-
VIDEO
Pezullohet numërimi i votave preferenciale te KZAZ 31, ka dyshime se votat e hedhura vetëm për partinë po llogariten në favor të kandidatëve! Policia nxjerr jashtë vëzhguesit
TIRANË – Procesi i numërimit të votave preferenciale te 1 Maji, KZAZ 31, është pezulluar pas dyshimeve se votat e hedhura vetëm për subjektin politik po vlerësohen edhe si vota në favor të disa kandidatëve të caktuar.
Konkretisht, nga opozita pretendohet se këto vota në të cilat është zgjedhur vetëm partia, po numërohen edhe si vota në favor të kandidatit socialist Xhemal Qefalia.
Policia ka nxjerrë jashtë objektit ku po numërohen votat preferenciale të gjithë vëzhguesit, ndërsa KQZ ka dërguar përfaqësuesin e saj.
-
VIDEO
Humbja e thellë/ Berisha: 11 maji farsë elektorale! Raportet paraprake i rrëzuan përtokë zgjedhjet, informojmë Kongresin e SHBA dhe BE-në për grabitjen
Një ditë pasi deklaroi publikisht se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, Sali Berisha u shfaq sërish nga selia blu për të dhënë se zgjedhjet u grabitën dhe se sipas tij, kjo ishte një farsë elektorale.
-
VIDEO
Meta jashtë Kuvendit/ Berisha: Atij i bëhet lufta më e egër nga Edi Rama, mbaje në burg që të fitojë
Sali Berisha komentoi në një deklaratë për mediat dhe lënien jashtë Kuvendit të Ilir Metës.Ai u shpreh se Metës po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu.
-
VIDEO
Nuk njohu zgjedhjet, vjen reagimi i parë i PS për Berishën: Deklaratat me alibitë e humbjes nga '97-ra deri më 11 maj 2025
PS ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Sali Berishës se zgjedhjet ishin të diktuara nga krimi. Socialistët ironojnë me nj një video, ku përmblidhen deklaratat e Berishës nga ’97 e deri më sot, dhe ku flet për vjedhje dhe refuzon të pranojë humbjet ndër vite.
-
VIDEO
‘Faleminderit që më shihni deputet’, Braçe thirrje numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët! Mos u bëni pjesë të proceseve që mund t’iu përballin me ligjin
Teksa shpreh mbështetjen që ka marrë deri më tani, Braçe apelon numëruesit që të lexojnë drejt çdo votë dhe të mos bëhen pjesë të proceseve që mund t’i përballin me ligjin.
-
VIDEO
Pa mandat deputeti dhe në burg, Ilir Meta më keq se kurrë! Më pak se 1/5 e votave të LSI në 2021-shin, i pesti nga PD-ASHM
Partia e Lirisë pritet të ketë 4 mandate deputeti në Kuvendin e ardhshëm por për Ilir Metën kjo mund të konsiderohet rezultati më i dobët në historinë e tij politike. Në Tiranë votat për të, si kandidati i vetëm i PL, janë më pak se 1/5 e votave të 2021-shit. Meta mbetet kështu pa mandat dhe në burg.
-
VIDEO
Vlora/ Kush janë kandidatët e PS që futen në Kuvend, Gjiknuri mbledh 10 mijë vota! Berishës i digjet edhe një nga lista e sigurt
Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ndërkohë që vijon vetëm numërimi i votës së diasporës. Nga ky qark, PS e cila ka marrë 9 mandate në total, fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e hapur (4 burra dhe 1 grua). I pari më i votuari është Damian Gjiknuri me 10.031 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8757 vota. I treti më i votuari në këtë qark është edhe Ardit Biodo, një prej figurave më të spikatura që Rama përzgjodhi si kandidat për deputet, i cili ka arritur që të sigurojë mandat edhe pse ishte në listë të hapur. Ndërkohë, është duke u pritur numërimi i votës së diasporës për të parë nëse Vasil Llajo do të ruajë karrigen në Parlament apo do të jetë Klevis Kaso.
-
VIDEO
Mbi 40% e votave janë numëruar/ PS kryeson bindshëm në diasporë, deri më tani ka një diferencë prej 20 mijë votash nga koalicioni i Berishës
Numërimi i votave të diasporës ka kaluar 40%-in, ose 79,409 zarfe, me PS që kryeson me 53.97%, rreth 2% më shumë se në Shqipëri, ndërsa PD ka rënie me 5%. Adriatik Lapaj me Nismën Shqipëria Bëhet ka shënuar rritje të ndjeshme, duke kërcënuar një të PS në Fier dhe një të PD në Vlorë. PS udhëheq në 10 qarqe, ndërsa opozita ruan vetëm Kukësin dhe Shkodrën. Mbetet pezull numërimi për votën nga Greqia.
-
VIDEO
‘Rezultati më i madh në historinë e PS’, Braçe për Report TV: Rrezikohet demokracia? Aspak! Hapësirën e opozitës nuk e përcakton qeveria
Erion Braçe, i cili rezulton në mesin e kandidatëve më të votuar në Tiranë, tha se PS ka shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë.
-
VIDEO
Berisha FUNDOSET edhe më keq, humb dhe 2 mandate! Përplasje në studio | Repolitix
-
VIDEO
Deri tani më i votuari në Vlorë, Gjiknuri: Borxhli për mbështetjen, do të qëndroj deputet aty ku më votuan qytetarët
Gjiknuri, i cili deri më tani rezulton si kandidati më i votuar, shprehu mirënjohje për mbështetjen. I pyetur për votën e diasporës, ai tha se pret të marrë gjithashtu një mbështetje nga vlonjatët që jetojnë jashtë për ndryshimet që ka pësuar qyteti.
-
VIDEO
Votat nga Greqia ende s'po numërohen, Celibashi flet pasi KAS i rrëzoi vendimin: Ende s'e kemi marrë njoftimin! Kërkuam nga DHL prova për mënyrën e shpërndarjes së zarfeve
Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli mbrëmjen e kësaj të marte për vendimin e KAS, i cili sot hodhi poshtë vendimin e kryekomisionerit për pezullimin e numërimit të votave të ardhura nga Greqia, kjo me kërkesë të Partisë Demokratike.