si Enver Hoxha për Aranit Çelën”, teksa këmbënguli se nuk tërhiqet deri në “qeveri teknike, zgjedhje të parakoshme dhe largim të Ramës”.
-
VIDEO
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Manja: Mbrojti çështjen e detit me Greqinë si pak kush! Ishte një intelektual me dije të gjithanshme
Në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lamës, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se nga sot Tiranës do t'i mungojë një njeri intelektual me dije të gjithanshme.
"Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur, që vetëofrohej për të bërë kauza të mira. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një aktivist të madh. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.
Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. Ndihem me fat që e kam pasur mik. Sot po shoh zbrazëti në rrugët e Tiranës sepse po na rrallohen njerëzit e mençur. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja.
Xh.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Asambleja Parlamentare e NATO-s, Begaj: Të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive! Kosova realitet i pakthyeshëm, por ende ka zëra që tërheqin drejt së kaluarës
Në Asamblenë parlamentare të NATO-s, presidenti vlerësoi rolin e aleancës, përkushtimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve dhe rëndësinë e paqes në Ballkan.
-
VIDEO
Akuzat e Berishës për kartel droge, Poli Hoxha: Pjesë e propagandës së tij, do i vij përgjigja për non gratën, shpenzoi 6 milionë dollarë për lobim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se farsa elektorale e 11 majit është e koordinuar nga një kartel droge.
-
VIDEO
Spahiu: As Rusia dhe as Serbia s’e akuzojnë Shqipërinë për grupe terroriste, siç bën Berisha
Deklarata e kreut të PD Sali Berisha se në Shqipëri ka kartele droge, për juristin Kreshnik Spahiu janë deklarata që si kanë bërë as vende si Serbia dhe Rusia.
-
VIDEO
Pse ankohet vetëm PD? Spahiu: Votat s’ju vodhën as partive të reja që s’kishin numërues
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv akuzat e PD për manipulim të zgjedhjeve. Sipas juristit, fakti që 4 parti të reja u futën në Kuvend tregon se nuk ka pasur manipulim votash.