-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Aulon Kalaja: Kemi marr pamjet filmike të numërimit, ka parregullësi! Peçi: Duhet rotacion politik! Sefa: Berisha nuk largohet nga PD edhe pas humbjes
Kandidati i PD në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja, ka deklaruar se ka kundërshtuar rezultatin zgjedhor dhe se ka marr pamjet filmike të qendrave të votimit, ku janë vënë re parregullësi. Gazetari Ermal Peçi ka theksuar mungesën e rotacionit politik si një nga problemet kryesore.
-
VIDEO
‘Treni bullgar’ ra, PD insiston te Peqini: Policia manipuloi provat për ID-të e paratë! Por, ja si rrëzohen akuzat e reja të Himçit nga deklaratat e kryeplakut
Pavarësisht se hoqi dorë nga pretendimet për Trenin Bullgar , Partia Demokratike vijon të insistojë se në bar kafen e Dervish Beqirit në Pekisht të Peqinit, gjeti prova për krim zgjedhor. Ajo ka hequr dorë nga akuzat për fletët e votimit, por Blendi Himçi insistoi se paratë dhe kartat e identitetit në portofolin e të moshuarit nuk janë rastësi dhe se policia po i manipulon për të shpëtuar patronazhistin e Ramës nga dënimi.
-
VIDEO
Rama: Mandati i katërt barrë e rëndë për anëtarësimin në BE, mbështesim SPAK pa kthim pas! PD oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë
Edi Rama mblodhi sot skuadrën e tij garuese të 11 majit, ku ju kërkoi të vetëve të mos trimërohen nga 83 mandatet, por të veprojnë me urtësi. Kryeministri paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe në PS, ndërsa ironizoi akuzat e PD për deformim të zgjedhjeve.
-
VIDEO
Rama: Shteti ka humbur një gjyq në Apel, duhet të paguhen 500 mijë euro për një aksident 8 vite më parë, nuk i korrigjojmë dot gafat e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se drejtësia në Shqipëri funksionon në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar nga politika, duke theksuar se edhe vetë shteti është përballur me vendime të papritura gjyqësore.
Duke marrë një shembull konkret, Rama tha se shteti shqiptar ka humbur një gjyq në Apel, ku është urdhëruar të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë të ndodhur tetë vite më parë, ndonëse nuk ka pasur të vdekur apo të plagosur.
‘Ne nuk japim dot drejtësi për shumë shqiptarë që enden për drejtësi. Kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë 8 vite më parë, ku nuk ka pasur as të vdekur e të plagosur, por shoferi me shoferen kanë pasur vizionin të hedhin shtetin në gjyq për rrezikun e jetës. Vendimi është marr brenda një dite dhe shteti është goditur me 500 mijë euro. As për shtetin ne nuk i korrigjojmë dot gafat që ndodhin në sallat e gjyqeve. Ne nuk kemi në dorë fatin e askujt prapa dyerve të pushteti gjyqësor. Por ne kemi në dorë që të udhëheqim me forcën e shembullit të jemi sa më të drejtë ne dhe të jemi mburojë e pathyeshme e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë që ta mbështesim’, tha ai.
-
VIDEO
Rama mesazh deputetëve që nuk i rikandidoi: Duhet ta shikojnë humbjen si mundësi të re
Në mesazhin e tij, Rama iu drejtua edhe atyre deputetëve që nuk do të rikthehen në Kuvend pas zgjedhjeve, duke i nxitur të shohin situatën si një mundësi të re për rritje profesionale dhe kontribut politik në forma të tjera.
-
VIDEO
Rama: Kemi 83 mandate në kurriz, 4 vitet që vijnë provë e atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e BE
Për kryeministrin Edi Rama një fitore e thellë si ajo e 11 majit me plot 83 mandate është një barrë e stërmadhe. Rama tha se me këtë mandat, 4 vitet që vijnë kthehen në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Rama jep tre porositë për mandatin e 4: Deputetët e rinj të nisin akademinë politike! Drejtuesit politikë të bëhen gati për zgjedhjet lokale
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme përpara ekipit të tij, duke u ndalur në tre porosi që ai i ka quajtur me rëndësi për realizimin e objektivave në mandatin e 4.
-
VIDEO
Rama: ‘Madhështorët’ u ofruan shqiptarëve një kufomë ambulante me kapelën e Trump! Premtuan magji, por ‘gomari’ nuk fluturoi
Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores ironizoi edhe Sali Berishën, duke thënë se ‘madhështorët’ i ofruan shqiptarëve një kufomë politike me kapelën e Trump. Rama me ironi tha se u premtuan njerëzve se do bënin magji, si loja fluturon-fluturon gomari, por në fund nuk fluturoi.
-
VIDEO
'Luli do t’i kishte rënë shkurt, do thosh kanë vdekur', Rama: Partia e tyre, uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe kreun e PD Sali Berisha për të cilin tha se ka kapur opozitën. Ai ka ironizuar edhe rezultatin e PD në zgjedhje, gjatë takimit me deputetët socialistë.
-
VIDEO
Rama 'shigjeton' opozitën: Këto ditë universi i tyre është bërë me zarfa që mësyjnë nga të 4 anët dhe me trena bullgar
‘Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti s’ka qenë mirë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik. Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të 4 anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura’, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: E rikthyer si Doruntinë, Topalli vajtonte duke thënë se ne jemi vrasësit e pluralizmit
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në Pallatin e Brigadave përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste. Rama nuk ka kursyer ironitë me ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin. Nga ana tjetër, Rama shigjetoi dhe Berishën, të cilin e quajti një kufomë ambulante.
-
VIDEO
Pasi u rrëzua për ‘trenin bullgar’, PD insiston te Peqini: Policia manipuloi provat për ID-të dhe paratë në portofolin e kryeplakut
Pavarësisht se pretendimet e saj për Trenin Bullgar u rrëzuan nga policia dhe nga vetë i akuzuari kryeplaku i fshatit Pekisht, Partia Demokratike vijon të insistojë se në bar kafen e Dervish Beqirit gjetën prova të manipulimit të votës. Blendi Himçi insistoi se paratë dhe kartat e identitetit në portofolin e të moshuarit nuk janë rastësi dhe se policia po i manipulon për të shpëtuar patronazhistin e Ramës nga dënimi.